Mihjet sipërfaqësore më në fund do të mbesin pasuri shtetërore. Ato do të hiqen nga pakoja tenderuese e Termocentralit “Kosova e Re”. Ky është edhe një ndryshim që i bëhet pakos tenderuese në procesin e stërzgjatur për ndërtimin e këtij termocentrali nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Kreu i kësaj ministrie, Fadil Ismajli, tashmë e ka bërë të ditur për media ... Read More »
Author Archives: Kosovanews
Ambasadorja Jacobson: Dilni votoni
Ambasadorja Amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson përmes rrjetit social twitter ka ftuar qytetarët e Kosovës që të dalin në zgjedhje. Në postimin e saj në rrjetin social ajo ka thënë se shpreson në zgjedhje fer, dhe se do të jetë vetë vëzhguese e këtyre zgjedhjeve. “Do udhëtoj rreth Kosovës për të vëzhguar zgjedhjet. Shpresoj që do të jenë të ... Read More »
Daka: Nuk është hapur një vendvotim në veri
Kryetarja e KQZ, Valdete Daka, në konferencën e parë për media të këtij institucioni, ka konfirmuar se janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Kosovë janë hapur. “Vetëm një vendvotim në Mitrovicën veriore nuk është hapur për shkaqe teknike”, ka theksuar kryetarja Daka. Ajo ka sqaruar se në atë vendvotim nuk është shpërndarë materiali zgjedhor. “Nuk ka raportime për ... Read More »
Pacolli me plan për Januzajn
Një prej njerëzve më të pasur shqiptarë, Behgjet Pacolli, po angazhohet që ta sjellë në kombëtaren shqiptare, supertalentin e Manchester United, Adnan Januzaj. Nuk është vetëm FSHF-ja dhe Gianni de Biasi ata që po mendojnë se si ta joshin Adnanin që të zgjedhë kombëtaren shqiptare. Është edhe zëvëndëskryeministri i Kosovës ai që po angazhohet shumë për të sjellë yllin e ... Read More »
Komisionerët shqiptarë bllokohen në Lagjen e Boshnjakëve
Rreth 25 komisionerë shqiptarë të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët kanë qenë të paraparë të jenë nëpër qendrat e votimit në veri të Mitrovicës, nuk kanë arritur deri tani të shkojnë nëpër këto qendra. Ata nuk kanë transport për një gjë të tillë dhe janë duke pritur në Lagjen e Boshnjakëve, ndërsa mësohet se nga stacioni i Policisë së ... Read More »
Skenderaj, vritet kandidati i AAK-së për Asamble Komunale
Pas të shtënave me armë zjarri në Skenderaj, afër xhamisë, është vrarë kandidati i AAK-së për Asamble Komunale të Skenderajt, Bekim Birinxhiku, rreth moshës 37 vjeçare. Bëhet e dtur se në Birinxhikun është shtënë deri më tash nga persona të panjohur, derisa viktima ishte në veturë. Ngjarja ka ndodhur sot pasdite rreth orës 16:15, kur nga një veturë në lëvizje, ... Read More »
Pjesëmarrja e serbëve të veriut në zgjedhje-historike për Kosovën
Institucionet vendore, ndërkombëtare, partitë politike, e analistë, konsiderojnë se zgjedhjet lokale të 3 nëntorit janë historike për Kosovën, sepse, sipas tyre, prej shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, të gjithë qytetarët e vendit, duke përfshirë edhe serbët e veriut, të dielën do të votojnë për herë të parë. Ata kanë thënë se pjesëmarrja e serbëve të komunave qendrore në ... Read More »
ENEMO, “syri kritik” i zgjedhjeve në Kosovë
ENEMO prezantoi sot planin për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë. Sipas një njoftimi për medie, dje në Prishtinë kanë arritur vëzhguesit afatshkurtër, të cilët kanë marrë udhëzime mbi ambientin politik, specifikat e procesit zgjedhor, kodin e mirësjelljes së vëzhguesve, legjislacionin e zgjedhjeve dhe aspekte të tjera të rëndësishme për procesin e vëzhgimit. Vëzhguesit afatshkurtër do të grupohen me vëzhguesit afatgjatë, ... Read More »
Teknologjia dhe shërbimet sekrete
Andrew Parker Nuk ka dyshim se Britania e Madhe ka një nga njësitë më të zhvilluara dhe më efektive në kapacitetet dhe angazhimet e kundërterrorizimit në botë…Por në një kuptim Kundërterrorizmi si i tillë është një sugjerim i skajshëm. Më lejoni të shpjegoj se çfarë dua të them. Terrorizmi, për shkak të natyrës së tij dhe pasojave, është një fushë ... Read More »
MZHE garanton furnizim me rrymë gjatë zgjedhjeve
Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi me të cilin institucionet kompetente zotohen që gjatë procesit zgjedhor të sigurojnë furnizim të rregullt me energji elektrike. Marrëveshja është nënshkruar nga kreu i MZHE-së, Fadil Ismajli dhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ndërsa të pranishëm ishin edhe drejtuesit e ZRRE-së, KEK-ut, KOSTT-it dhe KEDS-it. ... Read More »