Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka qëndruar dje në Kosovë, ku është takuar me kryeministrin Isa Mustafa. Në një fotografi të rrallë të realizuar gjatë këtij takimi, shihet Kerry dhe Mustafa duke shikuar orën në të njejtën kohë. Read More »
Lajme
Sot lexohet aktakuza për Fatmir Limën
Lideri i Nismës për Kosovës Fatmir Limaj, do të paraqitet sot sërish para Gjykatës në Pallatin e Drejtësisë. Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar vetë avokati i Limajt, Tahir Rrecaj, i cili konfirmoi se sot pritet të lexohet aktakuza dhe deklarimi i të pandehurve. Ndaj tij ngarkohen akuzat nën dyshime për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, në kohën kur ... Read More »
Kuvendi po humb legjitimitetin, ka më së shumti deputet të arrestuar në rajon
Kriza politike në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij, prej më shumë se dy muajsh, kanë bërë që institucionit me të lartë ligjvënës dhe përfaqësues t’i humb legjitimiteti. Këtë e ka bërë sidomos arrestimi i fundit i disa deputetëve të opozitës dhe më pas suspendimit i opozitës nga seanca e fundit. Kjo e bënë Kuvendin e Kosovës të vetmin vend ... Read More »
Një fakt që nuk e keni ditur për Ibrahim Rugovën
Një dru pishe ka vite që rritet në oborrin e shtëpisë së axhës së Ibrahim Rugovës. Shtëpia dhe oborri i kësaj familje në Cërcë të Istogut kanë pësuar ndryshime por e paprekur ka mbetur me dekada ajo pishë të cilën e ka mbjellur Ibrahim Rugova kur ishte fëmijë. Ky dru ka më shumë se 60 vjet që rritet, kurse familja ... Read More »
Policia arreston mashtruesin e pensionistëve në Mitrovicë
Policia e Kosovës, saktësisht ajo e rajonit të Mitrovicës, dje ka arrestuar një person për mashtrim. Sipas policisë i arrestuari N.H 36 vjeçar shtetas i Kosovës me banim më Mitrovicë, ka mashtruar qytetarët kryesisht të moshës së vjetër duke u premtuar rregullim të dokumenteve për rritje të pensionit. “Disa ditë vëzhgim dhe angazhim në kërkim të informatave për të dyshuarin, ... Read More »
Aksidentohet makina e EULEX’it
Ka ndodhur një aksident mëngjesin e sotëm te rrethi i Spitalit në Prishtinë. Një makinë e EULEX ka hyrë në zonën e gjelbër duke goditur kështu drurin që ndanë korsitë. Përveç dëmeve materiale viktima nuk raportohet të ketë. Express sjell foto nga vendi i ngjarjes Read More »
Opozita me aksion simbolik
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës për Kosovës do të zhvillojnë sot një aksion simbolik para Pallatit të Rinisë, pranë New Born-it në Prishtinë. Takimi me gazetarë bëhet në ora 10:50, derisa nuk kanë dhënë detaje tjera se për çfarë aksioni bëhet fjalë. Read More »
KMDLNj: Presidente, mos e dekreto Selvete Gërxhaliu–Krasniqin
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka kërkuar nga presidentja e Kosovës të mos e dekretojë Selvete Gërxhaliu – Krasniqi për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese për shkak se ajo ka qenë kandidate e LDK-së për deputete dhe zgjedhja e saj do të ishte në kundërshtim me moralin, jo korrekte, konflikt interesi dhe interferim i drejtpërdrejtë ... Read More »
Kelmendi: Amerika i shpëtoj shqiptarët nga vetvetja!
Publicisti, Adriatik Kelmendi ka thënë që Amerika, i ka shpëtuar shqiptarët edhe nga vetvetja. I “nxehur” nga situata në vend, ka thënë se nëse dikush ma përmend një të keqe që ia ka bërë SHBA-ja shqiptarëve, menjëherë më bien ndërmend 500 të këqija që shqiptarët ia kanë bërë vetvetes, në një postim në profilin e ti në rrjetin social Facebook, ... Read More »
MASHT: Të merren masa ndaj kërcënuesit të inspektorëve
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka kërkuar nga organet kompetente që të ndërmarrin masa ndaj kërcënuesit të dy inspektorëve të arsimit. Kërcënimin me likuidim fizik të dy inspektorëve të arsimit Besa Halimi- Zagraxha dhe Sabri Sadriu nga një mësimdhënës, MASHT-i e ka quajtur cenim i zyrtarëve në ushtrimin e detyrave të tyre dhe vepër penale të dënueshme. Ministria ... Read More »