Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë arrestuar një person nga Komuna e Suharekës, për të cilin dyshohet se ka pasur kontakte me grupin e tre të dyshuarve nga rajoni i Prishtinës, të përfshirë në rastin e vrasjes së Egzon Mazrekut dhe plagosjen e babait të tij, javën e kaluar në fshatin Sopi, shkruan sot Koha Ditore. Zëdhënësi i Policisë Rajonale ... Read More »
Author Archives: Kosovanews
SHBA-ja nuk përkrah asnjë kandidat individual për president
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e përkrahin asnjë kandidat individual për t’u zgjedhur president i Kosovës. Kështu ka thënë zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Philip Drewry, i pyetur nga “Koha Ditore” të komentojë deklaratat e zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, i cili, të martën, tha se SHBA-ja e përkrah zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe se SHBA-ja “e di ... Read More »
Thaçi paralajmëron BE-në për pasoja nëse zvarritet integrimi
Bashkimi Evropian është paralajmëruar nga Prishtina se mund t’i cenohet siguria nëse nuk e përshpejton rrugën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, shkruan sot Koha Ditore. Dita e parë e konferencës ndërkombëtare “Gërmia Hill”, e cila ka mbledhur rreth 200 pjesëmarrës, ka nisur me diskutimet për rreziqet që i kanosen Ballkanit nga radikalizmi, ekstremizmi dhe ndikimi i Rusisë. Teksa ... Read More »
Task-forcë për trajtimin e 90 mijë lëndëve
Një trupë prej dhjetëra bashkëpunëtorësh e këshilltarësh ligjorë është paraparë të krijohet me synimin për të zgjidhur rreth 90 mijë lëndë për kundërvajtje, që gjykatat nuk u kanë dhënë epilog deri tash, shkruan sot Koha Ditore. Ekzekutivi synon që zgjidhja e tyre të bëhet brenda katër vjetësh. Kjo “reformë” në drejtësi është sponsorizuar nga Ministria e Financave dhe është miratuar ... Read More »
Dyshime për ndërhyrje në procesin e përzgjedhjes se Auditorit të Përgjithshëm
Eliminimi i të gjithë kandidatëve nga gara për Auditor të Përgjithshëm, të cilët aktualisht punojnë në Zyrën e Auditorit, ka shkaktuar pakënaqësi te disa prej tyre, shkruan sot Koha Ditore. Katër nga kandidatët që nuk kanë arritur të hyjnë në rrethin e ngushtë e kanë akuzuar Komisionin vlerësues për përzgjedhje joobjektive dhe mungesë të madhe të transparencës. Pakënaqësitë i kanë ... Read More »
Shefi i AKI-së, i heshturi i fuqishëm
Agron Selimaj sot mbushi një vit nga emërimi i tij në krye të Agjencisë së Kosovës për inteligjencë (AKI). Zyrtari i lartë dhe më i heshtur në vend, për një vit, arriti ta ndihmojë policinë me shumë informacione që çuan në arrestim e shumë personave që synonin t’i bashkoheshin organizatave terroriste. Por rastet e fundit si ai në xhaminë e ... Read More »
Vazhdon beteja për kufijtë e Mitrovicës
Kryetarët e dy komunave të Mitrovicës, Agim Bahtiri (jug) dhe Goran Rakiq (veri), kanë vazhduar betejën për kufirin që ndan dy komunat. Bahtiri po kërkon të respektohet Pakoja e Ahtisarit, ndërsa Rakiq pretendon që t’ia marrë jugut katër fshatra shqiptare dhe gjithë rrjedhën e lumit Ibër Mitrovicë. Definimi i kufijve administrativë në mes të dy komunave të Mitrovicës, asaj jugore ... Read More »
Punëtorët e Fabrikës së Tubave protestojnë para AKP-së
Ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave të Ferizajt, të cilët çdo të hënë tubohen në sheshin e qytetit “Adem Jashari” në Ferizaj, ditë më parë kanë marrë vendim që sot të mbajnë edhe një protestë para Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP). Në njoftimin për media thuhet se kjo është protesta e 130 që po mbajnë, në kërkim të të drejtave të ... Read More »
A URINONI PARA SEKSIT edhe ju? Ja përse nuk do të duhej ta bënit këtë
Shumica e njerëzve përpiqet që të bëjë nevojën e vogël para se të bëjnë seks. Disa e bëjnë këtë nga frika në mos do t’u shfaqet nevoja që të urinojnë gjatë seksit, ndërkaq të tjerët sepse kanë dëgjuar se në atë mënyrë pengojnë infeksionet urinare. Mirëpo, kjo është krejtësisht e gabuar, posaçërisht për femrat, transmeton Telegrafi. Mjekët tërheqin vërejtjen që ... Read More »
Malta premton se do ta përkrahë Kosovën gjatë presidencës së BE-së
Një delegacion me zyrtarë të lartë shtetërorë të Republikës së Maltës, i kryesuar nga Ministri i Punëve të Jashtme i këtij shteti, George Vella, janë pritur sot në takim nga ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku. Gjatë takimit palët kanë konsideruar se raportet mes Kosovës dhe Maltës janë të shkëlqyera dhe kanë diskutuar për bashkëpunimin bilateral e agjendën evropiane të ... Read More »