Si funksionon dhe kush drejton grupin e Shtetit Islamik (ISIS), një organizatë e paarritshme për botën e jashtme që ka marrë përsipër përgjegjësinë e atentateve të fundit në Paris, në Bejrut dhe kundër avionit rus që u rrëzua në Sinain egjiptian? Kush e drejton Shtetin Islamik? Shteti Islamik drejtohet nga Abou Bakr al-Baghdadi, që shpalli në qershor të vitit 2014 “kalifatin” ... Read More »
Cool
Shkëmbim zjarri në Paris
Mëngjesin e së mërkurës policia speciale franceze ka ndërmarrë një tjetër operacion për kapjen e njërit prej personave që dyshohet se ka marrë pjesë në organizmin e sulmeve të para pesë ditëve. Mirëpo, mediat franceze kanë raportuar se gjatë këtij operacioni ka pasur edhe shkëmbime zjarri, ndërsa “Reuters” shkruan edhe për policë të plagosur. Të shtënat janë dëgjuar në veri ... Read More »
“Nju Jorku do të mirëpresë refugjatët sirianë”
Pranimi i refugjatëve sirianë është kthyer në betejën e re mes demokratëve dhe republikanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi një ditë më parë dhjetëra shtete, kryesisht me guvernatorë republikanë, u deklaruan kundër pritjes së refugjatëve, kryebashkiaku i Nju Jorkut, De Blasio ka thënë se nuk do të mbyllë dyert për asnjë refugjatë. De Blasio deklaroi se Nju Jorku ... Read More »
Në fotografi: Koreografia për Parisin, organizimi i policisë dhe alarmi për bombë
Më herët është anuluar ndeshja në mes të Gjermanisë dhe Holandës, për shkak të një kërcënimi për bombë në stadiumin e Hanoverit. Por, pasi u bënë kontrollet e detajuara, është vërtetuar se nuk kishte eksploziv brenda stadiumit. Kjo pritej të ishte një ndeshje e bukur, pasi të dy përfaqësueset luajnë futboll të bukur. Në këtë takim ishte menduar një koreografi ... Read More »
Letra prekëse e gazetarit që iu vra gruaja në sulmet terroriste të Parisit!
Antoine Loiris humbi bashkëshorten në sulmet terroriste të së premtes, në Paris. Gazetari i France Bleu ua shkroi një letër të hapur vrasësve, për t’u thënë se ai dhe djali i tij nuk do të jetojnë nën frikën e terrorit dhe se ai nuk do t’i urrejë edhe pse i morën gjënë më të bukur në jetë – dashurinë. Titulli ... Read More »
Shokuese: Anulohet edhe ndeshja Gjermani-Holandë, zbrazet stadiumi (Foto)
Miqësorja kundër Gjermanisë dhe Holandës e cila ishte planifikuar të luhej në Hanover është anuluar. I gjithë stadium është evakuuar për shkake sigurie. Arsye për të cilinën është anuluar edhe ndeshja në mes të Belgjikës dhe Spanjë. “Ndeshja është anuluar. Ju lutem shkoni në shtëpi sa më shpejtë, por pa bërë panik”, ka bërë thirrje policia. /Telegrafi/ Read More »
Bllokohet ura e Europës, dyshohet për atentatorin Abdelslam Salah
Forca të shumta policie janë dërguar pranë një ndërtese në rrugën e Pragës, “Strasbourg-Neudorf”, në qytetin e Strasburgut, vetëm pak orë pasi është siguruar një dekret qeveritar për ndalimin e trafikut në seksionin francez të urës së Europës (lidh Gjermaninë me Francën), për shkak të gjendjes së emergjencës së vendosur në Francë, e që Presidenti Francois Hollande e shtyu edhe ... Read More »
Shtetet amerikane nuk do të pranojnë refugjatë sirianë
Shumë shtete amerikane thonë se refugjatët sirianë nuk janë të mirëpritur për shkak të frikës pas sulmeve të Parisit, transmeton Klan Kosova. Guvernatori Rick Synder i Michiganit tha se kishte pezulluar pranimin e personave të rinjë, deri pas një shqyrtimi. Alabama, Texas dhe disa shtete kishin dhënë deklarata të ngjashme, por një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se ligjshmëria e kësaj mase ... Read More »
Brenda “Air Force”, avionit të çeliktë të Obamës
Kur presidenti i SHBA ka nevojë të udhëtoj në distanca të largëta apo të shkoj diku shpejt, ai përdor aeroplanin presidencial Air Force One. Ky mjet fluturimi është një nga aeroplanët më të sigurte dhe më luksoz në botë. Edhe pse fillimisht ishte dizajnuar thjeshtë si një mjet transporti, sot Air Force One është simbol fuqisë dhe pushtetit. Për arsye ... Read More »
John Kerry për terroristët: Ata janë psikopatë monstruozë
Sekretari Amerikan i Shtetit, ka komentuar në rrjetin social Twitter lidhur me terroristët, transmeton Klan Kosova. Ai i ka quajtur ata psikopatë monstruozë. “Ata në fakt janë psikopatë monstruozë, dhe nuk janë të civilizuar”, ka shkruar ai. Read More »