Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Përfundonë manifestimi i opozitës në Gjilan

Është mbyllur manifestimi i opozitës në Gjilan. Në këtë manifestim janë kundërshtuar dy marrëveshjet, marrëveshja e Asociacionit të Komunave serbe si dhe Demarkacioni me Malin e Zi. Në këtë manifestim nuk pati asnjë incident. Read More »

Haradinaj : Kosova ka nevojë për një qeverisje më të mirë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se manifestimin e organizuar nga opozita në Gjilan se aty sot janë për të ndalur një të keqe. Ai ka thënë se Anamorava njihet që ka bërë gjithmonë për vendin, dhe se ka dhënë njerëz të mëdhenj si Idriz Seferi e deri tek lufta e UÇK-së. “Në Kosovë jemi ... Read More »

Kurteshi: Populli është me shtetin e jo me pushtetin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosja, Smajl Kurteshi tha gjatë manifestimit se sot janë mbledhur sikurse në të gjitha rastet e vështira për Kosovën deri më tani. Ai theksoi se sot po e kryen detyrën e qytetarit dhe atë të deputetit, i cili e ngarkon atë ta mbroj Republikën e Kosovës, të cilën me gjak e sakrifica e kanë ... Read More »

Rrëfehet Gjyste Vulaj, tregon se me kë ka bërë seks (Video)

Këngëtarja e mirënjohur Gjystë Vulaj, e ftuar të premten mbrëma në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës ka ka folur për herë të parë për seksin, familjen dhe karrierën. E martuar që 16 vjec, Gjystja ‘betohet’ se burri i saj, Sokoli, është i vetmi mashkull që ka kryer marrëdhënie seksuale. Gjithësesi ajo shprehet se do ta falte bashkëshortin nëse ai do ... Read More »

Limaj i vendosur: Marrëveshjet nuk kalojnë

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, është i vendosur se marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit se marrëveshjet nuk do të kalojnë. Ai në manifestimin eo pozitës të organizuar në Gjilan tha se pjesëmarrja e qytetarëve është një dëshmi se Kosova e përgjumur po ringjallet. Ai ka ftuar të gjithë qytetarët e Anamoravës që t’i bashkohen kësaj Kosove aktive. ... Read More »

Bajram Hasani: Opozita e bashkuar refuzon ta krijomë një Serbi të vogël në territorin tonë

Kryetari i Nismës në Gjilan Bajram Hasani para protestuesve tha se me nënshkrimi e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi që e tkurrin territorin e vendit tonë, tregon se kjo qeveri nuk di ta mbrojë interesin e qytetareve te saj. “Ne opozita e bashkuar refuzojmë ta krijomë një Serbi të vogël në territorin tonë ... Read More »

Ukshin Hoti: Bëje ose vdis (Video)

Është publikuar një video e një fjalimi të rrallë të Ukshin Hotit, që sipas atyre që e kanë bërë këtë videon, është mbajtur në fshatin Nagavc. Në video shihet Ukshin Hoti duke bashkëbiseduar me njerëzit që ishin prezent në një odë burrash. Hoti flet për një shkrim me titull “Bëje ose vdis” të cilin thotë se e ka dërguar në ... Read More »

Kadriu: Asociacioni e dëmton në mënyrë drastike Gjilanin (Foto)

Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i cili është edhe kryetar i degës së AAK-së në Gjilanë, ka thënë në manifestimin e opozitës që po mbahet në qytetin e Gjilanit përmes së cilës po kundërshtohet marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe asaj për Demarkacionin kufitar me Malin e Zi se sot kur duhet të diskutohej për ... Read More »

‘Më gjej ndonjë punë o burrë’, Rama tregon bisedën me të riun që bëri selfie

Kryeministri Rama ka rrëfyer në Gjirokastër bisedën me një të ri që i kërkoi të bënte një selfie. “Ja kjo është Shqipëria demokratike që ne ndërtuam duke jetuar në kurriz të fëmijëve tanë. Më tha një djalë, të bëjmë një fotografi bashkë, e pastja më tha “më gjej ndonjë punë o burrë”. Ca shkolle ke e pyeta. Jurist, tha, si ... Read More »

Liderët opozitarë arrijnë në Gjilan (FOTO)

Tre liderët e partive opozitare i janë bashkuar protestës së thirrur për sot në Gjilan. Visar Ymeri i Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i NISMA-s kanë arritur në sheshin kryesor të Gjilanit ku po mbahet protesta. Pas pak pritet të fillojnë fjalimet e drejtuesve opozitarë me kërkesat e tyre nga kjo protestë. Read More »