Lajmet e fundit

Lajme

Xhemshit Krasniqi dyshohet për krime lufte në territorin e Shqipërisë

Një gjyqtar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës i ka caktuar sot masën 30 ditëshe të paraburgimit ish eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhemshit Krasniqit, i dyshuar për krime të luftës. Këtë e konfirmoi për KALLXO.com, Haxhi Millaku, avokat i Xhemshit Krasniqit. Millaku tha se klienti i tij dyshohet për krime lufte në pranverën e hershme të vitit 1999 në ... Read More »

Haradinaj paralajmëron edhe bllokimin e punës së Qeverisë (Video)

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, thotë se opozita nuk do të lejojë zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe. Ai thotë se do të bllokohet edhe puna e Qeverisë. Në një intervistë për RTK’në, ai ka thënë se edhe nëpërmjet protestave por edhe formave tjera, do të pengohet Parlamenti, për të mos e lejuar kalimin e marrëveshjeve dhe Qeveria ... Read More »

Thaçi: Askush më s’do të na vonojë në rrugën evropiane

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi, përmes një postimi në facebook, ka evokuar sonte ditët e shembjes së murit të Berlinit para 26 viteve dhe njëkohësisht ka porositur se Kosovën s’ka më kush ta ndalë në rrugën e saj evropiane. “Para 26 vite isha student kur muri i Berlinit u shemb dhe Kancelari Kohl dhe ... Read More »

Isa Mustafa, VV-së, AAK-së dhe NISMA-së: Merrmani jetën, se nuk dorëzohem!

Shkrimi i plotë: Te nderuar veprimtarë të VV dhe përkrahës nga AAK dhe Nisma Unë ju ftoj ta sulmoni Kryeministrin e Republikës së Kosovës, me vezë me gurë, me yje te metaltë, me plumba, me çfarë të doni! Mund ta dëmtoni, mund ta verbëroni, mundeni edhe t’ia merrni jetën. Ai nuk e ka ndërmend të dorëzohet. Ju siguroj se Gjykatat ... Read More »

Ministrat serbë kërkojnë edhe një gjykatë të veçantë (VIDEO)

Ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës, po kërkojnë një strukturë të veçantë gjyqësore brenda sistemit të drejtësisë. Është ministri për Kthim dhe Komunitete Dalibor Jevtiq, ai i cili këtë çështje e ka ngritur për shqyrtim dy herë vetëm brenda ditës së mërkurë. Ai ka thënë se duhet të shikohet mundësia për një njësi gjyqësore për një panel që veçanërisht do ... Read More »

Policia e Pejës arreston “kikirikët” (VIDEO)

Policia e rajonit të Pejës ka arrestuar 7 të mitur për vjedhjen e disa baterive që kanë ndodhur në këtë qytet. Sipas zëvendës komandantit të policisë Teki Syla deri tek arrestimi erdhi pas një hetimi disa mujor. Syla po ashtu ka thënë se këta të mitur i takonin grupit problematik të njohur si “kikirikat” të cilët u sollën në stacion ... Read More »

Zhbogar: Dhuna nuk duhet t’i zëvendësoj argumentet

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka thënë se opozita nuk duhet ta bllokojë Kuvendin, pasi që kjo nuk demokratike. Zhbogar në një intervistë në RTK e ka cilësuar edhe si sulm gjuajtën me vezë nga kryeministrit në seancën e kaluar. Sipas tij, dhuna nuk duhet t’i zëvendësoj argumentet kur ato mungojnë. Po ashtu, ai ka thënë ... Read More »

LDK: Dënimet simbolike inkurajojnë sulmet ndaj institucioneve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj dënimit simbolik të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët sulmuan me vezë kryeministrin Isa Mustafa në Podujevë, duke konsideruar se ky është një lloj inkurajimi dhe nxitje për vazhdim të formave të tilla të sjelljes. Duke rikonfirmuar respektin dhe mbështetjen e parezervë për punën dhe pavarësinë e organeve të drejtësisë, Lidhja Demokratike e ... Read More »

Sheholli:Nuk do të habitesha fare që vet Jabllanoviq e ka plasuar këtë lajm me qëllim që të diskreditojë një figurë politike siç është Ramush Haradinaj…

Mediat serbe të martën publikuan një lajm, ku thuhej se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj i kishte dhënë 100 mijë euro ish-liderit të Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviq. Ky lajm bëri që të reagojë vet Haradinaj, i cili përmes një komunikate për media, akuzoi kryeministrin Isa Mustafa, se po mundohet që të diskreditojë figurën e tij. ... Read More »

Reagon Jabllanoviq: Nuk kam marrë asnjë cent nga Haradinaj. Do t’i padis të gjithë

Kreu i Listës “Srpska”, Aleksandër Jablanoviq i ka deklaruar gazetës online të Beogradit, “Veçernje novosti”, sot se kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj nuk ia ka dhënë 100 mijë atij. “Akuza se kam marrë para nga Ramush Haradinaj, për të hyrë në qeveri më të, është një gënjeshtër e drejtuar në prishjen e imazhit tim dhe nuk ka të bëj me të vërtetën”, ... Read More »