Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2014 do të arkëtojë mbi 100 milionë euro nga emetimi i letrave me vlerë. Ministri i Financave (MF), Besim Beqaj, tha për Radio Kosovën se qeveria ka potencial për huazim të brendshëm, dhe është duke u përgatitur të kalojë edhe në instrumente financiare afatgjata. Njëkohësisht do të zgjerojë listën e institucioneve që mund të blejnë ... Read More »
Author Archives: Kosovanews
Pesë ditë fushatë për balotazh
Subjektet politike i kanë intensifikuar përgatitjet e tyre për t’u ballafaquar me njëra-tjetrën në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet më 1 dhjetor. Përfaqësuesit e PDK-së, të LDK-së, të AAK-së, të Vetëvendosje!-s dhe të AKR-së e kanë vlerësuar të mjaftueshme kohëzgjatjen pesëditore të fushatës së balotazhit. Nënkryetari i Partisë Demokratike Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë të ... Read More »
Thaçi: Pres zgjedhje të mira në veri
Kryeministri i Kosovës ka thënë në mbledhjen e qeverisë se janë bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet në tri qendra votimi në veri të Kosovës. Ai ka thënë se i gjithë spektri vendor e ndërkombëtar tashmë janë përgatitur për këtë proces. Thaçi ka thënë se zgjedhjet do të organizohen sipas standardeve evropiane. Ai ka thënë se pret dalje masive të ... Read More »
Policia kërkon adresën e kërcënuesit
Policia e Kosovës nuk ka arritur të zbulojë se kush qëndron prapa kërcënimit me “sulme të tmerrshme dhe të dhimbshme”, nëse nuk lirohen gjashtë të arrestuarit, të dyshuar për përgatitjet të sulmeve terroriste. “Xhemati i TeHuidit dhe Xhihadit në Kosovë”, është përmendur edhe më herët, por, sipas burimeve nga Policia, nuk ka pasur shenja se ekziston si organizatë, e cila ... Read More »
Deputetët, 170 mijë euro shpenzime të rrugës
Përpos pagave dhe mëditjeve, deputetët e Kuvendit të Kosovës kompensohen me rreth 4000 euro në vit për shpenzimet e rrugës, ndonëse shumica prej tyre banojnë në Prishtinë. Sipas një dokumenti të siguruar nga gazeta “Zëri”, gjatë vitit të kaluar shpenzimet e rrugës për 75 ligjvënës kosovarë kanë arritur shumën prej mbi 170 mijë euro. Përpos pagës mujore prej rreth 1500 ... Read More »
Mustafa: Do të jem kryetar i Prishtinës
Isa Mustafa nuk druan se mund ta humbë pushtetin në Prishtinë, në garën e balotazhit që do ta zhvillojë më 1 dhjetor me Shpend Ahmetin e Lëvizjes Vetëvendosje. Këtë komoditet e ka krijuar nga bindja se Ahmeti nuk ka ndonjë pikë të fortë me të cilën mund ta sfidojë seriozisht. Për këtë qëllim ka vendosur të mos bëjë koalicion me ... Read More »
Mashtrime për rritje të pagave
Premtimet e kryeministrit Hashim Thaçi të bëra gjatë fushatës për rritjen e pagave në sektorin publik, ku për kategori të caktuara ka premtuar edhe rritje deri në 100 për qind, po dalin se janë premtime të pambuluara me buxhet. Në projekt-buxhetin e vitit 2014, të cilin qeveria e ka dorëzuar në Kuvend për miratim, është paraparë fondi prej 48 milionë ... Read More »
Përkohësisht zhbllokohet Kuvendi
Kuvendi i Kosovës është zhbllokuar përkohësisht dhe do të mbaj seancë të re parlamentare këtë të enjte pa pikat kontestuese siç janë formimi i komisionit hetimor për privatizimin e PTK-së dhe votimi i raportit qeveritar për privatizimin e PTK-së. Me pajtimin e shefave të grupeve parlamentare është arritur në mbledhjen e kryesisë, propozim ky i kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi. ... Read More »
Votat e pavlefshme rrezikojnë procesin
Ish-drejtuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Mazllum Baraliu dhe Adnan Merovci, janë shprehur të shqetësuar me daljen e më shumë se 100 mijë fletëvotimeve të pavlefshme. Për këtë numër të votave të pavlefshme ata e kanë kritikuar KQZ-në dhe organet e saj. Dalja e më shumë se 100 mijë fletëvotimeve të pavlefshme në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit është ... Read More »
A ka më të fortë se Ronaldo? Shifrat thonë ‘JO’
Seria e golave të Cristiano Ronaldos nuk ka fund. Pas tregolëshit të shënuar ndaj Real Sociedadit, ylli portugez ka arritur në kuotën e 24 golave në total këtë sezon – 16 në La Liga dhe 8 në Ligën e Kampionëve, respektivisht 62 gola në vitin 2013. CR7 është favorit për ta fituar çmimin ‘Pichichi’, ku e ka për kundërshtar serioz ... Read More »