Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Unikkatil: Humbja e idhët, por populli më i bashkuar se çdo herë

Me t’u përfunduar ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, kanë nisur edhe “hidhërimet” dhe “rebelimet” nëpër rrjetet sociale. Por ai që më së shumti do të “duhej” të ishte rebel, nuk e ka bërë një gjë të tillë. Rebel a.k.a Unikkatil, nuk është hidhëruar e as rebeluar me humbjen e kombëtares shqiptare. Në një postim në Facebook ai shkruan: “Humbja gjithmonë ... Read More »

Zvicrës: Rrahje mes tifozëve shqiptarë e serbë! rrahje mes tifozëve shqiptarë e serbë!

Ndeshja Shqipëri-Serbi përfundoi me humbje të shqiptarëve por me një përshtypje të mirë që la sjellja e tyre pa eksese, e cila në fund u mor si ngushëllim për humbjen. Por, kështu nuk ishte edhe në Cyrih! 2000 kilometra larg nga Elbasani, një grup tifozësh shqiptarë u ballafaquan me grupin tjetër kundërshtar, të tifozëve serbë. Ky ballafaqim përfundoi me grushte, ... Read More »

Ja për dasmën e kujt Rita erdhi në Kosovë (Foto)

Këngëtarja Rita Ora tashmë gjendet në Kosovë, ku ka ardhur së bashku me familjen e saj. Telegrafi mëson se arsyeja e ardhjes së saj në vendlindje është dasma e shokut të saj të fëmijërisë, Arlit Kastratit me Filiz Salihun. Arliti, i cili po ashtu jeton me familjen në Londër, është djali i biznesmenit të suksesshëm kosovar, Nexhmedin Kastrati dhe marrëdhëniet ... Read More »

Shpat Kasapi flet për lidhjen me Albijonen

Fotografi të shumta të këngëtarit Shpat Kasapi në shoqërinë e bukuroshes shqiptare, Albijona Muharremaj, e cila sapo është shpallur “Miss Gjermania”, bën që të aludohet për një lidhje të mundshme mes tyre. Por, vetë këngëtari për revistën Who ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se këto lajme nuk janë të vërteta. “S’ka asgjë të vërtetë në këtë lajm. ... Read More »

Vlora Çitaku uron fituesin e ndeshjes(Foto)

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, tregoi një gjest qytetarie duke mbështetur Shqipërinë, por nga ana tjetër duke uruar ekipin fitues, Kombëtaren serbe. Por, statusi i Çitakut nuk është pritur mirë nga mediat e Kosovës. “I “heq kapelën” Shqipërisë për organizimin e shkëlqyeshëm të lojës. Urime fituesve. Unë ende besoj”, shkruan në “Twitter” ambasadorja. Ndërkohë gjatë ndeshjes, Çitaku ka ... Read More »

FSHF-ja deklaratë pas humbjes: Ju jemi borxhlinj

“Na vjen keq, që nuk arritëm t’i kënaqim edhe me rezultat dhe për këtë ju jemi borxhlinj”. Shkruan kështu Federata Shqiptare e Futbollit pak orë pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Serbi me rezultatin 0:2. Federata sqaron në këtë mënyrë se ndodhsha do të shlyejnë rezultatin e ndeshjes së djeshme, me sfidën e radhës përballë Armenisë. FSHF-ja falënderon të gjithë tifozët, që ... Read More »

Rita dhe gjithë familja Ora kanë arritur në Kosovë(Foto)

Rita dhe gjithë familja Ora kanë arritur në Kosovë. Me një aeroplan privat Rita me prindërit, motrën dhe vëllain kanë udhëtuar për në Kosovë, për të marrë pjesë në një dasmë familjare, siç tregojnë ata në Snapchat. Rita ka treguar në këtë rrjet social vetëm se janë nisur ndërsa Elena, motra e Ritës sot ka postuar një fotografi me përshkrimin: ... Read More »

Serbët kërkojnë rindarjen e Mitrovicës

Përveç ndarjes në komunë jugore dhe veriore, Mitrovicës po tentohet t’i servohet edhe një e keqe e madhe. Sipas Marrëveshjes së Brukselit, Mitrovica jugore dhe Mitrovica veriore duhet të bëjnë përcaktimin kufijve kadastral deri më datë 10 tetor, që i bie deri nesër. Mirëpo, problem i madh në këtë drejtim ka dalë kërkesa e serbëve, të cilët po duan të ... Read More »

Zyrtari Sllovakisë e quan Kosovën shtet

Në seancën e fundit informuese të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Sllovakisë, ku u bisedua për dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës e Sllovakisë, Roman Hloben, drejtor i Departamentit për Evropën Juglindore dhe Turqinë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovakisë i është referuar Kosovës si shtet, duke pohuar ... Read More »

Presidentja Atifete Jahjaga dekretoi 13 prokurorë të rinj

Trembëdhjetë prokurorë të rinj janë dekretuar sot nga Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga. Prokurorët kanë dhënë betimin në një ceremoni të veçantë, të organizuar në kabinetin e Presidentes. Sipas një njoftimi të Presidencës, në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe Aleksandër Lumezi, kryeprokuror i shtetit. Në vijim, lista e prokurorëve të dekretuar, që dhanë betimin sot : ... Read More »