Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Aktivistë të IQPM-së, rrahin përkrahësit e Thaçit

Aktivistët e IQPM-së së Malishevës kanë rrahur një grup përkrahësish të PDK-së në fshatin Bardh (Lladroviç). Ngjarja ka ndodhur në kohën kur PDK kishte organizuar një tubim elektoral në këtë zonë. Sipas PDK-së, aktivistë të IQPM-së kanë tentuar të pengojnë mbajtjen e tubimit elektoral të Partisë Demokratike të Kosovës, duke kërcënuar dhe shantazhuar përkrahësit e partisë së tyre. “Dje në ... Read More »

Kusari-Lila: 2014, vit i zhvillimit ekonomik për Gjakovën

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka siguruar qytetarët e Komunës së Gjakovës se do të punojë me përkushtim që nga 4 nëntori për përmirësimin e jetës së tyre. “Nga tubimi në tubim ne po rritemi dhe çdo ditë e më shumë po e vërej se qytetarët e Komunës së Gjakovës me padurim po e presin ... Read More »

Ivanoviq , Radosavljeviq, kërkojnë ndaljen e krimeve në veri

Qeveria e Serbisë është duke gabuar që me favorizimin e një liste po krijon artificialisht atmosferën e referendumit. Asociacioni i komunave serbe është çelës i zgjidhjes për shumë probleme, kanë thënë Oliver Ivanoviç dhe Nenad Radosavleviq. Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës, Oliver Ivanoviq,  tha se ka vendosur të kandidojë kryesisht për shkak të pakënaqësisë me gjendjen aktuale në ... Read More »

Për zgjedhjet e 3 nëntor janë akredituar 16.756 vëzhgues

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rekomandimet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, për akreditimin e Grupit  IV  dhe  V  të vëzhguesve për Zgjedhjet Lokale të 3 Nëntorit.Sipas njoftimit, në Grupin  IV  janë të akredituar 4.453 vëzhgues, kurse në atë  V   2.330 vëzhgues. Sipas njoftimit të ZRPP-së, deri më tani për zgjedhjet lokale 2013 janë akredituar 16 ... Read More »

Prapë shpërthim në pjesën veriore të Mitrovicës

Në pjesën veriore të Mitrovicës sot  në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, nga i cili për fat s’kishte viktima, por raportohet për dëme të konsiderueshme  materiale.Tanjug raporton se shpërthimi ka ndodhur në orën 3 e 15 minuta të mëngjesit në rrugën Sutjeska, nga i cili janë dëmtuar tri lokale. Por, shënjestër thuhet të ketë ... Read More »

Kurti dhe Muharremi vizitojnë Çarshinë e Gjatë në Pejë

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar takime në Çarshinë e Gjatë në Pejë dhe ka zhvilluar biseda me shitësit dhe pronarët e lokaleve në këtë zonë. Kryetari i VV-së, Albin Kurti, kandidati për kryetar të Pejës, Hivzi Muharremi, dhe kandidatët për asamblenë komunale në Pejë, kanë bashkëbiseduar me pronarët e dyqaneve në këtë pjesë të qytetit, për hallet e tyre dhe gjendjen ... Read More »

Vulin injoron ndalesat e Prishtinës

Përkundër paralajmërimeve të qeverisë në Prishtinë për ndalim të hyrjes në Kosovë të ministrit serb Aleksandar Vulin, ky i fundit të enjten paradite është shëtitur në veri të Kosovës, me përcjellje të policisë së Kosovës. Qeveria e Kosovës i ka refuzuar kërkesën Vulinit, dhe nuk i ka dhënë leje për të vizituar Kosovën, për shkak të, siç thuhet, mosrespektimit të ... Read More »

Thaçi i sjell në Prizren Erdoganin dhe Ramen

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të bëjë bujë në Kosovë. Vizita e tij me 23 tetor, kur edhe hapet terminali i ri në ANP ‘Adem Jashari’, do të ketë edhe agjendë tjetër. Burime të Reporteri.net brenda Qeverisë së Kosovës kanë bërë me dije se Erdogan do të bëjë një vizitë edhe në Prizren bashkë më ‘vëllanë’ e tij ... Read More »

FMN: Ballkani Perëndimor ende me probleme serioze

Ashtu si në rajone të tjera të ekonomive në zhvillim, tregjet financiare në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, kanë qenë nën presion që nga pranvera, vlerësoi Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e tij të fundit për situatën ekonomike në këtë rajon. Sipas raportit, vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë, përballen me probleme ... Read More »

Murati takohet me qytetarë për kafen e mëngjesit

Kandidati i LB-së për kryetar të Prishtinës, Z. Valon Murati, së bashku me ekipin e tij, sot në mëngjes u takua me qytetarë përmes aktivitetit “Kafja e mëngjesit me qytetarë”. Në një atmosferë miqësore, qytetarët u njoftuan drejtpërdrejtë nga z.Murati me parimet themelore mbi të cilat do të ndërtohet qeverisja lokale nën udhëheqjen e tij. Parimet themelore të cilat i ... Read More »