Kuvendi i Kosovës seancën e parë për sesionin pranveror pritet ta mbajë më 28 ose 29 janar, ka mësuar Interaktiv në KTV nga burime e saj brenda institucionit legjislativ të vendit. Megjithëse, sesioni i ri zyrtarisht nis të martën, kur edhe mbahen mbledhjet e dy komisioneve parlamentare, partitë në pushtet kanë diskutuar paraprakisht që seanca të mbahet të enjten ose ... Read More »
Author Archives: Kosovanews
BE-ja i sheh dialogun dhe liberalizimin e vizave si dy procese të ndara
E inkurajuar nga ajo që e quan “fitore në UNESCO”, ku u pamundësua anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë, Qeveria e Serbisë është duke bërë përpjekje që të fusë në dialog si temë edhe statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore. Rreth kësaj, sipas burimeve diplomatike, Serbia po inkurajohet edhe nga disa “qarqe evropiane”. Por ka ... Read More »
Dialogu vazhdon pa Mustafën?
Takimi i radhës i dialogut Kosovë-Serbi, i paraparë të mbahet më 27 janar në Bruksel, ka gjasa se nuk do të jetë në nivelin e kryeministrave, siç kanë planifikuar fillimisht zyrtarët evropianë, raporton Koha Ditore. Sipas burimeve të gazetës, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në takimin që ka pasur të premten me drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë ... Read More »
Aktakuza kundër Hasanit me pasoja juridike dhe politike
Ngritja e aktakuzës kundër ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese për falsifikim dokumenti do të prodhojë pasoja juridike dhe politike edhe për vendimet të cilat i ka nxjerrë përbërja e kontestuar e gjyqtarëve ndërkombëtarë, shkruan sot Koha Ditore. Njohës të Kushtetutës me të cilët ka biseduar gazeta kanë thënë se nëse pranohet arsyetimi i argumentit të Prokurorisë në aktakuzën e ngritur ndaj ... Read More »
Kërkohet një ndërmjetësues për krizën kosovare, përfliten Ahtisaari dhe Bildt
Prej muajsh Kosova gjendet në një qorrsokak politik. Pas dhënies së pëlqimit nga Qeveria e Kosovës për të themeluar një bashkësi të komunave serbe në Kosovë, opozita ka bllokuar disa herë punën e Parlamentit dhe ka zhvilluar protesta publike – herën e fundit të shtunën që shkoi, me ç’rast si asnjëherë më parë mijëra kosovarë dolën në rrugë për të ... Read More »
Kushtetuesja refuzon t’ia lëshojë ndërtesën Avokatit të Popullit
Gjykata Kushtetuese i ka rënë pishman zotimit të mëhershëm për t’u zhvendosur në Pallatin e Drejtësisë, në mënyrë që objekti që tani e shfrytëzon t’i vihet në dispozicion institucionit të Avokatit të Popullit, shkruan sot Koha Ditore. Ky zhvillim ka pasoja edhe në procesin e liberalizimit të vizave. Sigurimi i një objekti të përhershëm për Avokatin e Popullit është një ... Read More »
Dy kosovarë ish-luftëtarë të “Al-Nusras” pranojnë fajësinë
Arben Livoreka dhe Nexhat Behluli, të cilët po akuzohen për pjesëmarrje në luftën e Sirisë përkrah organizatës terroriste “Al-Nusra”, kanë pranuar fajësinë të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore. Ndaj tyre Prokuroria ka ngritur aktakuzë muajin e kaluar. Gjatë seancës fillestare, të dy të akuzuarit kanë thënë se janë të vetëdijshëm për veprimet që i kanë ... Read More »
Gjykata shtyn hetimet kundër Enver Hasanit për shkeljet në Kushtetuese
Seanca dëgjimore, që parashihej të mbahej në kuadër të hetimeve të veçanta kundër ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani dhe pasardhëses së tij, Arta Rama-Hajrizi, është shtyrë për kohë të pacaktuar, kanë thënë burime të “Kohës Ditore”. Gjykata Themelore e Prishtinës kishte caktuar që kjo seancë të mbahej në dhjetor të vitit të kaluar, ku ishte planifikuar të dëshmonte kundër ... Read More »
Thaçi dhe Abrashi ia punësuan djalin këshilltares së Kryeministrit
Rron Kryeziu është punësuar në fund të muajit të shkuar në Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe menjëherë është transferuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ), shkruan sot Koha Ditore. Transferimi nuk përmbyllet këtu, meqë zyrtari më i ri qeveritar është në rrugë për t’u përcjellë në Ambasadën e Kosovës në Uashington. Nuk është kjo marrëdhënia ... Read More »
Kosova e do demarkacionin me Serbinë në 2016
Pala kosovare në bisedimet me Serbinë e ka listën e temave për dialog gjatë vitit. Ende pa u shuar dilemat për demarkacionin Kosovë- Mali i Zi, Kosova pritet të fillojë dialogun për demarkacion me një shtet tjetër. Kësaj radhe, Kosova do t’ia nisë bisedimeve për ta caktuar vijën kufitare me një shtet i cili nuk ia njeh pavarësinë dhe, rrjedhimisht, ... Read More »