Lajmet e fundit

Lajme

Demokratët serbë hyjnë në zgjedhje me premtimin për mbrojtjen e Kosovës

Bordi Drejtues i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) ka miratuar një platformë parazgjedhore me 10 pika të titulluar “Vendi i Lirisë dhe i së Drejtës”. Si pikë e parë e kësaj platforme është “mbrojtja e integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit përmes forcimit të potencialeve, të cilat do të jenë të fokusuara në ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë brenda Serbisë”, ... Read More »

Bajrami: Ndërhyrjet në UP bëhen nga grupet e interesit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami në një intervistë dhënë për “Zërin”, ka thënë se ndikimi politik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, nuk është problem për aq sa e lejon ligji. Sipas tij, angazhimi i kuadrit akademik të Universitetit të Prishtinës në jetën institucionale dhe politike ka ndikuar në krijimin e epiteteve politike për UP-në. Zëri: Z. ... Read More »

Politika e Kosovës: Dëgjueshmëria deri në servilitet dhe manipulimi me “përkrahjen ndërkombëtare”!

Sa herë që është fjala për proceset si dialogu me Serbinë, hetimi dhe dënimi i pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte, ose ndonjë koncesion i palës kosovare përballë kërkesave serbe, ndërkombëtarët nuk ngurojnë të shprehin menjëherë përkrahjen e tyre për lidershipin kosovar. Analistë politikë dhe njohës të çështjeve në Kosovë e kanë vërejtur këtë dhe mendojnë se ... Read More »

Naim Rashiti: dikur mund të jetë vonë!

Qeveria dhe partitë opozitare vazhdojnë të kenë qëndrime të kundërta për mënyrën e zgjidhjes së krizës politike me të cilën po përballet vendi. Që nga 22 shtatori, opozita ka bllokuar me mjete të ndryshme mbajtjen e seancave të Kuvendit, për shkak të marrëveshjeve të Qeverisë të arritura në bisedimet me Serbinë dhe shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi. ... Read More »

A u largua “Parku i Paqes” mbi urën e ndarjes në Mitrovicë?

Autoritetet në Kosovë thanë se që nga dje ka filluar riparimi i urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe largimi i parkut të paqes, një hapësirë e gjelbër e vendosur nga serbët e veriut të Kosovës. Largimi i parkut të paqes dhe riparimi i urës kryesore mbi lumin Ibër financohet nga Këshilli Evropian dhe është pjesë e marrëveshjes së ... Read More »

Këtë vit, katër raste të reja me HIV/AIDS

Sëmundja vdekjeprurëse e infeksionit HIV, këtë vit ka prekur edhe katër persona të tjerë. Në mesin e 23 pacientëve, sa aktualisht po trajtohen në Klinikën Infektive në Prishtinë, katër janë që u identifikuan këtë vit. Në këtë klinikë thonë se janë të përgatitur mjaftë mirë për trajtimin e këtyre pacientëve, dhe janë të furnizuar me terapi edhe për një vit. ... Read More »

Mitrovica e Veriut do të ndërtojë qendër të zjarrfikëseve nga fondi i veriut

​Fondi për zhvillimin e Veriut ende nuk ka filluar të shfrytëzohet nga përfaqësuesit e komunave serbe në veri të Kosovës. Për më shumë se një vit janë mbledhur më shumë se 7.3 milionë euro nga dy pikat doganore në veri, Bërnjak dhe Jarinje. Ky fond menaxhohet nga një bord i cili drejtohet nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, një përfaqësues ... Read More »

“Minatori” i mbyllur

Nuk ka rënë zilja këtë shtator si në objektet e tjera shkollore. As zë nxënësish e mësimdhënësish nuk është dëgjuar brenda mureve të tij. Kështu ndodh përherë. Prejse i është vënë dryni para 5-6 vjetësh. Prej kësaj kohe “Minatori” qëndron i mbyllur për nxënës. Të vetmit që ia hapin derën janë disa të rinj që e shfrytëzojnë për të ushtruar ... Read More »

Podgorica në gjendje të jashtëzakonshme: protesta anti-qeveritare edhe në Mal të Zi (Video)

Liderët anti-qeveritar të bashkuar nën emrin Fronti Demokratik, Andrija Mandic, Nebojsha Medojeviç dhe Branko Radulovic, kanë thirrur protesta edhe për nesër, për të detyruar Qeverinë të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, njoftojnë mediat në Mal të Zi. Policia e Malit të Zi, ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestën e thirrur nga opozita, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit ... Read More »

Limaj: S’mund të heshtim para shkeljes së interesave të Kosovës

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka komentuar këtë të shtunë, nga një aktivitet me degën e partisë së tij në Gjakovë, zhvillimet e fundit politike në vend. Ai tha se subjekti i tij politik nuk mund të heshtë për diçka që është kundër interesit të Kosovës. “Prandaj jemi rreshtuar aty ku jemi, për të mbrojtur interesin e vendit ... Read More »