Qeveria e Kosovës ka mirëpritur të premten faktin që Komisioni Evropian ka ndërmarrë hapin e publikimit të Raportit për përmbushjen e kërkesave të Udhërrëfyesit për liberalizim të vizave, proces ky që kushtëzohet me përmbushjen e tetë detyrave. Opozita, ndërkaq, ka kërkuar përgjegjësi nga Ekzekutivi, pas dështimit për të përmbyllur gjithë rekomandimet, Nëpërmjet një komunikate shtypi, Ekzekutivi e ka mirëpritur qartësimin ... Read More »
Author Archives: Kosovanews
Opozita: Më 9 janar,fundi i Qeverisë “Mustafa-Thaqi”
Partitë opozitare po përgatiten që protesta e paralajmëruar për 9 janar të vitit të ardhshëm të jetë më masivja, me ç’rast, sipas tyre, do të përfundojë edhe qeverisja e Isa Mustafës, njësoj siç i përfundoi pas protestave të këtij fillimviti edhe ish-ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq. Më 9 janar 2016, tri partitë opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, AAK dhe “Nisma ... Read More »
Bordi i AKP-së, i jashtëligjshëm dhe me emra politikë
Një votim i paprecedent është bërë nga Kuvendi i Kosovës në seancën e së enjtes. Është votuar Bordi prej tetë anëtarëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, duke u mbështetur në një ligj i cili ende nuk është i plotfuqishëm, Votimi i tetë anëtarëve të bordit është në kundërshtim me Ligjin e AKP-së, që aktualisht është në fuqi. Deputetët i kanë ... Read More »
Sot në Malishevë Opozita proteston
Tri partitë opozitare, VV, AAK dhe Nisma do të mbajnë sot manifestimin e radhës në qytetin e Malishevës. Ato protestën e kanë paralajmëruar, si rëndom , për të kundërshtuar ndaj dy marrëveshjeve të Qeverisë së Kosovës,Asociacionit të Komunave serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi, Kështu kanë njoftuar dje liderët e partive opozitare pas një takimi të përbashkët. Protesta është ... Read More »
Presidentja sot mban fjalimin vjetor në Kuvendin e Kosovës
Sot, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga do të mbajë fjalimin e vet të rregullt vjetor para deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Seanca është parapa të nis në orën 11:00, ndërsa është thënë se nuk do të pengohet nga opozita e bashkuar, Opozitarët kanë thënë se do të protestojnë sikurse me mysafirët ndërkombëtarë që iu drejtuan Kuvendit në seancat e kaluara. ... Read More »
Opozita proteston sot në Pejë
Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë thirrur për sot protestë në Pejë. Protesta e sotme kundër marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, vjen pas atyre të javës së kaluar në Gjakovë dhe Gjilan, ndërsa do të pasohet nga protesta e së enjtes në Malishevë dhe ... Read More »
Shuplaka e BE-së!
Ish-kryeministri dhe tani zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, që nga viti 2010 vazhdimisht ka premtuar se liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejt, ndërsa së fundi ishte i bindur se rekomandimi për heqjen e vizave do të ndodhë në vitin 2015. Megjithatë, dje edhe zyrtarisht u bë e ditur se s’ka liberalizim të vizave për kosovarët. Kjo është konfirmuar ... Read More »
Jahjaga priti udhëheqësin e Delegacionit të Paqes HWPL nga Koreja Jugore
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim udhëheqësin e Delegacionit të Paqes HWPL nga Koreja Jugore, Man Hee Lee. Presidentja Jahjaga e përgëzoi për angazhim e tij në vendosjen e paqes në botë dhe shprehu mbështetjen e Kosovës për nisma të këtilla. Lee e njoftoi presidenten Jahjaga me aktivitetet që zhvillon Delegacioni i Paqes HWPL ... Read More »
A hoqi dorë Meta nga ndërmjetësimi në krizën politike në Kosovë?
Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, filloi një iniciativë me qëllim ndërmjetësimin te liderët politik të Kosovës, në tentim për t’i gjetur zgjidhje krizës politike. Por me sa duket iniciativa e Metës ka përfunduar në të njëjtën ditë edhe kur filluar. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Skender Minxhozi, sot në një ligjëratë të mbajtur në Kolegjin ISPE, i pyetur ... Read More »
Minatorët e moshuar mbesin pa pensione
Rreth 70 ish-minatorë të kombinatit metalurgjik “Trepça” që nga muaji prill kanë mbetur pa pensione të parakohshme. Kjo për arsye se Ligji për Skemat Pensionale të financuara nga shteti, i cili është miratuar në maj të vitit 2014, ka paraparë se të drejtën e pensioneve të parakohshme mund ta gëzojnë të gjithë punëtorët prej moshës 50 – 65 vjeç. Ish-minatorët ... Read More »