Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Cameron: Sulmet ajrore në Siri do të jenë në interesin kombëtar të Britanisë së Madhe

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka deklaruar se sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri do të jenë në ‘interesin kombëtar’ të Britanisë së Madhe. Ai ka mohuar pretendimet se Britania mund të jetë një objektiv për sulmet terroristë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Blic. Para deputetëve Cameron ka shtuar se e vetmja mënyrë për të mposhur ... Read More »

Zëvendëskancelari gjerman: Turqia është ‘lojtari’ i rrezikshëm, jo Rusia

Zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel ka thënë se Turqia dhe jo Rusia, është ‘lojtari’ i paparashikueshëm në regjion. Gabriel ka folur për gazetën gjermane “Spiegel” rreth incidentit ajror turko-rus në kufirin e Turqisë me Sirinë, transmeton KosovaPress. “Ky incident tregoi se, bazuar në deklaratat e vendeve të tjera të regjion, është një lojtar në regjion që është i paparashikueshëm, dhe ky ... Read More »

Opozita fton pejanët në manifestimin e 28 nëntorit në Prishtinë

Partitë opozitare në Pejë Aleanca për Ardhmërinë e Kovës (AAK), Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma, në një konferencë të përbashkët, mbajtur në zyrën e AAK-së, të enjten i kanë bërë thirrje gjithë qytetarëve të kësaj komune, që t’i bashkëngjiten të shtunën protestës manifestuese në Prishtinë, në ditën e flamurit. Ata ftuan pejanët që të festojnë këtë ditë të festës kombëtare bashkë ... Read More »

Rusët kërkojnë Aja Sofinë nga Turqia kompensim për aeroplanin e rrëzuar

Deputetët e Dumës ruse e kanë përkrahur me shumicë idenë që Turqia ta ja japë kishës ortodokse Aja Sofija në Stamboll, njoftoi kryetari i Komitetit të DUmës për çështje pronësore, Sergej Gavrilov, transmeton Lajm i Shkupit. Ai deklaroi se pala ruse vlerëson të domosdoshme të përkujtojë “çështjen më të vjetër të shenjtë të mbarë botës së krishterë”. “Presim nga pala ... Read More »

Thirrja e policisë kishte qëllim t’i frikësoj qytetarët që të mos dalin në protestë?

Kosova nuk është e rrezikuar nga sulmet terroriste dhe nuk do të jetë për një kohë të gjatë cak këtyre sulmeve. Kështu është shprehur njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, i cili shtoi se Kosova është vend tepër i vogël i cili nuk ndikon në vendimmarrje në politikat globale, prandaj është larg aksioneve terroriste. “Paralajmërimi i organeve të rendit ... Read More »

Putin pret që Turqia të kërkoj falje për rrëzim të aeroplanit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se mendon se udhëheqja e Turqisë “qëllimisht” i ka shtyrë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në pikën e vdekjes. Duke folur sot në Moskë, zoti Putin tha se pret që Turqia të kërkoj falje dhe të ofroj kompensim, pasi Forca Ajrore Turke e rrëzoi pardje aeroplanin luftarak rus, përgjatë kufirit Turqi-Siri. Një pilot rus është ... Read More »

Hej nesër sjell 17 ndeja në 17 qytete për të rinjtë anembanë Kosovës

Për 28 nëntor, Hej synon që ti mbledh gjithë anëtarët e saj në ndeja të ndryshme festive të cilat do t’i organizojë në 17 qytete dhe qyteza të ndryshme të Kosovës Komuniteti më i madh i më shumë se 150 mijë të rinjëve në Kosovë – Hej, ka organizuar 17 ndeja të ndryshme për të rinjtë që janë pjesë e ... Read More »

Sami Kurteshi aderon në Vetëvendosje

Ish Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, prej sot do të jetë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Aderimi i tij pritet të bëhet publik sot nga kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, në një konferencë për shtyp. Kurteshi për disa vjet ka udhëhequr zyrën e Avokatit të Popullit ndërsa viteve të fundit të mandatit të tij ka qenë ndër kritikuesit më të mëdhenj ... Read More »

Një person arrestohet në Prizren

Mbrëmë rreth orës 21:00 minuta, një person i nacionalitetit turk është arrestuar në Prizren. Siç raporton Policia e Kosovës, i dyshuari është arrestuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren. I njëjti është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com Read More »

Albin Kurti: Hashim Thaçi e Isa Mustafa janë më shumë se tradhtarë, janë bashkëpunëtorë të Serbisë!

Ish- lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një shkrimi autorial të cilin ua ka dërguar medieve e ka goditur fort Isa Mustafën e Hashim Thaçin. Ai në këtë shkrim thekson se Isa Mustafa e Hashim Thaçi, janë më shumë se tradhëtarë. Sipas tij, ai që tradhton, tradhton vetëm njëherë. Kurti në këtë shkrim thekson se këta janë bashkëpunëtorë të ... Read More »