Lajmet e fundit

Lajme

Thaçi reagon ashpër ndaj rrënimit të varrezave katolike në Dedaj të Hasit

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, e quan akt barbar sulmin ndaj varrezave në Dedaj – Romajë të Hasit. Thaçi, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, thotë se nuk ka forcë që mund të mbjellë përçarje mes qytetarëve të Kosovës, të cilët sipas Thaçit shquhen për tolerancë fetare. Lexojeni të plotë postimin e Thaçit: Me indinjatë te thellë mora lajmin për rrënimin ... Read More »

“Stupcat” kërcënohen me jetë

Pas skeçeve të natës së Vitit të Ri, protagonistët e grupit humoristik “Stupcat” janë kërcënuar me jetë. Kërcënimet kanë ardhur si reagim pas skeçeve të tyre për natën e vitit të ri, të transmetuar në KTV, në veçanti njërit prej tyre – atë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, trasnmeton lajmi.net. Pas portretizimit të luftës së disa komandantëve, që, sipas skeçit, ... Read More »

Maqedonia lider rajonal për rritjen e natalitetit – meritat i shkojnë popullatës shqiptare

Derisa shtetet e tjera të Ballkanit shënojnë ulje të natalitetit, Maqedonia vitin e kaluar shënoi rritje. Gjendja alarmante paraqitet sidomos në Kroaci. Demografi Sjepan Shterc në lajmet e HRT’së pohoi se rënia e natalitetit dhe largimi i të rinjve nga Kroacia, janë ndër problemet kryesore të këtij shtetit. Ai paralajmëroi se sivjet pritet që në Kroaci nataliteti të shënon ulje ... Read More »

Katër minatorë mbesin të ngujuar nën dhe (VIDEO)

Me një shpuese gjigante do të hapet një vrimë e madhe në tokë. E nëpër të synohet që të shpëtohen 4 minatorë të ngelur nën dhe, pas shembjes së xeherores së allçisë në provincën Shandong në lindje të Kinës. Këta 4 janë të parët me të cilët është vënë kontakti. Ndërkohë, në horizonte të tjera deri në 200 metra thellësi ... Read More »

Driton Tali i kundërpërgjigjet OVL-së, lidhur me kritikën ndaj ‘Stupcave’!

Ish –deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali, ka reaguar ndaj kritikës që OVL-ja drejtuar ‘Stupcave’, e cila kishte thënë se me skeqin e tyre lufta po përdhoset, shkruan Gazeta Blic. Ai përmes një shkrimi të shkurtër, e ka pyetur OVL-në, se a po përdhoset lufta e tyre me marrëveshjet e Brukselit. “E me Demarkacionin dhe Zajednicen a po perdhoset lufta juve, ... Read More »

Therandë: Burri rrah bashkëshorten, arrestohet nga Policia

Në fshatin Maqitevë të Komunës së Therandës, sot është arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje. Sipas burimeve të KosovaPress, i dyshuari K.A ka ushtruar dhunë fizike mbi bashkëshorten e tij M.A. Pas intervenimit të policisë i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Therandë, për t’u marrë më pyetje. Read More »

Haradinaj e quan akt qyqar thyerjen e varrezave në Romajë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për shkatërrimin e varrezave në fshatin Romajë të Hasit. Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se shkatërrimi i varrezave është një akt qyqar, dhe përpjekje dëshpëruese për të zbehur tolerancën fetare në Kosovë, që sipas tij Kosova është një shembull në rajon dhe më gjerë. Reagimi i ... Read More »

Gani Geci komenton skeqin e “Stupcave” dhe godet komandantët e luftës

Komenteve të shumta ne lidhje me skeqin e grupit humoristik ‘Stupcat” ku subjekt  është ish -ushtria Çlirimtare e Kosovës” i  është bashkuar edhe Gani Geci. Ai përmes një postimi në rrejtin social Facebook, ka thënë se ushtarët e vërtetë nuk duhet ndjen të fyer nga ky skeq. Ky është komenti i tij plotë : Ushtaret e verrtet te UÇK -es ... Read More »

Qytetarët kundër grafitit që portretizon presidenten Jahjaga (Video)

Shumica e atyre që sot kanë kaluar në rrugën “Rexhep Luci” janë ndalur dhe e kanë fotografuar grafitin në të cilin portretizoj presidentja Atifete Jahjaga. E ajo çfarë u duket interesante është mënyra se si është paraqitur dikush që po besohet të jetë presidentja e vendit, Atifete Jahjaga. Personazhi që kryesisht është në rroba intime, po identifikohet më presidenten, falë ... Read More »

“Manastiri i Deçanit pretendon të përvetësojë 23 hektarë të ndërmarrjeve shoqërore”

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, ka ftuar institucionet e vendit që të ndërhyjnë dhe të parandalojnë pretendimet pronësore prej 23 hektarëve të Manastirit të Deçanit ndaj ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria”. “Në bazë të Planit të Punës për vitin 2016, të Kryesisë së Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, një herë i bëjmë thirrje ... Read More »