Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Tahiri: Nënshkrimet s’do të tërhiqen nga marrëveshjet

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri për ‘Epokën ‘Epokën e Re’ ka bërë me dije se nuk do të ketë tërheqje të nënshkrimeve nga marrëveshjet e Brukselit të arritura në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Tahiri ka thënë se nuk ka asnjë arsye, as politike e as juridike për tërheqje të nënshkrimeve nga marrëveshjet e Brukselit dhe ... Read More »

136,754 nënshkrime në peticionin kundër “Zajednicës” dhe Demarkacionit me Malin e Zi

Peticioni i filluar nga blloku opozitar kundër dy marrëveshjeve të arritura nga Qeveria e Kosovës, asaj për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe asaj për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi ka kaluar shifrën e 100 mijë nënshkrimeve. Në fund të ditës së sotme, peticioni ka arritur shifrën e 136,754 nënshkrimeve. Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, mbrëmë në ... Read More »

Bestrim Alijaj: Me ZAJEDNIC, dhe DEMARKACIONIN e kufirit me Malin e Zi, analist të CKLIK-it, është në rrezik sovraniteti i shtetit tonë.

Me ZAJEDNIC, dhe DEMARKACIONIN e kufirit me Malin e Zi, analist të CKLIK-it, ose ndryshe me ju thënë, “analiste të çështjeve të përgjithshme”, është në rrezik sovraniteti i shtetit tonë. Me e udhes(rruges) është që të mbrohet sovraniteti i shtetit tonë, se sa të vajtohen dy seanca të humbura! Ne aspektin e zhvillimit ekonomik, jemi çdo herë e me keq, ... Read More »

Shpend Ahmeti: Ilir Deda nuk mund të flas në emër personal

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se gjendja në Kosovë është anormale si në Kuvend ashtu edhe në Qeveri. Ahmeti ka refuzuar që të flas për veprimet e deputetëve të opozitës duke thënë se me më rendësi është të diskutohet për pozitën se sa për opozitën. “Mendoj që duhet të diskutohet se sa investime të huaja janë bërë në Kosovë, ... Read More »

Vendet aleate të shqetësuara për sulmet ruse në Siri

Shtete e Bashkuara të Amerikës, dhe gjashtë vendet aleate i kanë bërë thirrje Rusisë, t’i ndërpresë, ato që ata i kanë quajtur sulme ndaj opozitës siriane dhe civilëve, raporton Reuters. Ata kanë shprehur “shqetësimin” për praninë ushtarake të Rusisë, në Siri. Në një deklaratë të përbashkët, Shtete e Bashkuara, Franca, Gjermania, Katari, Arabia Saudite, Turqia dhe Britania e Madhe, kanë ... Read More »

Rrënohen dy shtëpitë që pengonin lidhjen e autostradës në Veternik

Janë rrënuar dy shtëpitë të cilat pengonin lidhjen e autostradës në Veternik. Autostrada që lidhet me rrugën e Gjilanit, Ferizajt, e Mitrovicës, te ura në Veternik, ka mbetur e papërfunduar për 50 metra për shkak se dy shtëpi pengonin përfundimin e projektit. Pronarët kishin marrë mjetet e shpronësimit, por njëri prej tyre kishte shfaqur probleme. Duket se tani gjithçka është zgjidh ... Read More »

Jahjaga u thotë partive: Gjeni zgjidhje vetë, pa bllokadë

Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga e ka refuzuar kërkesën publike për të ndërmjetësuar ndërmjet partive në pushtet dhe atyre në opozitë. Në një përgjigje me shkrim për KTV’në, zyra e Presidentes u bën thirrje partive të flasin mes vete, dhe në asnjë mënyrë të mos bllokojnë punën e institucioneve. “Presidentja konsideron që është përgjegjësi e të gjithë subjekteve politike të ... Read More »

Bajram Gecaj tamam si LDK-ist: I ankohet Ridvan Berishës se s’po e lënë të flas

Këshilltari i Kryeministrit, Bajram Gecaj në emisionin “Debat” në RTK disa herë është ankuar se nuk po e lënë të flasin. Madje, në një moment iu ankua moderatorit Ridvan Berisha që ta ndërpresë deputetin e Vetëvendosjes, Faton Topalli, në mënyrë që të vazhdoj të flasë, raporton Gazeta Blic. Pas ndërhyrjes së Berishës, Gecaj ka thënë se marrëveshjet janë arritur edhe ... Read More »

Qeverisë i duhen mbi një muaj për të përkthyer 11 faqe të marrëveshjeve të Brukselit (Video)

Zyrës së Kryeministrit i janë dashur më shumë se një muaj që t’i përkthej 11 faqe tekst nga gjuha angleze në gjuhën shqipe dhe atë serbe. Bëhet fjalë për tri marrëveshjet e arritura me Serbinë në Bruksel më 25 gusht. Në ueb-faqen e Zyrës së Kryeministrit, Marrëveshja për energjinë, telekomunikacionin dhe heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër janë publikuar tek ... Read More »

Qeveria rrezikon ta dështojë projektin e Bankës Botërore

Protestat kundër ndërtimit të një hidrocentrali në lumin Lepenc nuk po ndalen. Frika se mund të mbesin pa ujë, bëri që banorët e fshatit Bit i Ulët, të komunitetit serb e shqiptarë të dalin sërish në rrugë. Para objektit të komunës së Shtërpcës ata i kërkuan kryetarit që të ndaloj këtë projekt, njofton Klan Kosova. Madje, Bratislav Nikoliqin e lutën ... Read More »