Lajmet e fundit

Cool

Obama: ISIS ka humbur rreth 40 % të zonave nën kontroll në Irak e Siri

Në konferencën e tij të shtypit, e fundit për këtë vit, Presidenti Barack Obama tha se SHBA vazhdojnë të udhëheqin një koalicion global për të shkatërruar shtetin islamik. Ai tha se ISIS ka humbur rreth 40 përqind të zonave të populluara që mbante nën kontroll në Irak dhe vazhdon të humbasë territor në Siri. Presidenti amerikan deklaroi se SHBA po ... Read More »

I mituri nga lagjja “Teqe” Tetovë, dyshohet për hedhjen e molotovit (VIDEO)

Televizioni “Koha” nga Tetova ka njoftuar se pas protestave te djeshme dhe incidentit para objektit të komunës së Tetovës, me informatë ka dalur policia e Tetovës. Sipas Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë pas përfundimit të protestës në qendër të Tetovës, të organizuar nga lëvizja qytetare “Eco Guerilla”, nën moton “Për ajër më të pastër”, një grup prej 200 ... Read More »

Tragjedi në Egje, përmbyset varka, mbyten 18 emigrantë

Mediat e huaja raportojnë për një tjetër tragjedi në ujrat e detit Egje. Raportohet që 18 emigrantë e kanë humbur jetën gjatë përmbytjes së varkës, transmeton Gazeta Blic. Sipas rojeve bregdetare, varka me të cilën ata po udhëtonin ishte nisur për në ishullin grek Kalymnos. Emigrantët ishin kryesisht nga Siria, Iraku dhe Pakistani. Read More »

Kompania me emrin fatkeq ISIS, ndërron emrin

Pas diskutimeve prej më shumë se një viti, kompania bioteknologjike Isis Pharmaceuticals Inc njoftoi të premten se do ta ndryshojë emrin për të shmangur ngatërrimin me grupin militant Shteti Islamik të njohur si ISIS. Kompania tha se nga 22 dhjetori do të quhet Ionis Pharmaceuticals Inc dhe se simbolin e aksioneve e ka ndryshuar nga “ISIS” në “IONS. Pas sulmeve ... Read More »

Përplasje Itali-Gjermani, Renzi-Merkelit

Gjatë takimit në Bruksel të lidervë të BE-së, ka ndodhur një përplasje mjaft e ashpër mes kryeministrit italian Matteo Renzi dhe kancelares gjermane Angela Merkel. “Ju bëni sikur dhatë shpirtin për BE-në, por në fakt fituar shumë nga kriza greke”,- i ka thënë Renzi Merkelit. Ai i ka thënë se, ekonomia gjermane ka patur shumë përfitime pas rrënimit të ekonomisë ... Read More »

Italia dhe Shqipëria së bashku kundër terrorizmit

Rreziku nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm ka sjellë në Tiranë ministrin italian të drejtësisë, Andrea Orlando, i cili po zhvillon një seri takimesh me autoritetet shqiptare. Së pari zoti Orlando është takuar me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë Saimir Tahiri, me të cilin ka biseduar mbi mënyrat e bashkëpunimit për t’i bërë kontrast këtyre fenomeneve. “Kemi një bashkëpunim intensiv ... Read More »

Lulzim Basha: Një lajm i gëzueshëm për Kosovën

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka komentuar miratimin e sotëm të raportit për Kosovën, mbi liberalizimin e vizave të Komisionit Evropian. Mesazhin e urimit ai e ka përcjellë në rrjetin social Facebook: “Një lajm i gëzueshëm për Kosovën, rekomandimi i Komisionit Evropian për heqjen e vizave”. Një hap i madh përpara, një lehtësim që qytetarët e Kosovës e meritojnë”, ka ... Read More »

Kështu e festojnë Ukraina e Gjeorgjia, Rekomandimin për Liberalizimin e Vizave!

Kryeqytetet e Ukrainës dhe Gjeorgjisë janë lyer me ngjyrat e Bashkimit Evropian dhe shteteve në shenjë të kremtimit të marrjes së Rekomandimit për Liberalizimin e Vizave nga Komisioni Evropian, transmeton Gazeta Blic. Për dallim nga këto dy shtete Komisioni Evropian nuk i ka dhënë rekomandim të njëjtë Kosovës, por ka vlerësuar progresin e deritanishëm dhe ka kërkuar përmbushjen edhe të ... Read More »

Nis gjykimi kundër ushtarit rus, i cili vrau një familje armene

Në Armeni, ka filluar sot gjykimi ndaj një ushtari rus, i dyshuar për vrasjen e shtatë anëtarëve të një familjeje armene, afër një bazë ajrore ruse. Valery Permyakov, 19 vjeç, akuzohet se ka shtënë me armë zjarri në shtëpinë e familjes Avetisyan në janar të këtij viti, në verilindje të Armenisë, duke vrarë dy prindërit dhe pesë fëmijët e tyre, ... Read More »

BILD: Spiunët gjermanë vazhdojnë të bashkëpunojnë me shërbimin sekret të Assadit

Sipas të përditshmes gjermane Bild, agjensia gjermane e intelegjencës, përsëri është duke bashkëpunuar me shpërbimin sekret të presidentit sirian Bashar al-Assad. Sipas gazetës ata janë duke shkëmbyer informacione mbi militantët e Shtetit Islamik, transmeton Gazeta Blic. Bild duke cituar burimet e saj, ka raportuar se agjentët gjermanë kanë udhëtuar rregullisht për në Damask, ku për një kohë të gjatë janë ... Read More »