Lajmet e fundit

Lajme

Këto janë kushtet e Gjermanisë për fuqinë punëtore të Ballkanit

Migracioni dhe refugjatët janë aktualisht ndër temat më të rëndësishme në Gjermani. Deri në tetor të vitit 2015 janë paraqitur mbi 130.000 kërkesa për azil nga shtetasit e vendeve të Balkanit Perëndimor. Ndër ta janë rreth 35.000 nga Kosova dhe rreth 45.000 nga Shqipëria. “Por shanset e tyre për azil janë të gati të barabarta me zero”, thotë sekretarja e ... Read More »

KQZ e Kosovës dhe e Shqipërisë merren vesh për intensifikim të bashkëpunimit

Prishtinë, 7 dhjetor – Sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës qëndroi për vizitë një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga kryetarja e këtij institucioni, znj. Lefterije Luzi. Fillimisht kryetarja e KQZ-së së Kosovës, znj. Valdete Daka u uroi mirëseardhje anëtarëve të KQZ-së së Shqipërisë dhe vlerësoi lartë qëllimin e ... Read More »

Opozita takohet në orën 16:00

Sot në orën 16:00 do të mblidhen krerët opozitarë. Tre liderët e partive opozitare do të zhvillojnë takimin e radhës. Kështu ka bërë të ditur, zyrtari për medie i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi. Read More »

Historia e gruas nga Pogradeci që u shit në Maqedoni për 843 euro!

Një vajzë nga Pogradeci është blerë nga burri i saj aktual për rreth 52 mijë dinarë, ose rreth 843 euro. Lajmi është bërë i ditur nga televizioni  “Tv-21”, që ka kontaktuar me personin që i ka dhënë hua Marjanit, bashkëshortit të pogradecares. Marijani kishte kërkuar borxh nga shoku i tij për të marrë nuse Nazmijen. Pas dy vitesh shoku e ... Read More »

Opozitarët kërkojnë zgjidhje edhe prej Presidentes

Tre liderët e partive opozitare, Visar Ymeri i VV-së, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i Nismës, ia kanë dorëzuar presidentes së vendit Atifete Jahjaga dy kërkesa me shkrim. Ata nuk po tërhiqen nga kërkesat e tyre për tërheqjen e marrëveshjeve, e tash edhe lirimin e deputetëve që po mbahen në burg. Për marrëveshjet e kanë mendimin e njëjtë ... Read More »

Qeveria dhe Kuvendi, ende pa alternativë për TC “Kosova A”

Qeveria e Kosovës do t’i bëjë studim fizibiliteti termocentralit “Kosova A”. Ky studim do t’i ndihmojë Qeverisë së Kosovës për marrjen e vendimit për të ardhmen e termocentralit më të vjetër që ende është në operim, shkruan sot Koha Ditore. Për rindërtimin e saj interesim ka shprehur kompania gjermane “Bilfinger”. Gazeta ka mësuar se edhe kompania “General Electric” ka përgatitur ... Read More »

Vetëvendosje në Norvegji kundër “Zajednicës”

Qendra e Vetëvendosje në Norvegjisë mbajti tubim me bashkatdhetarët në Oslo, ku u diskutua mbi situatën politike në Kosovë, protestat e opozitës së bashkuar brenda dhe jashtë Kuvendit, si dhe ngjarjet e 28 nëntorit. Në këtë tubim u shpjeguan konkretisht marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit, si dhe marrëveshja paraprake e 19 prillit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë, njofton kumtesa ... Read More »

Frroku në gjyq me 4 akuza, më e rënda vrasja në Belgjikë

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar hetimet dhe ka ngritur 4 akuza për shtetasin Mark Frroku, me funksion “deputet”, i cili aktualisht gjendet nën masën e sigurisë “arrest me burg”, të caktuar nga Gjykata e Lartë. Ai do të gjykohet për 4 vepra penale, atë të vrasjes së një shqiptari në Belgjikë, mos deklarimit të mbi 2 milionë dollarëve pasuri, pastrimit ... Read More »

Haradinaj: Nëse jo anulim të marrëveshjeve, referendum ose zgjedhje

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se Kosova është futur në krizë të thellë politike, për shkak të qeverisjes së papërgjegjshme të Isa Mustafës e Hashim Thaçit. Sipas Haradinajt, arrestimi i deputetëve dhe masat represive ndaj kundërshtarëve, në rritje, të marrëveshjeve që i ka nënshkruar qeveria, veç sa e thellojnë këtë krizë. “Në një situatë ... Read More »

Vazhdon hipokrizia politike: Blerta Deliu kërkon lirimin e Donika Kadajt

Deputetja nga radhët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës njëherit kryetare e Grupit të Grave Deputete, Blerta Deliu, në një prononcim të shkurtër për Klan Kosovën ka bërë thirrje për lirimin e deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi. Deliu-Kodra me këtë deklaratë bëhet ndër të parat deputete femra të pozitës që kërkon lirimin nga burgu të koleges së saj nga Opozita. ... Read More »