Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Kosova me përkrahje të Finlandës për proceset integruese

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki. Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi ambasadoren për zhvillimet në Kosovë dhe për prioritetet e Qeverisë së Kosovës për avancimin e gjithanshëm të proceseve, njofton kumtesa nga Kryeministria. Kryeministri Isa Mustafa veçoi përkushtimin e Qeverisë në proceset integruese evropiane, për liberalizimin e vizave dhe ... Read More »

Shikoni kur LDK-ja e përkrahte bllokimin e kuvendit (Video)

Kosovanews i ‘u rikujton kohen kur LDK-ja ishte së bashku me bllokun VLAN dhe miratonin bllokimin e kuvendit që të mos zgjidhet kryetari i kuvendit nga Partia Demokratike e cila edhe i kishte fituar zgjedhjet e fundit. pas disa muajve LDK-ja u largua nga blloku duke bërë  koalicion me PDK- në dhe pajtimin për tu bërë Isa Mustafa kryeministër.   ... Read More »

FSK-ja mban Ushtrimin Fushor “Shqiponja 4”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka planifikuar realizimin e Ushtrimit Fushor të koduar me emrin “Shqiponja 4”, që do të realizohet, nga 11 deri më 16 tetor 2015, në regjionin e Ferizajt dhe të Suharekës. Ky ushtrim është planifikuar deri në detaje nga grupet planifikuese dhe të mbështetura nga ekspertë të fushave të ndryshme të Gardës Kombëtare të IOWA, të ... Read More »

Ismet Beqiri- PDK-së, Më mirë është me i mbajt duart në gjepa se ju vjedhin(Video)

Kosovanews i ‘u rikujton debatin ndërmjet Ismet Beqirit e Memli Krasniqit kur e kundërshtonin njëri tjetrin për mos qeverisje të mirë. Në replikën që bëri Ismet Beqiri e quajti PDK- në vjedhëse.   Në vazhdim mund ta shikoni videon e realizuar në emisionin jeta në Kosovë Read More »

Mediat serbe: Brukseli po kërkon më shumë se njohjen e Kosovës!

Gazeta serbe “Novosti” shkruan sot, se teksti i projekt-platformës për Kapitullin 35, i cili të mërkurën në Bruksel i është dorëzuar Marko Gjuriqit, Shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka 49 pikë, shumica e të cilave nuk janë neutrale ndaj statusit, por çojnë në njohjen e drejtpërdrejt të pavarësisë së Kosovës, transmeton lajmi.net. Në këtë dokument sipas ... Read More »

Prishtina bëhet me ligj të vetin brenda vitit

Komuna e Prishtinës do të bëhet me ligj të vetin deri në fund të këtij viti. Këtë e ka pohuar për gazetën, të enjten, zëvendësministri i Ministrisë së Pushtetit të Administrimit Lokal, Bajram Gecaj, njëherësh këshilltar i kryeministrit të Kosovës. “Në MAPL është hartuar konceptdokumenti, i cili i është dërguar Qeverisë së Kosovës. Sapo të shqyrtohet nga Qeveria, dokumenti do ... Read More »

Tension mes Beogradit dhe Tiranës, Vuçiç shpall non grata ambasadorin shqiptar

Futbolli ka tensionuar sërish marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë. Edhe pse bëhej fjalë thjeshtë për një ndeshje mes dy kombëtareve, ajo mori sërish trajtë politike. Beogradi ka reaguar dje ashpër ndaj trupit diplomatik shqiptar në Serbi, duke vendosur që të mos ketë kontakte me ambasadorin Ilir Boçka për 6 muaj. Gjithçka erdhi pasi ambasadori ynë refuzoi një notë proteste që ... Read More »

Numri i të vdekurve në Haxhillëk, mbi 1,220 vetë

Nga paniku gjatë Haxhillëkut afër Mekës, muajin e kaluar, janë vrarë ndërmjet 1,221 dhe 1,399 pelegrinë, raportojnë agjencitë e lajmeve. Ky është numër shumë më i madh se ai zyrtar i autoriteteve të Arabisë Saudite, se kanë humbur jetën 769 vetë. Llogaritja e pavarur e të vrarëve është bazuar në numrin e të vdekurve që janë raportuar nga shtetet veç ... Read More »

Veseli në “aksion”- sot takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot në mesditë do të takohet me ambasadorët e vendeve të Quint-it. Seanca e djeshme e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar me miratimin e disa projektligjeve, me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të opozitës për të bllokuar punën. Deputetët e opozitës, fillimisht kanë përdorur filikaça për të bllokuar seancën e Kuvendit. Më ... Read More »

Donika Kada-Bujupi: Veprimet opozitare ishin mënyra e vetme për të ndalur degradimin që po i bëhet shtetit të Kosovës

Në një intervistë në kuadër të Orës së Fundit, deputetja Donika Kada-Bujupi ka thënë se veprimet opozitare ishin mënyra e vetme për të ndalur degradimin që po i bëhet shtetit të Kosovës. Ajo nuk deshi të komentonte ecurinë deri te marrja e vendimit për ato veprime, por ritheksoi se opozita s’ka gjë me kolegët e tyre nga pozita, por me ... Read More »