Lajmet e fundit

Cool

Finlanda nuk ka male…por ia dhuron Norvegjia

Norvegjia do t’i japë Finlandës si dhuratë një mal, për të festuar 100-vjetorin e pavarësisë së saj nga Rusia. Maja e Haltit shtrihet 20 metra në brendësi të kufirit norvegjez mes dy vendeve skandinave. Por tashmë norvegjezët kanë ndezur debatin për t’ia dhuruar Haltin Finlandës për festimin e Pavarësisë. Nëse kjo dhuratë jepet, atëherë do të ndryshojnë të dhënat gjeografike ... Read More »

Izetbegoviq: Bosnja nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës

Anëtari i i presidencës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Bakir Izetbegoviq, ka thënë se marrëdhëniet me Serbinë janë në përmirësim e sipër dhe Bosnja nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës në një të ardhme të afërt. “Nuk besoj se do ta njohim Kosovën pasi përballemi me rezistencë të fuqishme nga politikanët serb dhe anëtari i presidencës Mladen Ivaniq”, ka thënë ... Read More »

ISIS kërcënon sërish

Shteti islamik ka kërcënuar se do të pushtojë Arabinë Saudite për shkak të “konspiracionit me kryqtarët”, pasi Riadi ka njoftuar se ka formuar koalicion ushtarak islamik kundër terrorizmit, të përbërë nga 34 shtete islame, raporton Reuters. Në një raport mbi aktivitetet e saj ushtarake, shteti islamik vlerëson se anëtarët e koalicionit islamik “janë budallenj”, transmeton lajmi.net. “Me lejen e Allahut, ... Read More »

Berisha: Edi Rama, vrasës i shpresës së mbarë shqiptarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama në pritjen e trupit diplomatik. Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook e ka cilësuar Ramën si vrasësin e shpresës së shqiptarëve. Berisha i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen në revolicionin për të rrëzuar qeverine e Ramës. Postimi i plotë i Berishës: Te dashur miq, ... Read More »

Martin Shkreli, shqiptari më i suksesshëm apo urryer i të gjitha kohërave?

Amerikani me origjinë shqiptare Martin Shkreli, biznesmen në fushën e farmaceutikës, deklaroi para pak ditёsh se ai ёshtё shqiptari mё i suksesshёm i tё gjitha kohёrave. Shkreli vetë u bё i famshёm, dhe i urryer në të njejtën kohё, disa muaj mё parё, kur rriti mijëra herë çmimin e njё ilaçi të rëndësishëm qё pёrdorej pёr trajtimin e SIDAs dhe ... Read More »

Tomislav Nikoliq: pa ndërmjetësimin e BE-së kurrë s’bëjmë marrëveshje me Prishtinën!

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq ka thënë se Beogradi dhe Prishtina kurrë nuk do të mund të pajtoheshin për asnjë temë pa “ndihmën” e bashkësisë ndërkombëtare. Ai gjithashtu tha se Serbia është gjithnjë para një sfide të madhe, dhe kjo është arsyeja pse është e nevojshme që ekipi negociator të ketë një kontakt të përhershëm me të, transmeton Gazeta Blic. ... Read More »

Kërcënon Gjermania: sanksione për vendet që s’pranojnë refugjatë!

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier, kërcënoi për sanksione juridike vendet e Bashkimit Evropian që refuzojnë pritjen e refugjatëve në kuadër të një programi për kuotat e shpërndarjes. “Evropa është një komunitet i të drejtës”, theksoi kreu i diplomacisë, në një intervistë për të përjavshmen “Der Spiegel”. “Dhe nëse nuk mund të bëhet ndryshe, gjërat do të zgjidhen ... Read More »

Qytetarë kroatë dhe sllovenë protestojnë kundër barrierave për pengimin e refugjatëve

Disa qindra qytetarë sllovenë dhe kroatë, banorë pranë zonës ku janë ndërtuar barriera me tela me gjemba, në kufirin pranë dy vendeve, në formë pengese për kalimin e migrantëve, kanë protestuar sot në të dy anët e gardhit me gjemba duke kërkuar largimin e këtyre simboleve që personifikojnë poshtërimin dhe frikën, njoftoi media lokale. “Asgjë nuk e justifikon një pengesë ... Read More »

Hila vazhdon sulmet ndaj Ramës: Nuk i ke lënë gjë mangut Saliut

Dritan Hila, ish-zv.ministri i Mbrojtjes në kabinetin “Rama” vazhdon sulmet ndaj kryeministrit. Së fundmi, përmes një shënimi të shkurtër në faqen e tij në Facebook, ai thotë se Rama s’i ka lënë gjë mangut Berishës. “Rrno per me tregue” e Zef Pllumit, qenka bibla e re e “neë sallaksave”, shqiptare. S’paska mbetur njeri prej tyre pa e lexuar. Shikoni mos ... Read More »

69 luftëtarë kurdë të vrarë në katër ditët e fundit

Të paktën 69 luftëtarë kurdë dhe 2 ushtarakë turq janë vrarë gjatë katër ditëve të fundit në operacionet ushtarake në kufi me Sirinë dhe Irakun kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në juglindje të Turqisë, i kanë thënë Reutersit burime të afërta me ushtrinë. Një ushtar turk është vrarë në qytetin e Cizres dhe një tjetër ka vdekur gjatë përleshjeve ... Read More »