Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

SHBA vazhdon t’u shesë armë sauditëve

Edhe pse Amerika e di ndikimin e Arabisë Saudite tek islamistët radikalë, vazhdon të pajisë partnerët në Rijad me teknologji moderne lufte. “Deutsche Welle” përmend biznesin më të fundit me vlerë prej më shumë se një miliardë dollarësh, atë të shitjes së 10.000 bombave konvencionale të kontrolluara me lazer që thyejnë betonin. “Ne kemi një marrëveshje të mundshme me Arabinë ... Read More »

Për 24 Orë, 44 Aksidente

44 aksidente janë shënuar gjatë ditës së djeshme nëpër rrugët e Kosovës. Reshjet e shiut kanë vështirësuar qarkullimin nëpër rrugë dhe si pasojë janë raportuar disa fatkeqësi komunikacioni. KALLXO.com ka raportuar për një aksident që kishte ndodhur në fshatin Dollc, në magjistralen Prishtinë- Pejë në të cilin katër veta kishin mbetur të lënduar. Si pasojë e këtij aksidenti, rruga ishte ... Read More »

Therret me thikë një tifoz

Policia e Londrës ka intervenuar me shpejtësi, pasi pak para derbit të qytetit mes Tottenhamit dhe West Hamit, ka pasur përleshje të tifozëve, ku ka mbetur i therur njëri nga ta. Ndeshja mes dy rivalëve londinez, Tottenham Hotspur dhe West Ham United e zhvilluar të dielën në ‘White Heart Lane’, u mbyll me fitoren e skuadrës vendase me rezultat të ... Read More »

Kryesia vendos: seanca e radhës më 30 nëntor

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar seancën e radhës plenare më 30 nëntor. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se opozita duhet të kthehet në Kuvendit dhe të mos e inkriminojnë vetveten në akte dhune siç është hedhja e gazit lotsjellës. Sipas Veselit, manifestimi i opozitës më 28 nëntor nuk është zgjedhje e mirë dhe ta përdorë flamurin kombëtarë ... Read More »

Kandiq: Si e lejuat Dikoviqin të futet në Kosovë kur akuzohet për krime lufte

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën humanitare në Beograd, Natasha Kandiq, është shprehur e befasuar se si KFOR-i e ka lejuar hyrjen në Kosovë të kryeshefit të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq, kur dihet se Dikoviq akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë (që ndërlidhen me rastin “Rudnicë). Kaniq në një intervistë për RTV Dukagjinin, ka shtruar pyetjen se ... Read More »

Dështon mbledhja e Senatit, Rektori thotë se thirrjet akademike fitohen me meritë e jo me shumicë votash

Rektorati ka njoftuar përmes një komunikate se ka dështuar mbledhje e Senatit për shkak të kuorumit. “Me keqardhje njoftoj mësimdhënësit, studentët dhe opinionin e gjerë publik se sot nuk u arrit të mbahet mbledhja e Senatit të Universitetit të Prishtinës për shkak të mungesës së kuorumit. Në këtë mbledhje është dashur të shqyrtohen disa pika të rendit të ditës që ... Read More »

Presidentja takim lamtumirës me drejtorin e Korpusit amerikan të Paqes

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës drejtorin e Korpusit amerikan të Paqes në Kosovë, Stephen Kutzy i cili shoqërohej nga drejtoresha e re e këtij korpusi  Darlene Grant. Presidentja Jahjaga çmoi lartë kontributin e Kutzy si drejtori i parë i Korpusit amerikan të Paqes në Kosovë. Ajo theksoi se angazhimi i zotit Kutzy dhe i të ... Read More »

Gjendet i vdekur ish-shefi i inteligjencës ushtarake maqedonase

Ish-shefi i Zbulimit Ushtarak në Maqedoni, Goran Sofeski është gjetur i vdekur në rrethana të panjohura në malet e rajonit të Kërçovës. Sipas disa mediave opozitare maqedonase, Sofeski ka qenë në konflikt me ish-shefin e shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov dhe se ai ishte një nga përkrahësit e opozitës, duke qenë edhe truproje i ministres aktuale të Punëve dhe Politikave ... Read More »

Çelaj: Kryetari Ahmeti në vend që të merret me zhvillimin e qytetit, po e bllokon atë

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Lirak Çelaj, ka reaguar lidhur me veprimin e sotshëm të kryetarit Shpend Ahmeti i cili në mëngjes kishte shkuar në Termokos për t’u “përballur” me drejtorin e ri të kësaj ndërmarrje Naser Canolli i emëruar në këtë pozitë ditë më parë nga Bordi i Ndërmarrjes. Kryetari Ahmeti e ka vlerësuar ... Read More »

Digjet një restorant në Malishevë

Si në shumë vende të tjera të Kosovës në këtë fundjavë edhe Malisheva është goditur nga erërat e forta, të cilat kanë shkaktuar dëme mjaft të mëdha materiale Përmes një komunikate zyra për informim e kësaj komune ka njoftuar se janë regjistruar raste të dëmeve të mëdha materiale, si dëmtimi i kulmeve të objekteve, e deri te djegia e një ... Read More »