Lajmet e fundit

Lajme

Komisioneri Europian për Refugjatë në BE ka pranuar se plani për zhvendosjen e refugjatëve ka ‘dështuar’

Dimitris Avramopulos, Komisioneri Europian për Refugjatë në BE ,  e ka panuar se BE-ja ka ‘dështuar’ pasi mbi planin e zhvendosjes kanë arritur të zhvendosin vetëm 272 refugjatë nga Greqia dhe Italia. Gjatë një takimi në Bruksel me eurodeputët, ai ka theksuar se ‘plani mbi zhvendosjen e refugjatëve nuk është duke funksionuar’, transmeton KOSOVANEWS. Ai ka paralajmëruar se nëse shtetet ... Read More »

Opozita planifikon të protestojë para 17 Shkurtit -Ditës së Pavarësisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi ka thënë se Ditën e Pavarësisë, 17 shkurtin, nuk e kanë menduar si datë të protestës së radhës. Sipas tij, protesta mund të mbahet shumë më herët, duke mos përjashtuar që kjo mund të ndodh edhe gjatë këtij muaji. “17 shkurti është datë shumë e largët për një protestë. Protesta duhet të ketë me ... Read More »

Walker: Kosovës i duhen njerëz të rinj

Ish- ambasadori i OSBE-së në Kosovë gjatë kohës së luftës, William Walker tha se Kosovës i duhen njerëz të rinj dhe të shkolluar që të merren me politikë. Pas një takimi që mbajti me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti, Walker tha se nuk i përkrah protestat e dhunshme por përkrah çdo protestë që ka arsye për të protestuar. Walker tha ... Read More »

Merkel në presion nga mbështetësit e saj: Mbyll kufijtë për emigrantët

Angela Merkel po përballet me kritika dhe kundërshtime edhe nga përkrahësit e saj për sa i përket çështjes së refugjatëve. Më shumë se 40 deputetë nga partia e saj CDU raportohet se kanë nisur nënshkrimin e një  peticioni, ku kërkojnë që të mbyllen kufijtë  për refugjatët. “Nëse shumë prej nesh janë dakord për ndalimin e emigrantëve në kufi, atëherë ne ... Read More »

Nga e hëna fillon aplikimi për rritjen e pensioneve

Pranimi i dokumenteve për kategorizimin e pensioneve kontribut-pagues fillon të hënën. Pensionistët me fakultet, shkollë të lartë, e të mesme, duhet ti sjellin diplomat si dhe disa dokumente tjera. Ministria për Punë e Mirëqenie Sociale ka shpërndarë me shkrim njoftimin ku informohen pensionistët për pranimin e dokumenteve për kategorizim. Aty thuhet se pranimi i dokumenteve fillon më 18 janar, kurse ... Read More »

‘Çmimi i naftës do të jetë më i lirë se uji’

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare shënoi një tjetër rënie, duke prekur nivelin nën 30 dollarë për fuçi. BBC raportoi se fillimisht çmimi ra deri në 29.96 dollarë për fuçi, por më pas u rikuperua duke u stabilizuar në nivelin 30.22 dollarë. Çmimi i naftës ka shënuar rënie në masë 70% në 15 muajt e fundit, duke shënuar rënien nën ... Read More »

Haradinaj pret ambasadorin Walker

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në një takim ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë William Walker, së bashku me zonjën e tij Lusy Martin dhe djalin Douglas Walker. Takimi është zhvilluar në prag të përvjetorit masakrës së Reçakut, ku ambasadori Walker me deklaratën e tij, se ajo çfarë kishte parë në Reçak në janarin e vitit 1999, ishte ... Read More »

Deklaratat e Edita Tahirit për demarkacionin e kufirit me Serbinë, shihen si provokime në Beograd

Paralajmërimi i ministres së Kosovës për Dialog Edita Tahiri, se Prishtina dëshiron që gjatë vitit 2016 të bisedojë për demarkacionin e kufirit të Kosovës e të Serbisë, në Beograd po pritet si provokim që prish atmosferën e dialogut. Lidhur me këtë, shefi i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka thënë për gazetën serbe “Novosti” se është ... Read More »

Italia duhet të dëmshpërblejë pacientët me 10 milionë euro, morën gjak të infektuar

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka dënuar shtetin italian për të kompensuar më shumë se 350 persona të infektuar nga viruse të ndryshme (HIV Aids, hepatiti B dhe C ) përmes transfuzioneve të gjakut gjatë cikleve të trajtimit apo operacioneve. Shuma e përgjithshme e kompensimit që shteti italian duhet të paguajë është 10 milionë euro. Vendimi u mor ... Read More »

Skandaloze: Në shkollën e mesme “ Lasgush Poradeci” në Kijevë të Malishevës militantet e punësuar nga Nisma marrin paga pa punuar (DOKUMENT)

Në një dokument të siguruar nga redaksia e kronikapress në Shkollën e Mesme “Lasgush Poradeci” në Kijevë të Malishevës janë zbuluar një mal parregullsi dhe shkelje të rënda ligjore. Si pas këtij dokumenti të nxjerr nga inspektorati i arsimit në Gjakovë konstatohet se një numër i madh i militantëve të Nismës të punësuar ketë vit marrin paga pa punuar transmeton ... Read More »