Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

FSK-ja drejt integrimit euroatlantik

Prishtinë, 27 nëntor – Me ceremoni festive në kazermën “Adem Jashari”, u shënua dita e themelimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjga, me këtë rast rikujtoi se festimi i të arriturave të FSK-së sivjet ka marrë një dimension të ri dhe një trajtë konkrete të suksesit të zyrtarizuar me vendimin e NATO-s për të deklaruar ... Read More »

Kulla mbyllet për automjete të rënda

Si pasojë e reshjeve të borës, në mbarë vendin janë paraqitur vështirësi në qarkullimin rrugor. Për pasojë janë regjistruar edhe disa aksidente, por pa pasoja fatale.Zëdhënësi i policisë, Brahim Sadriu i tha për Radio Kosovën se rruga në Kullë për në Mal të Zi është e mbyllur për automjete të rënda. Policia apelon tek shoferët ndërkaq, për kujdes të shtuar ... Read More »

AAK: Artistët pejanë mbështesin Berishën

Kabineti i kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Pejës ka njoftuar për mbështetjen e disa artistëve pejanë për kandidatin Ali Berishën në garën e balotazhit. Sipas AAK-së, mbështetjen në mënyrë publike për kandidatin Berisha e kanë dhënë këngëtari Ramadan Krasniqi (Dani), bateristi Filonid Gjikolli – (Nille), Klarinetisti Sead Muqa (Sei) dhe këngëtari Bashkim Sinani (Baki).   ... Read More »

20 persona të akuzuar për zgjedhjet e 3 nëntorit

Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi ka thënë se bazuar në statistikat e rasteve të deponuara në prokurori zgjedhjet e sivjetme lokale kanë pasur më pak incidente. Ai ka folur për 20 persona që po përballen me drejtësinë në 39 raste të dyshuara. Por, Kabashi nuk ka folur nëse deri më tani kanë ndonjë të dyshuar rreth personave që shënuan incidentin ... Read More »

Kastrati: 2014-ta vendimtare për FSK-në

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati ka deklaruar se janë në përfundim të studimit të brendshëm që do t’i dorëzohet Qeverisë së Kosovës, e cila do të vendos për të ardhmen e FSK-së. Sipas tij, ky vit është vit i suksesit për FSK-në, pasi që ka përmbushur të gjitha kapacitetet operacionale të cilat janë vlerësuar edhe nga NATO. Kastrati ka ... Read More »

Jahjaga: Marrëveshja ka kuptim vetëm kur të zbatohet në tërësi

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka ftuar serbët e veriut që të dalin në zgjedhjet e balotazhit më 1 dhjetor. Në një intervistë për Agjencinë Beta, Jahjaga tha se me votën e tyre serbët e veriut dëshmuan përcaktimin e tyre për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në Republikën e Kosovës, në drejtim të integrimeve evropiane. Fillimisht presidentja Jahjaga ... Read More »

Nesër përurohet autostrada “Ibrahim Rugova”

Autostrada që mban emrin e Presidentit “Ibrahim Rugova”, e njohur ndryshe si “Rruga e Kombit”, do të përurohet nesër me një ceremoni solemne të organizuar nga Qeveria e Kosovës. Përurimi i autostradës nga Besia deri në Morinë do të bëhet në fshatin Mazgit, afër Prishtinës, me fillim në orën 16:00.“Nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi organizohet ... Read More »

Beqaj përfaqëson Kosovën në takimin Forumit Ekonomik të Vjenës

Prishtinë, 25 nëntor – Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të akterëve politik dhe ekonomik të vendeve të rajonit të Evropës Juglindore dhe vendeve të Bashkimit Evropian, për fuqizim të bashkëpunimit rajonal, sot në Vjenë po mbahet takimi i 10-të jubilar i Forumit Ekonomik të Vjenës, iniciativës rajonale që ka në fokus kryesor bashkëpunimin ekonomik në mes vendeve të rajonit ... Read More »

Nisin “Javët e Biznesit Kosovar 2013”

Prishtinë, 25 nëntor – Ka nisur manifestimi “Javët e Biznesit Kosovar 2013”, i organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe i mbështetur nga institucionet shtetërore. Ky projekt tradicional organizohet për të njëmbëdhjetën herë dhe në të cilin po marrin pjesë biznese nga të gjitha trevat shqiptare ku po ekspozojnë mijëra prodhime shqiptare. Qëllimi i “Javëve të Biznesit Kosovar”, është informimi ... Read More »

Muharremaj: Fitorja e Aleancës në Therandë e padilemë

Kryetari i Degës së AAK-së në Therandë dhe kandidati për Kryetar të Komunës së Therandës, Bali Muharremaj, në ditën e parë të fillimit të fushatës për balotazh në Therandë tha se Aleanca është e përgatitur fuqishëm për të arritur fitore të bindshme më 1 dhjetor 2013. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Komunës së Therandës që më 1 dhjetor të ... Read More »