Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Gjakovë: Paraqiten si mjekë vjedhin aparaturë 80 mijë euro

Tre persona dje kanë vjedhur aparate në vlerë prej 80 mijë euro në Gjakovë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pronari i këtij spitali që ka raportuar rastin, ka thënë se tre persona të panjohur me një veturë private por me shenja të ambulantes, janë prezantuar si punëtor të spitalit tjetër dhe kanë marrë tre aparate me vlerë 80 mijë ... Read More »

Çollaku: Në vitin 2016 prodhimet “Made in Kosova” edhe në tavolinat e shtetasve të BE-së

Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku ka vizituar të shtunën panairin dimëror të produkteve bujqësore dhe industriale në Prishtinë. Çollaku ka thënë se është ndarë i kënaqur me cilësinë e këtyre produkteve të cilat falë nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, nga viti i ardhshëm do të jenë në dhe tavolinat e shtetasve të BE-së, transmeton lajmi.net. “Kënaqësi të shikosh ... Read More »

Për sulmin ndaj Abrashit janë arrestuar dy persona

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona për sulm me ngjyrë ndaj veturës zyrtare të ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi. Aktivistët e Vetëvendosjes kanë kryer dje këtë sulm me ngjyrë ndaj Abrashit që njëherësh është edhe zëdhënës i Qeverisë së Kosovës. Ishte raportuar për një të arrestuar. Por Policia e Kosovës në ... Read More »

Grabovci: VV e pati votuar ndryshimin për vijën kufitare me Malin e Zi

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, gjatë një interviste për KosovaPress tha se opozita nuk ka të drejtë të sillet në formën që ka zgjedhur ndaj institucioneve të shtetit. Ai kujton se pozita ende nuk pati mundësi të deklarohet në Kuvend për çështje mjaft të rëndësishme që po e presin vendin dhe që kanë të bëjnë me jetën ... Read More »

E pranon Benitez: Kam probleme me Ronaldon

Rafa Benitez nuk e ka mohuar që nuk ka marrëdhënie të mira me Cristiano Ronaldon, por ka thënë se dal nga dal janë duke e njohur njëri-tjetrin. Cristiano Ronaldo ka shprehur haptazi se nuk e pëlqen trajnerin spanjoll Rafa Benitez. Sipas MARCA, portugezi mendon se nuk çmohet ashtu si nga trajneri Carlo Ancelotti. Trajneri italian, vazhdimisht për dy vite me ... Read More »

Haki Abazi: Që korrupsioni në RTK të luftohet, Hajredin Kuçi duhet të japë dorëheqje!

Analisti politik, Haki Abazi, ka vlerësuar se për ta shmangur korrupsionin në RTK, Ministri për Drejtësi- Hajredin Kuçi, duhet të japë dorëheqje, njofton Gazeta Blic. Ai ka thënë se Kuçi, bashkë me Hysenin dhe djemtë e Kryeministrit Mustafa, duhet të thirren në përgjegjësi për “ drejtësi selektive”. Më poshtë e gjeni shkrimin e tij të plotë: Kuci duhet me dhene ... Read More »

20 mijë euro në natë. Ja sa paguhen këngëtarët shqiptarë për festa!

Nata e Vitit të Ri mban rekord në pagesën e këngëtarëve shqiptarë të cilët suksesin e tyre tashmë e masin me shifrat e larta që pronarët e lokaleve paguajnë për mbrëmjet që organizojnë. Në listën e pagesave të fundvitit, botuar nga “Panorama Plus” është befasuese kërkesa për reperët si dhe këngëtarët e reja të muzikës, që brenda pak kohësh kanë ... Read More »

2 të arrestuar për fajde në Lipjan

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës shkruhet se dje në Lipjan, Njësiti policor për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj. Të dy të dyshuarit, akuzohen për fajde. Të dyshuarve u janë konfiskuar një veturë Mercedes dhe një telefon.   Read More »

Riaktivizohen radarët serbë në Kosovë

Serbia ka riaktivizuar qendrën e radarëve ajror në vendin e quajtur Maja e Panqiqit, që ndodhet në komunën e Leposaviqit në veri të Kosovës, nga ku kontrollon gjithë hapësirën ajrore të Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Qendra e radarëve serbë shtrihet në fund të territorit të Kosovës në pjesën veriore në një lartësi prej 2 mijë e 17 metra mbi nivelin ... Read More »

Në Podujevë, nxënësi zihet me armë

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se dje në Podujevë është arrestuar një mashkull i mitur, pasi që në bashkëpunim me një mashkull tjetër ka bartë armë në shkollë. I dyshuari e ka pranuar aktin, duke thënë se ai e ka bartur armën dhe se e ka fshehur jashtë objektit të shkollës, njofton Klan Kosova. Policia e ka ... Read More »