Lajmet e fundit

Lajme

Aleatët Bavarezë ushtrojnë presion mbi Merkelin ,“sulmet në Paris kanë ndryshuar çdo gjë “

Aleatët Bavarëze kanë rritur presionet ndaj kancelaret gjermane Angela Merkel, duke thënë se sulmet vdekjeprurëse në Paris kanë ndryshuar çdo gjë. Sulmet e koordinuara në kryeqytetin francez, ku mbetën të vdekur 129 persona, kanë nxitur një debat rreth mikëpritjes refugjatëve nga ana e Merkelit, transmeton Gazeta Blic. “Emigracioni i pakontrolluar dhe hyrja e paligjshme nuk mund të vazhdojnë. Sulmet në ... Read More »

Labi bën thirrje (Foto)

Këngëtari Labinot Tahiri së fundmi ka publikuar disa fotografi të tjera përmes të cilave ka treguar aktivitetin e tij ditor. Ai duket që është tejet aktiv edhe në leximin e lajmeve ditore,  ku gjithashtu ka bërë thirrje që deri nesër të mblidhet edhe shuma e parave për të ia dërguar  plakut i Gostivarit i cili jeton në kushte tejet të ... Read More »

Diplomacia kosovare e përmbyll këtë vit me dy dështime

Diplomacia kosovare në krye me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Hashim Thaçi i kishte vënë vetës për qëllim që në këtë vit të jetë e fokusuar në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, duke lënë anash lobimin për njohjet të shteti të Kosovës. Ndonëse njohjet ishit të pakta këtë vit, në vetëm dy, diplomacia kosovare nuk është se arriti asqëllimin ... Read More »

Pamjet e viktimave dhe trupat pas masakrës në Bataclan (VIDEO)

KUJDES PAMJE TË RËNDA+18  /Të tjera pamje filmike tregojnë momentet e para të masakrës në Paris. Një video amatore tregon tmerrin që përjetuan pjesëmarrësit në sallën e koncerteve, “Bataclan” ku tre terroristë vranë 89 persona. Në videon e xhiruar nga një prej spektatorëve në koncertin e një grupi amerikan, shihen trupa të pajetë në rrugë. Disa njerëz të tjerë thërrasin ... Read More »

Poloni: Shqiptarët bëhen terroristë në protestën anti-refugjatë

Gjatë një proteste në Poloni kundër refugjatëve sirianë në një nga banerët që protestuesit mbanin në dorë vërehet edhe flamuri shqiptar dhe disa figura terroristësh nën të. Sipas banerit, shqiptarët paraqiten si terroristë ndërsa ata luftohen nga forcat polake në anën tjetër. Baneri është publikuar në “Russia Today”, një agjenci lajmesh dhe televizion rus, njofton “Klan Kosova”. Ministri polak i ... Read More »

Presidenti Obama premton dyfishimin e përpjekjeve për eliminimin e ISIS-it

Presidenti amerikan, Barack Obama premtoi sot dyfishimin e përpjekjeve për eliminimin ISIS-it, pas atentateve vdekjeprurëse në Paris, në prag të samitit të G20-ës që po zhvillohet në Antalia (Turqi). “Duhet të dyfishojmë përpjekjet me anëtarët e tjerë të koalicionit antixhihadist për sigurimin e një tranzicioni paqësor në Siri dhe për eliminimin e ISIS-it”, deklaroi Obama para medias, pak përpara takimit ... Read More »

Në prag të protestave, “plastifikohet” Qeveria (Foto)

Opozita kosovare ka paralajmëruar se do të mbajë protestë më 28 nëntor, për të kundërshtuar marrëveshjen për Asociacionin dhe atë për Demarkacionin me Malin e Zi. Qeveria si duket menjëherë po ndërmerr hapa preventivë. Në ndërtesën e qeverisë shihet se po bëhen punime. Xhamat e ndërtesës janë duke u plastifikuar, raporton lajmi.net. Më herët, në protestat kundër Aleksandar Jabllanoviqit, pikërisht ... Read More »

Kjo foto e Enver Hoxhes nuk u botua kurrë në komunizëm. Përse?

Kjo foto e Enver Hoxhes me serbin Dushan Mugosha nuk u botua kurre ne vitet e komunizmit. Edhe pse mendohet se eshte botuar ne Jugosllavi. Ne te Hoxha dhe Mugosha pozojne ne nje foto shume te cuditshme dhe jo te zakonshme per dy burra. Ajo eshte bere ne Vitin 1942. Hoxha dhe Mugosha ishin miq te ngushte gje qe e ... Read More »

Ilir Meta vizitë private në Kosovë, takohet me Haradinajn

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është duke qëndruar këtë të diele në Kosovë për një vizitë private, konkretisht në Gllogjan, në familjen e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Burime të Top Channel nga ky takim kanë konfirmuar se, kryeparlamentari i Shqipërisë, Ilir Meta ka diskutuar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, edhe ... Read More »

Gjendet vetura me Kallashnikovë në të, besohet se ishte përdorur nga terroristët

Disa kallashnikovë janë gjetur në një makinë të braktisur që besohet se janë përdorur nga disa sulmues të Parisit, thonë burimet gjyqësore franceze. Makina e zezë “Seat” u gjet në periferi lindore të Parisit Montreuil të dielën, duke sugjeruar se disa nga sulmuesit e larguan. I pari nga shtatë sulmuesit e vdekur u emërua si Ismail Mostefai,ku gjashtë njerëz të ... Read More »