Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Nju Jorku pushtohet nga zombit dhe shtrigat

Halloween, Nju Jorku pushtohet nga zombit dhe shtrigat Halloween është një festë masive amerikane që vitet e fundit është eksportuar me shpejtësi në shumë vende të tjera të botës. E kush më mirë se amerikanët mund ta festojë atë? Mijëra persona dolën në rrugët dhe sheshet e Nju Jorkut mbrëmjen e 31 tetorit. Karakteri i preferuar prej shumicës ishte zombie, ... Read More »

Miriam Cani: Ja pse u largova nga DWS

Pas lajmit zyrtar që ajo tashmë është larguar nga Dancing With the Stars, Miriam Cani ka shpjeguar aresyet e largimit. Për të larguar çdo lloj keqkuptimi apo keqinterpretimi që po qarkullon në media përsa i përket largimit tim nga Dancing, dua t’ju them: Fakti që nga produksioni u ndryshua në moment të fundit marrëveshja fillestare që kam patur (ku përfshihen ... Read More »

Roma në histori, rekord me 10 fitore radhazi

Roma në histori, rekord me 10 fitore radhazi Fitore historike për Romën në “Olimpico” kundër Chievo-s. Të besuarit e Rudi Garcia-s arrijnë të mposhtin 1-0 kundërshtarët e drejtuar nga Sannino, sigurojnë fitoren e 10 radhazi në këtë fillim sezoni dhe thyejnë rekordin e Juventusit të Fabio Capello-s, në sezonin 2005-2006. Në pjesën e parë, verdhekuqtë vuajnë prej presingut të veronezëve, ... Read More »

Diana Sopjani, kampione botërore në kickbox

Dëshmitë se nuk janë vetëm meshkujt shqiptarë të suksesshëm në sportet luftarake, por edhe femrat kemi tashmë nuk janë të rralla. Më e reja na vjen nga Kreta, Greqi, ku Diana Sopjani, 15 vjeçe nga Gjermania ka fituar medaljen e artë dhe titullin e kampiones botërore në kickbox. Kjo ka ndodhur më 25 tetor. Diana bën gara në kategorinë deri ... Read More »

V4 e mbështet zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor

Grupi Vishegradi 4, i përbërë nga Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia, ka thënë të enjten se në mënyrë të fuqishme e mbështet përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, për ta garantuar stabilitetin në rajon, që shpeshherë ishte shkatërruar nga luftërat dhe konfliktet etnike, shkruan e përditshmja Wall Street Journal, lidhur me takimin e fundit të grupit V4, ... Read More »

Një i arrestuar për goditje me thikë në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me thikë viktimën. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nënë Terezë” në Fushë Kosovë. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore, për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin ... Read More »

Hoxhaj: Serbia duhet të bëjë më shumë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj pret që në veri, në zgjedhje të ketë një pjesëmarrje prej 30 për qind të qytetarëve serbë. Në intervisten për gazetën austriake Der Standard Hoxhaj ka theksuar se “Beogradi nuk ka shpërbërë të gjitha strukturat në veri dhe se disa prej tyre ende po i mbështet dhe ato tani po operojnë nga shtëpitë ... Read More »

Shahini: Ky është buxhet i konsumit

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka deklaruar se buxheti i Kosovës është më shumë i konsumit dhe nuk ka sjellë ndonjë ndryshim të madh, i cili do të kishte efekt në zhvillimin e shpejtë të Kosovës. Sipas Shahinit, Kosova, edhe pse buxhetin po e drejton më shumë tek investimet publike, është në rrugë të mirë të ... Read More »

Sot përfundon fushata e partive politike

Pas një muaj fushatë elektorale, sot të gjitha partitë politike kanë ditën e fundit që do të mund t’i bindin qytetarët për t’i votuar, kurse nesër është heshtja parazgjedhore. Rregullsia e zgjedhjeve të 3 nëntorit vlerësohet e një rëndësie jetike, pasi vetëm si të tilla do ta ndihmojnë vazhdimin e përparimit të Kosovës drejt rrugës evropiane, megjithatë prokuroria deri tash ... Read More »

Zbutet historia!

Autorët e teksteve shkollore, kanë refuzuar 80% të kërkesave të Komisionit për rishikimin e teksteve shkollore, që të bëhen korrigjimet e librave të historisë nga klasa e pestë deri në klasën e 13-të. Autorët thonë se nuk e kanë pranuar asnjë vërejtje, që ka qenë me motive politike. Kurse përfaqësuesit e komisionit për korrigjime, thonë se me autorët e teksteve ... Read More »