Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Ja dështimi që kushton mbi 400 mijë euro

Gazeta Jeta në Kosovë ka gjetur se një projekt i nisur në vitin 2010 nga Postë-Telekomi Kosovës ende nuk është përfunduar. Projekti për ndërtimin e “Butik-Pikave” është trashëguar nga Posta e Kosovës pas ndarjes nga PTK-ja. Mbi 380 mijë i janë paguar firmës “Astra Plan”, e cila pretendon që posta i ka ende borxh. Ka ngritur padi për këtë. Edhe ... Read More »

Numër i madh i kosovarëve janë nisur për në Shqipëri

Një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, qindra kosovarë kanë hyrë në Shqipëri. Sipas autoriteteve të Pikës Kufitare të Morinës, ka një rritje të ndjeshme të shtetasve nga Kosova që hyjnë në Shqipëri dhe shkak për këtë situatë është ndeshja e nesërme në Elbasan Arena. Një ditë më parë, presidenti i FSHF-së, Armando Duka, deklaroi se një numër i madh shtetasish nga ... Read More »

Arrestohet Ballist Morina

Policia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e së mërkurës Ismail Morinën, të njohur ndryshe edhe si “Ballist” Morina, njeriun që ngriti dronin në stadiumin e Beogradit, në ndeshjen Serbi-Shqipëri të vitit të kaluar. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se “gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Fuoristrade Range Rover, me drejtues mjeti shtetasin Ismail Morina, është gjetur një armë ... Read More »

Haradinaj: Nuk do të ndalemi, do të pengojmë zbatimin e marrëveshjeve

​Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Isa Mustafa ka thënë se janë të vendosur që mos të lejojnë të hyjnë në fuqi marrëveshja e Asociacionit të Komunave dhe ajo për Demarkacionin me Malin e Zi. Haradinaj gjatë vizitës që i ka bërë qytetit të Gjakovës ka thënë se opozita është e detyruar që të zgjedhë forma të ndryshme ... Read More »

Rektori nuk heq dorë

Njëzet e tetë anëtarë të Senatit të Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” kanë dërguar në Këshillin Drejtues (KD) të këtij Universiteti kërkesën për shkarkimin e rektorit, Ramadan Zejnullahu. Dekanë, senatorë dhe madje studentë kanë nënshkruar një peticion, duke vënë firmat e tyre mbi dhjetë arsyet e përmendura se pse duhet të shkarkohet Zejnullahu. Në këtë shkresë ata kanë akuzuar ... Read More »

Mamusha ka një plan kundër Korrupsioni

Komuna e Mamushës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të nënshkruajnë sot marrëveshje për zbatimin e aktiviteteve kundër korrupsionit. Programi i UNDP-së kundër korrupsion mbështetet financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Në saje të kësaj mbështetjeje, zyrtarët komunal të Mamushës së bashku me Agjencinë Kundër Korrupsion do të hartojnë hapat konkret për të parandaluar ... Read More »

Tërhiqen studentët, mësimi nuk bllokohet deri të enjten

Pas deklarimit të rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu, se do të realizohen disa prej kërkesave të studentëve, ata janë tërhequr dhe do të presin deri të enjten. Këtë për KosovaPress e konfirmoi Argjent Softolli, kryetar i grupit të Pavarur Studentor. Ai, tha se të enjten do të mbahet edhe mbledhja e Këshillit Drejtues të UP-së, si organi më i lartë. Nëse ... Read More »

Kadri Veseli me plan “B

Për ta shmangur bllokimin e foltores së Kuvendit të enjten, Kadri Veseli po planifikon që deputetëve të opozitës t’i jepet fjala nga ulëset e tyre. Nëse as ky plan nuk funksionon, parashihet involvimi i ndërkombëtarëve apo mbajtja e seancave të mbyllura. Kryeparlamentari, Kadri Veseli, e ka planin “B” nëse opozita do ta bllokojë edhe të enjten foltoren e Kuvendit në ... Read More »

Ish ushtari i UÇK-së 30 pyetje për Ali Ahmetin, I nderuari Ali Ahmeti, 14 vite në pushtet pse burgosen shumë ushtarë të UÇK-së?

I nderuari Ali Ahmeti po ndaj kohë për të të shkruar një letër të hapur drejtuar ty si Komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ku në 2001 isha ushtarë i UÇK–së, nën komandën tuaj. Në vitin 2001 unë dhe shumë shokë ju bashkangjitëm Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në atë kohë dëgjonim një emër i cili do të jetë përfaqsues i Ushtrisë Çlirimtare ... Read More »

Konjufca: Tërheqja e nënshkrimeve ose dorëheqja e Qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka bërë me dije se zgjidhja më e mirë për tejkalimin e situatës së krijuar është anulimi i marrëveshjeve të arritura së fundmi në Bruksel ose dorëheqja e Qeverisë dhe shkuarja në zgjedhje të parakohshme. Ai ka paralajmëruar se opozita do të vazhdojë ta bllokojë punën e Kuvendit dhe nëse peticioni ... Read More »