“3 nëntori do të mbetet në historinë e Kosovës si një nga datat më të rëndësishme” ka thënë udhëheqësi i delegacioni të Parlamentit Evropian Eduard Kukan. Ai tha se megjithëse këto zgjedhje janë komunale ato do të kenë ndjesi evropiane. “Ne shpresojmë që këto zgjedhje të jenë të ndershme të rregullta, të ketë pjesëmarrje të madhe të votuesve dhe të ... Read More »
Author Archives: Kosovanews
Gjenden 87 migrantë të vdekur në Sahara
Ekipet e shpëtimit në veri të Nigerit kanë gjetur trupat e dekompozuar të 87 migrantëve, të cilët kanë vdekur në shkretëtirën e Saharasë. Migrantët, të cilët kanë bërë përpjekje të kalojnë në Evropë, dyshohet se kanë vdekur nga etja, pasi automjeti i tyre është rrënuar pranë kufirit me Algjerinë. Shumica e tyre kanë qenë gra dhe fëmijë. Sipas shifrave të ... Read More »
Lekaj: Gjakova do t’i thotë po AAK-së
Në fushatën përmbyllëse të AAK-së në Gjakovë, kandidati i kësaj partie për kryetar të komunës, Pal Lekaj bëri thirrje të gjithë qytetarëve ta votojnë atë, duke thënë se Gjakova i ka thënë po AAK-së dhe Ramush Haradinajt. Ndërsa, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpreh se kryetari Lekaj ka punuar çdo ditë dhe me përkushtim për Gjakovë, derisa i ka ... Read More »
Çeku kërkon votën e turqve
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Agim Çeku, ka kërkuar votën e turqve në Prishtinë. Ai të enjten ka vizituar degën e Partisë Demokratike Turke të Kosovës duke kërkuar që të mbështetet dhe votohet nga turqit e Prishtinës, të dielën më 3 nëntor. Çeku ka thënë se ka kërkuar mbështetje dhe ka gjetur mbështetje nga kryetari ... Read More »
“Aleanca për Vitinë” mbylli fushatën parazgjedhore
Koalicioni i gjerë degëve të AAK-së, LDD-së, PDK-së “Aleanca për Vitinë” mbajti tubimin përfundimtar për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013. Kandidati për kryetar, Hafir Hoxha, theksoi se nën udhëheqjen e tij institucionet e Komunës së Vitisë do të funksionojnë sipas rendit ligjorë dhe do të jenë në shërbim të qytetarit. Ndërsa, anëtari i kryesisë së PDK-së në qendër, Xhevat ... Read More »
Top 10 talentët e botës, edhe Januzaj në listë
Gazeta e famshme sportive franceze “Lequipe” ka publikuar sot një listë të 10 talentëve më premtues sot në botë. Në klasifikimin e bërë është edhe emri i kosovarit, Adnan Januzaj. Madje Januzaj është i katërti në listë pas Kokes, Pogbas e Iscos. Në listë janë edhe yji si Cortuois, Draxler, Varane, Nastasic, Verrati e Schurrle. “Lequipe” në fund të vitit ... Read More »
Projektet energjitike në Ballkan. OJF: Dëmtojnë rëndë mjedisin
OJF-të nga i gjithë rajoni I Ballkanit janë duke shprehur shqetësime shumë serioze në lidhje me listën e 35 projekteve energjetike prioritare. Këto projekte janë miratuar nga Komisioni i Komunitetit Evropian të Energjisë në takimin e të enjtes së shkuar në Beograd, Serbi. “Vendimi për të mbështetur projekte që janë në konflikt me qëllimet e BE-së për mjedisin dhe klimën ... Read More »
Ashton: Zgjedhjet, moment kyç për Kosovën
Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se zgjedhjet e 3 nëntorit janë një moment kyç për të ardhmen e Kosovës dhe një element i rëndësishëm në zbatimin e Marrëveshjes së Prillit dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. “Shumë njerëz kanë punuar fuqishëm në përgatitjen e këtyre zgjedhjeve, si në Prishtinë, ... Read More »
Drita për turne në Suedi
Klubi i Hendbollit ‘DRITA’ nga Gjilani ne konkurrencën e femrave sot udhëtoi për ne Suedi ku do te marr pjesë ne turneun ndërkombëtar që organizon skuadra elite nga Suedia SKÖVDE , në bashkëpunim me Organizatën për Edukim dhe Sport të Kosovës, turneu fillon nesër dhe do të zgjasë deri ditën e diel. Vashat gjilanase nën drejtimin e prof Rifat Shabani ... Read More »
Film për jetën e Susan Boyle
Menjëherë pas lajmit se Susan Boyle do të jetë britanikja e parë që do të bëjë duet (pasvdekjeje) me Elvis Prelseyn, vjen një tjetër informatë për këngëtaren. Njoftimet më të reja thonë se do të xhirohet një film rreth jetës së sensacionit të spektaklit “Britain’s Got Talent”. “Janë duke u zhvilluar plane në atë drejtim, por do të ndodhë pakëz ... Read More »