Autoritetet turke kanë kthyer prapa rreth 1,300 migrantë, të cilët kanë bërë përpjekje të ikin për në Greqi,Agjencia e lajmeve Anadolu ka raportuar se migrantët nga Siria dhe Afganistani janë zënë në qytetin Ajvaçik, në provincën Çanakale, që është pikë kryesore e kalimit në ishullin grek Lesbos. Autoritetet po ashtu kanë arrestuar 17 trafikues të dyshuar njerëzish. Turqia, pikë kryesore ... Read More »
Lajme
Maqedonia mbylli kufijtë me Greqinë
Maqedonia ka mbyllur kufijtë me Greqinë duke theksuar si arsye problemet me kalimin e tyre përgjatë marshutës ballkanike. Policia greke ka kumtuar se rreth 650 kërkues azili nga Siria, Iraku e Afganistani kanë mbetur të robëruar në kufirin maqedonas, përkatësisht në kampin e refugjatëve të kufirit,Një numër i madh i tyre po pret në kufirin maqedonas që nga mbrëmë, ndërsa ... Read More »
Ambasadorja e re kroate dorëzon kredenciale te Jahjaga
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot ambasadoren e re të Republikës së Kroacisë në Kosovë, zonjën Marija Kapitanoviq, e cila i dorëzoi letrat kredenciale. Presidentja Jahjaga shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që institucionet dhe qytetaret e Republikës së Kroacisë i kanë ofruar qytetareve dhe institucioneve të Kosovës në të gjitha proceset nëpër të cilat ka ... Read More »
Gjykata Speciale të jetë funksionale sa më shpejtë kërkon Prokurori Schwendiman
Proceduara për themelimin e Këshillit Gjyqësor të Gjykatës Speciale ende nuk është e plotë dhe në këtë derejtim ende ka punë për t’u bërë.Kështu tha Prokurori i Grupit Punues të EULEX për hetimin e krimeve të luftës, David Schwendiman, në dekalratë për agjencinë beogradase Beta. Ai ka thënë se është i inkurajuar me deklaratën e Qeverisë holandeze e cila ka ... Read More »
Fol Milaimi: Në Listën e Gjykatës Speciale, Agim Çeku është i pari, Shaip Muja i fundit
I pari, në listën që ka përmendur gazetari Zeka, është Agim Çeku, pastaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Rexhep Selimi, Azem Syla, dy deputetë nga AAK-ja, Bislim Zyrapi dhe shumë të tjerë. Ndërsa i fundit në këtë listë do të jetë Shaip Muja. Në emisionin ‘Antipod’ në First Channel gazetari i njohur Milaim Zeka ka thënë se e gjithë ... Read More »
Mafia politike e mban të bllokuar Autoritetin e Konkurrencës
Deputeti Bali Muharremaj thotë se ka dyshime se e tëra kjo lojë, është e gjitha në funksion të një kompanie (‘Devolli’), që në opinion thuhet se është e lidhur me pushtetin aktual, dhe e cila vazhdon të prijë me monopole pothuajse në të gjithë sektorët fitimprurës Që dy vjet AKK-ja, jashtë funksionit ,defunksionalizimi i mekanizmave të pavarur. Në mesin e ... Read More »
Koci: Thaçin, Veselin dhe Haradinajn, nuk do t’i prekë Specialja
Avokati Arianit Koci, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, duke folur për themelimin e Gjykatës Speciale dhe personat që mund t’i prekë kjo gjykatë, ka theksuar se beson që Specialja nuk do t’i prekë Hashim Thaçin, Kadri Veslin dhe Ramush Haradinajn. Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që të bëhet një marrëveshje dhe të zgjerohet pista e hetimeve edhe ... Read More »
Nga 3 vjet e 6 muaj burg për dy ish-luftëtarët kosovarë të “Al- Nusras”
Shkuarja në Siri e dy kosovarëve, që ishin luftëtarë të organizatës terroriste, “Al- Nusra”, Arben Livoreka dhe Nexhat Behluli, u ka kushtuar me nga tre vjet e gjashtë muaj burgim secilit. Gjykata Themelore e Prishtinës këtë aktgjykim e ka shpallur të martën. Ata janë edhe të akuzuarit e parë, të cilët u dënuan në Kosovë për veprën penale “organizim ose ... Read More »
Në vitin 2015 u lajmëruan 808 raste të reja me kancer në QKUK
Në Klinikën e Onkologjisë në QKUK gjatë vitit 2015 ka pasur gjithsej 808 raste të reja me sëmundje malinje, numër ky afërsisht i njëjtë me vitet e kaluar, me një rritje të lehtë, kjo për shkak të vetëdijesimit dhe raportimit të rasteve. Nga rastet e përgjithshme, 204 rate ishin me sëmundje malinje të gjirit, 152 mushkërive, 155 traktit gastrointestinal,166 urogjenital ... Read More »
Komunitetet fetare në Shqipëri kundër projektligjit për homoseksualët
Një projektligj i cili po hartohet nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Mirëqenies Sociale, ka për synim lejimin e bashkëjetesës për homoseksualët. Projektligji pritet të ndryshojë kodin e familjes, ku bashkëjetesa nuk do të jetë vetëm mes një burri dhe një gruaje por edhe mes burrave apo mes grave. Drafti ka hasur në kundërshtimet e forta të përfaqësuesve të ... Read More »