Lajmet e fundit

Lajme

“Liri deputetëve! Poshtë diktatura”

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje!, AAK-së dhe Nismës, kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para Pallatit të Rinisë për të vazhduar më tutje te Stacioni i Policisë së Kosovës në qendër. Ata kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrime: “Liri deputetëve! Poshtë diktatura!” dhe “S’ka dhunë që na ndalë”. Ata, këto pankarta i kanë hedhur para një kordoni të Policisë së ... Read More »

Serbia nuk mund ta marrë kontrollin mbi qiellin e Kosovës

Ministrja e dialogut në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se hapësira ajrore është nën sovranitetin e shtetit të Kosovës, dhe Kosova sipas saj, është sovrane në çështjet e hapësirës ajrore të saj. Ajo ka thënë për Telegrafin se në këtë periudhë çështjet e hapësirës ajrore janë në koordinim të plotë mes Kosovës dhe ... Read More »

Prokuroria: Po Hetohen të Gjithë Deputetët e Dyshuar për Lotsjellës

Pesë deputetë të opozitës janë arrestuar dhe dy të tjerë janë duke u kërkuar nga Policia e Kosovës nën dyshim se kanë kryer veprime kundërligjore duke hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Ky është bilanci i dalë nga hetimet e policisë dhe prokurorisë për ngjarjet që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës gjatë dy muajve të fundit. Deputeti Albin ... Read More »

Limaj ka probleme me dhëmbin, ndërprehet për pak minuta seanca

Seanca gjyqësore ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve në rastin e Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomit të Kosovës, është ndërprerë për shkak se Limaj ka kërkuar një pauzë me arsyetimin se ka probleme me dhëmbin. Gjatë seancës, Fatmir Limaj ka kërkuar nga Prokuroria që të iu dorëzohet dokumenti origjinal i cili është gjetur në shtëpinë e Limajt. Ai tha se ... Read More »

Opozita me aktivitet, Policia rrethon stacionin

Tri partitë opozitare kanë nisur një aksion para Pallatit të Rinisë, dhe kanë vazhduar deri tek Stacioni i Policisë së Kosovës në qendër. Aktivistët e të tria partive ata të VV-së, AAK-së dhe Nismës, po mbajnë në duar pankarta me mbishkrime: “Liri deputetëve! Poshtë diktatura!”, dhe “S’ka dhunë që na ndalë”. Këto pankarta ata i kanë hedhur para një kordoni ... Read More »

Armina merr propozimin? Modelja vendos rrethin

Gjatë daljes së saj në Opinionin e së merkurës, Armina Mevlani mbante në gishtin e katert të dorës së majtë një rreth floriri, çka na bëri të dyshojmë se diçka mund të ketë ndodhur. Mos vallë Armina ka marrë propozimin për martesë nga dashuria e jetës së saj, Shkëlzen Berisha? Thoni do kemi dasmë së shpejti? Përgjigjen për këto pyetje ... Read More »

Në demokraci ligji është mbi të gjithë, në Kosovë diktati politik solli diktaturën policore

Nga Jakup Krasniqi Dje, në orët e pasdites, mediet i shkruan një hapësirë të konsiderueshme deklaratës së Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Ruari O’Connell. Sipas medieve, z. O’Connel kishte deklaruar se “në shtetet demokratike deputetët që shkelin ligjin paraqiten vetë në polici”. Me këtë konstatim të tij pajtohem plotësisht, pasi kështu do të duhej të ndodhte në ... Read More »

Zyrtari i PTK-së në Gjykimin e Enver Sekiraqës

Sot në gjykimin e Enver Sekiraqës është duke dëshmuar Qenan Qerimi, zyrtar i PTK-së. Qerimi është menaxher për bashkëpunim me organet e drejtësisë në Zyrën Ligjore të PTK-së. Ai është ftuar të dëshmojë për disa informata që PTK-ja ia ka dhënë gjykatës për Rastin Sekiraqa. Mbrojtja e Sekiraqës që po e merr në pyetje dëshmitarin, po e konteston anën ligjore ... Read More »

Seanca shtyhet ngase mungon i akuzuari

Qëndrim Rexhepi, i akuzuari për lëndim të lehtë trupor nuk ishte i pranishëm në Gjykatën Themelore të Gjilanit. Për mungesë të tij u shty seanca fillestare e procesit gjyqësor, ku përveç Rexhepit, për vrasje në tentativë akuzohet Blerton Shabani. Shtyrjen e seancës e propozoi prokurori Shaban Spahiu, ndërsa e aprovoi gjyqtari Afrim Shala. Prokurori Spahiu gjithashtu propozoi që për të ... Read More »

Ja si u aksidentua një veturë e EULEX-it (VIDEO)

Në mëngjesin e sotëm pas orës 09:00, afër shkollës së mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë, nga një video që e ka siguruar Klan Kosova, shihet se si një veturë e misionit EULEX ka dalë nga rruga dhe ka goditur pemët që ndajnë dy anët e rrugës. Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident, në vendngjarje është parë edhe ... Read More »