Lajmet e fundit

Cool

Rama takon Erdoganin, flasin për terrorizmin, drogën e ujin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka takuar sot në Stamboll presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. Vet Rama ka treguar se në qendër të bisedës ishte situata e sigurisë në rajon, si pjesë e sfidës së përbashkët kundër terrorizmit, kriza e refugjatëve sirianë si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit në atë vend, si dhe nevoja për të zhvilluar më tej marrëdhëniet ... Read More »

Europol: Sulme të tjera të mundshme terroriste në Evropë

Sulme të tjera terroriste janë të mundshme në territorin e Bashkimit Evropian, theksoi sot drejtori i Europol, Rob Wainwright, që e konsideron kërcënimin terrorist pas atentateve të Parisit si më seriozin e 10 viteve të fundit. “Ne mund të vlerësojmë, pa e ekzagjeruar, se sulme të tjera janë të mundshme”, deklaroi Wainwright para komisionit për Liri Civile, Drejtësi dhe Çështje ... Read More »

President i BE’së Donald Tusk vizitë në rajon, injoron Kosovën

Presidenti i Bashkimit Europian Donald Tusk do të takojë Kryeministrat dhe Presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai do të shkojë në Beograd, Tiranë dhe Shkup, por në agjendën e tij nuk është Kosova. Tusk do të ketë një darkë pune me Kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vucic të shtunën e cila do të përcillet edhe me një konferencë për media. ... Read More »

Shqipëri: Arrestohen 25 persona, në kërkim pesë të tjerë

Policia e Tiranës ka përmbyllur operacionin më të gjerë anti-drogë të kryer vitet e fundit në Shqipëri, njofton ATSH. Falë një pune të gjatë hetimore, është shkatërruar një ndër grupet më të strukturuara të shpërndarjes së narkotikëve, duke nisur nga organizatorët, koordinatorët dhe shpërndarësit e drogave të forta në rrugët e kryeqytetit. Strukturat Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Vendore ... Read More »

Sulm në Bosnje, vret dy ushtarë, plagos 5 persona e vetëvritet

Një i ri, mbështetës i një lëvizjeje ultakonservatore islamike ka vrarë dy ushtarë dhe plagosur pesë persona të tjerë në kryeqytetin e Sarajevës. Qeveria e Bosnjës ka zhvilluar një mbledhje urgjente pas kësaj ngjarjeje duke e konsideruar ngjarjen akt terrorist, ndërsa ka vendosur shtimin e masave. Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmë në Sarajevë. Një person i armatosur ka ... Read More »

FBI sinjalizon Italinë: Kujdes, atentate të mundshme në Romë e Milano

Mediat italiane informojnë se Agjensia e Shërbimeve Sekrete Amerikane FBI, gjatë orëve të fundit ka komunikuar me qeverinë italiane duke kërkuar forcimin e kontrolleve të sigurimit në Katedralen e Shën Pjetros në Romë, në Katedralen e Milanos e në Teatrin Skala po në Milano, si tre objektivat e mundshme e më të ndjeshme në rrezik nga terrorizmi islamik. FBI ka ... Read More »

Sulmet në Paris: Europa në alarm të sigurisë së lartë

Tetë anëtarë të dyshuar si xhihadistë të Shtetit Islamik janë arrestuar, raportojnë zyrtarët turqë. Të gjithë marokienë, në momentin e arrestimit, dyshohet se po udhëtonin drejt Gjermanisë. Ky lajm vjen një ditë pasi Gjermania vendosi të anulojë ndeshjen miqësore mes Hollandes dhe Gjermanisë, për shkak të sigurisë. Që nga sulmet e Parisit, ku mbetën të vrarë 129 persona, Europa është ... Read More »

Departamenti Amerikan i Shtetit: 5 mln dollarë për kreun e logjistikës së ISIS

Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një njoftimi zyrtar ka vendosur një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për cilindo që jep informacion për vendndodhjen apo identifikimin e Tirad al-Jarba, i njohur ndryshe dhe si Abu-Muhammad al-Shimali, një ndër drejtuesit kryesor të Shtetit Islamik. Sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit, Al-Shimali shërben si kreu i Komitetit të Emigracionit dhe Logjistikës në ISIS ... Read More »

Shkon në tre numëri i të vdekur nga operacioni policor, në Paris!

Tre persona kanë mbetur të vdekur, mëngjesin e kësaj të mërkure gjatë një operacioni të policisë për kapjen e të dyshuarit kryesor të masakrës së Parisit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 të ditës së sotme në zonën e Saint Denis , ku policia sipas burime ende jo zyrtare ka hasur në terroristin Abdelhamid Abaaoud. Sipas mediave lokale terroristi 26-vjeçar ... Read More »

Sulmet në Paris: Fati i Abdelhamid Abaaoud mbetet ende i paqartë

Ende nuk është e qartë nëse Abdelhamid Abaaoud, 28-vjeçari, i dyshuari kryesor për sulmet e të premtes në Paris, është njëri nga personat brenda banesës në Saint Denis. Mendohet se ai tashmë është kthyer në Siri, shkruan BBC, transmeton KosovaNews.info 28-vjeçari është rritur në Molenbeel, në një lagje të Brukselit. Ai njihet si bashkëpuntor i Salah Abdeslam, i cili është ... Read More »