Asambleistë të Komunës së Prishtinës dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, sërish kanë bllokuar dyert e ndërmarrjes “Pastrimi” për të mos lejuar hyrjen e drejtorit Feim Salihu. Kështu njoftoi një qytetar, i cili edhe ka dërguar fotografi në redaksi. Çështja ‘Salihu’ ka nisur të bëhet problematike ndërmjet pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Komunës së Prishtinës, në momentin kur kryesues i ... Read More »
Author Archives: Kosovanews
Kosova dëshiron të hyjë në BE, por kërkon edhe përkrahje prej saj
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot komisionerin e BE-së për Politikat e Fqinjësisë dhe Negocim të Zgjerimit, zotëri Johannes Hahn, me të cilin bisedoi për perspektivën evropiane të Kosovës, përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave dhe të MSA-së për Kosovën, migrimin ilegal të qytetarëve të vendit, si dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Republikën ... Read More »
Deputetët i thonë po ndryshimit dhe plotësimit të ligjit për ndërmarrjet publike
Pas një debati 9 orësh me kritika të shumta nga opozita dhe pozita, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në parim propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndërmarrjet publike. I gjithë debati ishte kundër dhe pro nenit që i jep kompetencë që për asetet e ndërmarrjeve publike të kenë kompetenca edhe komunat. Për propozimin kanë votuar 48 ... Read More »
UNHCR: Migrimi i kosovarëve, të diskutohet në nivel evropian
Shumica e kosovarëve që po lëshojnë Kosovën, ka të bëjë me ikje nga varfëria, thotë zëdhënësi i misionit të UNHCR-së në Hungari, Erno Shimun. Ai ka thënë se për gjetjen e zgjidhjes së kësaj çështje duhet të diskutohet në nivel evropian. “Sipas përvojës sonë, largimi i kosovarëve ka të bëjë me varfërinë”, ka thënë Shimun në një intervistë dhënë për ... Read More »
FITOJNË CHELSEA, CITY DHE UNITED
Skuadra e Chelseat nuk ka gabuar në ndeshjen kundër Evertonit, pasi shënoi fitore 1-0 në minutën e fundit të ndeshjes më anë të brazilianit William. Në fakt skuadra e Jose Mourinhos shënoi edhe një tjetër gol paraprakisht, por u anulua për shkak të pozitës jashtë loje. Fitore ka shënuar edhe Manchester City kundër Stokes me rezultat 4-1. Golat për Cityn ... Read More »
Miliona euro, dëmet nga vërshimet
Miliona euro llogaritet të janë dëmet e shkaktuara në vend, nga vërshimet e fundit që goditën pjesën dërmuese të vendit. Mijëra hektarë tokë bujqësore, por edhe plot shtëpi banimi edhe më tutje ndodhen në ujë edhe gati pesë ditë pas vërshimeve. Ndonëse deri më tash nuk është nxjerrë ndonjë vlerësim, dëmet më të mëdha llogaritet të jenë në sektorin e ... Read More »
Opozita do ta kundërshtojë marrëveshjen, në Kuvend dhe jashtë tij
Përfaqësues të subjekteve opozitare kanë vlerësuar se roli i Kuvendit të Kosovës përkitazi me marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel për sistemin e drejtësisë në veri do të jetë vetëm formal, pasi që organi më i lartë vendimmarrës vetëm se do t’i bëjë ‘amin’ dokumentit të nënshkruar nga kryeministri Isa Mustafa. Ata kanë paralajmëruar kundërshtimin e kësaj Marrëveshjeje si ... Read More »
BE-ja marrëveshjen e quan “integruese e jo diskriminuese”
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, që është edhe zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka insistuar se qëllimi i marrëveshjes së arritur në orët e hershme të mëngjesit të së martës, në takimin e kryeministrave Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, është integrimi i gjykatave të veriut të Kosovës në një ... Read More »
Serbët i çmend shqiponja e Shaqirit dhe Kovacicit: Ҫfarë do të thoshte Stankovic?
Interi tanimë nuk njihet si skuadër që në radhët e saj kishte shumë futbollistë nga Serbia. Interi po ‘shqiptarizohet’. E gjitha kjo falë futbollistit nga Zhegra, Xherdan Shaqiri, i cili u bashkua me zikaltrit gjatë verës. Shaqiri së fundmi realizoi një fotografi duke bërë shqiponjën dykrenore me duart e tij, teksa një gjest të njëjtë e bëri edhe mesfushori kroat, ... Read More »
Mustafa në Bruksel vizitoi edhe selinë e NATO-s
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës në Bruksel, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, ka vizituar sot selinë e NATO-s. Gjatë takimit me sekretarin Stoltenberg, kryeministri Mustafa, e ka falënderuar për përkrahjen e ofruar, duke shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për NATO-n, për bashkëpunimin e deritashëm dhe mbështetjen që KFOR-i ... Read More »