Miratimi i buxhetit është njëri nga kriteret që Qeveria e Kosovës është zotuar t’i plotësojë para se Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar të mbajë mbledhjen e fundvitit. Afati i fundit për miratimin e buxhetit në Kuvend ishte vendosur data 10 dhjetor, apo pesë ditë para mbledhjes së planifikuar të Bordit të FMN-së, shkruan sot Koha Ditore. Ky afat është ... Read More »
Author Archives: Kosovanews
Parlamenti Europian kërkon që shërbimi i BE-së t’i raportojë edhe Kuvendit të Kosovës për dialog
Zëvendëskryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, në cilësinë e raportueses për Kosovën, ka paraqitur për lexim të parë në Komitetin e politikës së jashtme raportin për Kosovën. Sikur edhe në raportet e mëparshme, edhe kësaj radhe ai përmban arritjet në raportet e Kosovës me BE-në, por edhe i referohet situatës aktuale në Kosovë dhe pozitës së saj rajonale dhe ndërkombëtare, ... Read More »
Gratë e Opozitës sot në ora 12h protestojnë në sheshë për lirimin e Donika Kadaj-Bujupi
Sot, nga ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, Aleanca e Gruas së Kosovës, organizon një aktivitet në përkrahje të lirimit të deputetës Donika Kadaj Bujupi dhe në kundërshtim të marrveshjeve , demarkacionit dhe asociacionit. AAK përmes një kumtese për media bën me dije se ky aktivitet do të përkrahet edhe nga dy partitë tjera opozitare Vetëvendosje dhe Nisma. Read More »
Surroi: Nga Pakoja e Ahtisaarit nuk buron asnjë detyrim për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe
Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, njohës dhe i përfshirë thuaja në të gjitha proceset e udhëtimit të Kosovës deri në pavarësi, përmes një postimi në Facebook qartëson se nga Pakoja e Ahtisaarit nuk buron asnjë detyrim për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, siç po pohojnë arkitektët e kësaj shpikjeje. Në postimin e tij ai shkruan: Sa për sqarim, në ... Read More »
Niveli i lartë i krimit ekonomik pengon zhvillimin e qëndrueshëm
Niveli i lartë i krimit ekonomik në Kosovë po pengon zhvillimin e qëndrueshëm dhe zvogëlimin e të hyrave në buxhetin e Kosovës, thonë ekspertë për çështje ekonomike në Kosovë. Sipas tyre, pastrimi i parave, krimeve tjera ekonomike dhe financiare, në pjesën më të madhe konsiderohen krime të fshehura. Përfaqësues të komunitetit të biznesit vlerësojnë se korrupsioni, shkeljet tatimore, krimet që ... Read More »
8,9 % norma mesatare e interesit në kredi
Norma e interesit në kredi, por edhe në depozita, ka rënë dukshëm gjatë tremujorit të parë të këtij viti, në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Bazuar në të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se në fund të muajit mars, norma e interesit në kredi ishte 8,9 për qind, e derisa në ... Read More »
Protesta gjithëpopullore sot në ora 17.00 kundër Qeverisë në Shkupë
Dorëheqja e Qeverisë aktuale, zbardhja e të gjitha të vërtetave për shqiptarët dhe kërkesa për një marrëveshje të re në Maqedoni janë 3 kërkesat kryesore të protestës së sotme me moton “Protestoj Shqip”. Nga këshilli organizativ i kësaj proteste thonë se ajo është ekskluzivisht shqiptare pasi kriza nëpër të cilën po kalon Maqedonia nuk e ka dëgjuar vetëm zërin e ... Read More »
USAID 12 milion dollarë në bujqësi të Kosovës këtë vitë
Është lansuar zyrtarisht projekti i USAID-it për bujqësi, AGRO. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson dhe shefi i USAID-it në Kosovë, James Hope ishin në Lipjan në fermën ‘Agrovizion’ për të shënuar edhe nisjen e këtij projekti. Bashkë edhe me zyrtarë tjerë ata vizituan këtë fermë, e cila në vitet ... Read More »
Pak demokraci brenda partive politike
Prishtinë, 8 qershor – Përfaqësuesit e partive politike kanë kërkuar më shumë demokraci brenda partive të tyre. Ata sot janë shprehur të pakënaqur me nivelin e demokracisë brenda subjekteve të tyre gjatë një tryeze të organizuar nga KIPRED-i me temën: “Subjektet politike në Kosovë, demokracia e brendshme, sistemi politik dhe fushata zgjedhore”. Sekretari i PDK-së, Basri Musmurati, ka thënë se ... Read More »
Lista Serbe kushtëzon rikthimin në Qeveri me postin e zv.shefit të AKI-së
Lista Serbe, që ka pezulluar pjesëmarrjen e saj në Qeverinë e Kosovës prej 3 shkurtit, tani ka vënë kushte për t’u rikthyer në Ekzekutiv dhe Kuvend, shkruan sot Koha Ditore. Burime të gazetës kanë thënë se Serbia, nëpërmjet kësaj liste, po mundohet që si kompensim për largimin e Jablanoviqit t’iu vërë kushte partnerëve të koalicionit PDK-LDK, për lejimin e propozimit ... Read More »