Lajmet e fundit

Lajme

Avdullah Hotit i duhen 24 orë ta demantojë (dez)informatën: s’ka rritje të pensioneve për 100 Euro!

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, në një konferencë për media të mbajtur sot, që për bazë kishte ligjin e ri për prokurim, tha se rritja e pensioneve për 100 euro, e trumbetuar dje në medie, është vetëm një ide që pret aprovim. Dhe lajmi që u emetua dje në pothuajse të gjitha mediat në gjuhën shqipe, vjen sot si demant ... Read More »

AAK thotë se edhe sistemi arsimor është i kapur

Një muaj e gjysmë pas fillimit të vitit të ri shkollor 2015/2016 dhe 2 javë pas nisjes së vitit të ri akademik, sistemi arsimor po ballafaqohet me problemet e vjetra, tanimë kronike, mungesën e cilësisë dhe joefikasitetit. Për opinionin e gjerë tani është krijuar një traditë negative që shumë shkolla të mos fillojnë mësimin me kohë. Mësimdhënësit e dinë se ... Read More »

Një vajzë nga Prilepi raporton të jetë dhunuar seksualisht nga një familjar i saj

Sot herët në mëngjes në stacionin policor në Kërçovë është burgosur R.L. nga fshati Kolibari i Kërçovës. Pas konsultimit me prokurorin publik, ai është prangosur nën dyshimin se ka kryer vjedhje dhe përdhunim të një familjareje I burgosuri është raportuar në polici nga 39 vjeçarja N.M. nga fshati Jakrenovo e Prilepit. Ajo ka lajmëruar në polici se R.L. para dy ... Read More »

Kurteshi: “Zajednica” është më e dëmshme sesa gazi lotsjellës

​Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Smajl Kurteshi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se opozita është e vendosur që të mos lejojë jetësimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Sipas tij Asociacioni po i shkakton dëme Kosovës dhe se një gjë e tillë nuk do të tolerohet. Kurteshi komente i ka bërë gjatë një konference për media në ... Read More »

Britani, shifra alarmante të trafikimit të fëmijëve shqiptarë

Prestigjiozja britanike “The Guardian” e Londrës, njofton për shifra alarmante të fëmijëve shqiptarë, që pasi trafikohen në Britani, detyrohen të punojnë si skllevër. Sipas shifrave të marra nga shoqata e bamirësisë “Barnardo”, që merret me mbrojtjen e fëmijëve dhe që bashkëpunon me Ministrinë e Brendshme “Home Office” për të mbrojtur fëmijët viktima të trafikimit, po rritet me ritme alarmante numri ... Read More »

Hoti: Nuk ka vendim për rritje të pensioneve për 100 euro

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, në një konferencë për media të mbajtur sot, që për bazë kishte ligjin e ri për prokurim, tha se rritja e pensioneve për 100 euro, e trumbetuar dje në medie, është vetëm një ide që pret aprovim. Hoti tha se “rritja e pensioneve për 100 euro, si ide, do të bëhet duke filluar një aksion ... Read More »

Edi Rama debaton ashpër me Kim Mehmetin

Në promovimin e librit të Rudina Xhungës, “Edhe një Shqip”, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe shkrimtari e publicisti i njohur, Kim Mehmeti, politikanja nga Kosova Mimoza Kusari-Lila dhe botuesi Piro Misha. Megjithatë nuk mungoi debati mes Edi Ramës dhe Kim Mehmetit. GSH ka zbardhur dialogun e mëposhtëm: Edi Rama: Erdha si i ftuar se promovohet libri, por ... Read More »

Kush ka qenë spiun i UDB-së, Thaçi apo Kurti? (VIDEO)

Debatet mes Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit kanë qenë të shpeshta, ndërsa disa herë edhe e kanë kaluar cakun. Një ndër akuzat më të rënda që të dy i kanë bërë njëri-tjetrit ka qënë edhe ajo se kanë qenë agjentë të UDB-së serbe. Më herët, kreu i PDK-së ka akuzuar Kurtin se përmes derës së ish-kryeministrit serb Ivica Daçiç, që ... Read More »

Tryeza e pozitës dhe opozitës, mision i pamundur (Video)

Ditëve të fundit janë shtuar zërat se zgjidhja e vetme për të dal vendi nga kriza politike është dialogu në mes të pesë liderëve politik, partitë e së cilëve janë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës. Mirëpo se a është kjo një mundësi që duhet shqyrtuarnga këto subjekte, nuk është se po gjen shumë përkrahje nga partitë politike në vend. ... Read More »

Kanabisi “hyn” në Ballkan, Kroacia e legalizon në mjekësi

Kroacia miratoi të enjten ligjin që lejon shitjen dhe përdorimin e marijuanës dhe nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore, duke u bërë i pari vend ballkanik që lëviz në këtë drejtim. Vendimi erdhi pas një fushate gati njëvjeçare të nisur kur një pacient me sklerozë të shumëfishtë u burgos vitin e shkuar pasi e kultivoi bimën për të lehtësuar dhimbjen. ... Read More »