Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Fyle: Kosova e Serbia do të arrijnë marrëveshje të tjera

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Stefan Fyle e ka kualifikuar marrëveshjen mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, si “kthesë historike” në rrugën drejt Evropës. Në konferencën vjetore që i kushtohet Ballkanit Perëndimor, Fyle paralajmëroi se Marrëveshja e prillit në Bruksel ishte vetëm e para, sepse, sipas tij, Kosova e Serbia do arrijnë edhe marrëveshje të tjera ... Read More »

Bahtiri: Për 6 muaj do ta largoj barrikadën

Ju garantoj se për 6 muaj do të largohet barrikada dhe qytetarët do të lëvizin lirshëm nëpër urën e Ibrit që tani është e bllokuar, dhe kjo do të arrihet me zhvillim ekonomik. Këto premtime i ka bërë kryetari i ardhshëm i Mitrovicës, Agim Bahtiri, para simpatizantëve të AKR-së, të hënën në qendër të Mitrovicës. Ai ka falënderuar LDK-në për ... Read More »

PDK e para, me 11 mijë vota më shumë se LDK-ja

(E plotësuar) – Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale 2013 për Kuvendet Komunale. Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës është e para në nivel vendi në bazë të numrit të votave dhe numrit të ulëseve, nëpër kuvendet komunale që ka fituar në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, Partia ... Read More »

Bullgaria premton mbështetjen e Kosovës në OKB

Bullgaria premton mbështetjen e Kosovës në anëtarësimin e saj në OKB. Shumë shpejtë të dyja vendet do të lidhin marrëveshjet për tregti, ekonomi, kulturë dhe arsim, ndërsa tashmë kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në fushën e Integrimeve Evropiane dhe Euro-Atlantike. Ministri i Punëve të Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka nënshkruar memorandumin të hënën në Sofie me ministrin e Punëve të ... Read More »

DnV: KQZ të mos vonojë procesin e certifikimit të rezultateve

Demokracia në Veprim vlerëson se procesi zgjedhor në raundin e dytë për kryetar komunash ka realizuar në masë të madhe standardet demokratike dhe si i tillë ka garantuar zgjedhje të lira, të drejta dhe të barabarta, me përjashtim të disa parregullsive që vazhdojnë të përcjellin në vazhdimësi procesin zgjedhor në Kosovë. Në një deklaratë preliminare lidhur me procesin zgjedhor për ... Read More »

“Llamkos” ndal prodhimin

Fabrika e llamarinës në Vushtrri, e cila së fundmi është privatizuar nga “Core Group”, një konzorcium anglez, ka dy muaj që e ka ndërprerë prodhimin. Për shkak të vështirësive që ka hasur konzorciumi në vitin 2013 ka arritur t’i prodhojë vetëm rreth 7 mijë tonë llamarinë të zinkuar. Një prej anëtarëve të menaxhmentit të fabrikës “Llamkos Galva Steel”, Nysret Gërxhaliu, ... Read More »

Mustafa: Urime Shpend, suksese në punë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari në largim i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, gjatë një konference për media të mbajtur të hënën, i ka uruar kundërkandidatit të tij nga Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, fitoren e tij. “Me gjithë përkrahjen e madhe që kemi marrë nga qytetarët, ne nuk kemi arritur të fitojmë në garën për kryetar të Prishtinës. ... Read More »

Befasitë e balotazhit

Zgjedhjet e balotazhit kanë sjellë diçka të papritur në opinionin kosovar, por kanë demantuar edhe shumicën e analistëve në Kosovë e rajon. Kandidati i “Vetëvendosjes”, Shpend Ahmeti, ka përmbysur liderin e opozitës, kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, në garën për Prishtinën. Sipas rezultateve preliminare, Ahmeti ka fituar rreth 250 vota më shumë se kryetari i deritanishëm i Prishtinës. Megjithatë, Mustafa ... Read More »

Jacobson: Shpendi e Mimoza u shkolluan në Amerikë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracy Jacobson ka uruar që në orët e hershme fituesin e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe atë të Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila duke thënë se janë pikërisht këta të dy që janë shkolluar në SHBA.“Dy nga kryetarët e ri të komunave në Kosovë, Mimoza Kusari dhe Shpend Ahmeti janë të diplomuar tek Ron Brown ... Read More »

Harta politike pas zgjedhjeve lokale

Zgjedhjet lokale në Kosovë kanë krijuar një hartë të re politike, nëse merren parasysh fitoret e kandidatëve për kryetar në secilën komunë veç e veç. Përmbysjet më të mëdha kanë ndodhur në Prishtinë, Gjakovë, Ferizaj, Mitrovicë të jugut, Pejë, Gjilan, Lipjan e Malishevë. Partia Demokratike e Kosovës, me kandidatët e saj për kryetar, ka fituar në 10 Komuna. PDK ka ... Read More »