Nga Ndriçim Kulla Kulla shkruan se do të ishte më mirë për Kosovën që të mos zgjidhej Hashim Thaçi president dhe Tirana zyrtare mund të kontribuojë në këtë drejtim. Situata politike në Kosovë është e tillë që kërkon qasje të tjera më fleksibile, sesa ruajtja me zor e marrëveshjes Thaçi-Mustafa. Tirana zyrtare, në dukje ka marrë përsipër një rol ndërmjetësimi ... Read More »
Author Archives: Kosovanews
Gjykata Speciale në tetor të 2016 ngre aktakuzat e para
Aktakuzat e para për krimet e supozuara të UÇK-së nuk do të mund të ngrihen para tetorit të vitit të ardhshëm. Kështu bëjnë të ditur burime ndërkombëtare të gazetës “Zëri”, sipas të cilëve, deri në atë kohë pritet të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme nga ana e institucioneve ndërkombëtare dhe vendore. Javë më parë është raportuar se shumë dëshmitarë ... Read More »
Qeveria konfirmon finalizimin e Dekretit për Asociacionin
Nëpërmjet një “demanti”, Qeveria e Kosovës ka konfirmuar të martën finalizimin e Dekretit, me të cilin është paraparë të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe shkruan sot Koha Ditore. Me të, vetëm ka thënë që veprimi ishte ndërmarrë para se Marrëveshja e parimeve mbi bazën e të cilave do të themelohet Asociacioni i është dorëzuar për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese. ... Read More »
Rinegocimi i mundshëm i Marrëveshjes për Asociacionin
Mundësia që Gjykata Kushtetuese të nxjerrë vendim që rrëzon së paku pjesërisht Marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë tashmë po merret parasysh seriozisht nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare. Sipas burimeve diplomatike perëndimore, me të cilat ka komunikuar “Koha Ditore”, nëse Kushtetuesja shpall jokushtetuese ndonjë pjesë të Marrëveshjes së kontestuar për Asociacionin e komunave ... Read More »
Qeveria ka finalizuar dekretin për Asociacionin
Dekreti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është finalizuar nga Qeveria e Kosovës, mbështetur në një marrëveshje të arritur në Bruksel, e së cilës i është kontestuar kushtetutshmëria. Veprime ka ndërmarrë edhe në funksion të hartimit të Statutit të Asociacionit. E ka bërë këtë, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar marrëveshjen e gushtit të sivjetmë, e ... Read More »
Shembja e dheut në Kinë 91 përsona të zhdukur
Mediet shtetërore të Kinës thonë se së paku 91 persona janë zhdukur në qytetin jugor Shenzhen, si rezultat i shembjes së dheut që ka përmbysur shumë ndërtesa. Shtatë persona janë nxjerrë nga rrënojat me lëndime të lehta si rezultat i rrëshqitjes së dheut në një park industrial. 33 ndërtesa, në mesin e të cilave konvikte punëtorësh, fabrika e zyra, janë ... Read More »
Blatter e Platini dënohen me tetë vjet përjashtim nga futbolli
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter dhe ai i UEFA-s, Michel Platini janë suspenduar me tetë vjet nga të gjitha aktivitetet e futbollit, raporton BBC. Komiteti Etik i FIFA-s sot ka marrë vendim që Platini e Blatter të suspendohen për tetë vjet nga të gjitha aktivitetet e futbollit për shkak të akuzave për korrupsion, Dënimi hyn në fuqi menjëherë. Ata janë ... Read More »
Kosova e izoluar “Geto”
Bashkimi Evropian edhe një herë e ka ndëshkuar Kosovën me “kartonin e kuq”, duke e lënë shtetin e fundit në rajon pa liberalizim të vizave. Duke i futur në “karantinë” rreth 1.8 milion banorë Kosova ka mbetur në geto, ndërsa fajtori po kërkohet në Prishtinë dhe në Bruksel. Sipas zyrtarëve të BE-së, Kosova duhet t’i plotësojë dhe tetë kritere për ... Read More »
Serbia kthen mbrapsht mërgimtarët shqiptarë në kufi me Kroacinë
Policia kufitare e Serbisë, në kufirin me Kroacinë, ka ndaluar disa vetura me pronarë shqiptarë të Kosovës të cilët po ktheheshin nga vendlindja e tyre për në vendet perëndimore ku jetojnë dhe punojnë. Një qytetar nga Fushë Kosova (emër i njohur për redaksinë) i ka telefonuar redaksisë së portalit Koha.net për të rrëfyer për maltretimet që po u bëhen mërgimtarëve ... Read More »
Sot Prizreni proteston ne ora 13h
Opozita e bashkuar sot do të vazhdojë me manifestim në Prizren, ku do të kundërshtohet marrëveshjet për Demarkacionin me Malin e Zi dhe për Asociacionin e Komunave Serbe e nënshkruar me Serbinë. Ky manifestim i sotëm është i gjashti me radhë pas manifestimit të parë më 28 nëntor në Prishtinë, duke vazhduar me manifestimet në qytetet tjera si në Gjakovë, ... Read More »