Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Aktakuzë për krime lufte kundër Xhemshit Krasniqit

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për Xhemshit Krasniqin për krime lufte të dyshuara të kryera në Kukës. Krasniqi akuzohet për vrasje, paraburgim të paligjshëm, kushte jonjerëzore, torturë, shkelje e paprekshmërisë fizike apo shëndetit, burgosje e paligjshme dhe shkelja e paprekshmërisë fizike apo shëndetit. Avokati i Krasniqit, Haxhi Millaku, i konfirmoi këto akuza ndaj klientit ... Read More »

Zeka: Ka deputetë që qëllim kryesor kanë bllokimin e parave dhe mbylljen e RTK-së

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar në lidhje me shantazhin që po i bën qeveria Transmetuesit Publik të Kosovës, ku sipas tij, ka deputetë në Komisionin e Financave, duke veçuar një nga LDK-ja,  që qëllim të vetëm ka vetëm bllokimin e buxhetit dhe mbylljen  e RTK-në. Zeka ka thënë se më shumë ka liri të të shprehurit në Kosovë dhe Shqipëri, ... Read More »

Ramos shtyn operimin, luan në “El Clasico”

Një lojtar si ai nuk mund ta humbasë për asnjë arsye El Clasicon. Sergio Ramos pavarësisht dëmtimit që pësoi në shpatull në sfidën e fundit të La Ligas ndaj Sevillas do të jetë në duelin e 21 Nëntorit përballë Barcelonës. Në fakt kapiteni i Realit duhet t’i nënshtrohet një operacioni për të lënë pas problemin në shpatull, por Ramos do ... Read More »

Mbetet e paqartë e ardhmja e Guardiolas te Bayerni

Kontrata e trajnerit Pep Guardiola me bavarezët e Bayern skadon në përfundim të këtij sezoni dhe palet ende nuk kanë nisur bisedimet përsa i përket marrëveshjes së re. Te Bayern mbeten optimist se Guardiola do të rinovojë, por fjalet e agjentit të tij tregojnë të kundertën. Josep Maria Orobitg pohoi se nuk e di se cilat janë qëllimet e trajnerit ... Read More »

Putin: SHBA dëshiron ta neutralizojë potencialin nuklear të Rusisë, do të marrin përgjigje meritore

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se SHBA-ja gjithnjë e më shumë po përpiqet të “neutralizojë potencialet nukleare të Rusisë” me zbarkimin e vazhdueshëm të mburojës raketore në Evropë, dhe për këtë Rusia do të reagoj me një përgjigje të merituar. “Referimi tek kërcënimet nukleare të Koresë veriore dhe të Iranit janë vetëm mbulesë e qëllimeve të vërteta. Ata po ... Read More »

SINDIKATA E PAVARUR E RTK-SË komeneton Raportin e Progresit

KRYESIA E SPRTK-SË Komunikatë për medie Sindikata e Pavarur e RTK-së e mirëpret Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, në të cilin është pasqyruar gjendja reale në RTK, përfshirë çështjet e ngritura nga Sindikata për keqmenaxhimin, korrupsionin, nepotizmin dhe praktikat e tjera të dëmshme në transmetuesin publik. SPRTK thekson se, përkundër parregullësive të mëdha të konstatuara nga auditori gjeneral dhe ... Read More »

Shoqëria civile i kërkojnë përgjegjësi politike Qeverisë

KËRKOJMË RISHIKIM TË POZICIONIT NË DIALOG DHE PËRGJEGJËSI POLITIKE   10 nëntor 2015, Prishtinë   Dështimi i anëtarësimit në UNESCO është ndër goditjet më të fuqishme ndaj shtetësisë dhe integrimit ndërkombëtar të Kosovës. Ne, organizatat e shoqërisë civile dhe individët nënshkrues të kësaj deklarate besojmë që ky moment nuk guxon të kalohet pa përgjegjësi politike dhe rishikim të pozicionit dialogues ... Read More »

Çollaku: Raporti i Progresit për Kosovën është real

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka thënë se Raporti i Progresit për Kosovën i publikuar sot është real dhe se do të punojnë për rekomandimet që i jep ky dokument. Sa i përket raportit të progresit rreth ligjeve dhe asaj se politika në Kosovë bën ndërhyrje të mëdha në gjyqësor, Çollaku ka deklaruar se ky është një përgjithësim. Ndërkaq, ... Read More »

Opozita ja kthen mbrapsht letrën Veselit, nuk pranojnë bashkëpunim

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli ka thënë se letra e dërguar nga kryeparlamentari Kadri Veseli nuk është e mirëpritur nga opozita. Ai në një deklaratë dhënë medieve ka thënë se kjo letër është një përpjekje naive, dëshpëruese e kryeparlamentarit të Kosovës, i cili po përpiqet të merr rolin unifikues. “Kjo letër nuk është e mirëpritur nga opozita ... Read More »

Të arrestuarve në Kumanovë s’ju lejohet mjeku

Të paraburgosurve kosovar që gjenden në burgjet e Maqedonisë, të arrestuar në rastin e Kumanovës nuk u lejohet që të kontrollohen nga mjeku, ka thënë avokatja Artene Ademi. Ajo thotë se të paraburgosurve kosovarë ju bëhet shkelje flagrante nga a ana e Prokurorisë “Si e drejtë elementare është ballafaqimi me provat që i posedon Prokuroria, për të cilat i akuzuari ... Read More »