Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka ardhur në përfundim se koalicioni PDK-LDK ka qenë i domosdoshëm deri sot, por nuk është për më tutje. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e prishjes së këtij koalicioni, përkundrazi ka lënë të kuptohet se mund të ndodhë një gjë e tillë. Mustafa në një intervistë të dhënë për Gazetën Blic, ka thënë se ... Read More »
Author Archives: Kosovanews
Emocionet ish-rektorit para se të shkarkohej
Ramadan Zejnullahu, tashmë i shkarkuar nga posti i rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sikur ta ndjente se pas një ore do të shkarkohej. Në kohën kur Këshilli Drejtues i UP-së po fillonte mbledhjen për të votuar shkarkimin e tij Zejnullahu doli para gazetarëve për të folur në lidhje me zhvillimet që ndodhën në mbledhje. Ai për disa sekonda ... Read More »
Dukagjin Popovci: Ramadan Zejnullahu sonte mund të fle i qetë!
Dukagjin Pupovci, thotë se Ramadan Zejnullahu “mund të fle i qetë, sepse hoqi një barrë të rëndë nga vetja”. Në një shkrim në Facebook, ai thotë se “një njeri, me një ekip të vogël nuk mund të dalë kundër klaneve dhe grupeve kriminale”. Në fund të shkrimit ai pyet se a ka kush që do të mund ta ndalë Universitetin ... Read More »
Daçiq: Ka gjasa që Asambleja e Përgjithshme ta refuzojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq pasi ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në lidhje me rekomandimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO në Asamblenë e Përgjithshme nga Këshilli Ekzekutiv, ka thënë se ka gjasa që Asambleja e Përgjithshme ta refuzoj rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. “Nuk duhet të veprojmë në mënyrë ... Read More »
Ja cilat vende votuan për Kosovën në UNESCO (Dokument)
Këshilli Ekzekutiv i UNESCO ka marrë vendimin që Kosovën ta propozojë për anëtarësim në këtë organizatë të KB-së gjatë Konferencës së Përgjithshme që do të mbahet në muajin në nëntor. Për Kosovën votuan 27 vende, 14 ishin kundër e 14 u përmbajtën. Ja lista e këtyre vendeve dhe mënyra se si votuan: Read More »
Reagimet e para të Qeverisë së Serbisë, fuqitë botërore i shkelën ligjet ndërkombëtare
Vijnë reagimet e para nga Qeveria e Serbisë, pas votimit pro rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se me votimin pro, shumica e shteteve më të fuqishme të Botës kanë shkelur të ligjet ndërkombëtare. Gjuriq në një deklaratë për Tanjug se Serbia nuk do të ndërpresë ... Read More »
Bajrami: Shkarkimi i rektorit thellon krizën në UP
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka përcjellë me shqetësim zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Vendimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës për shkarkimin e Rektorit të Universitet të Prishtinës “Hasan Prishtina”, e thellon krizën në Universitet dhe dëmton nismat reformuese për përmirësimin e cilësisë. Veprimet e tilla të papranueshme janë në kundërshtim të ... Read More »
Gjuriq: Ende nuk ka përfunduar beteja kundër Kosovës në UNESCO
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Kosovës Makro Gjuriq ka reaguar kundër vendimit të Bordit Ekzekutiv që pranimi i Kosovës në UNESCO të dërgohet në Konferencën e Përgjithshme të kësaj organizate. Ai për ka thënë se ky është vendim shteteve të mëdha e të fuqishme me të cilat shkelet e drejta ndërkombëtare. Ai ka theksuar se Serbia do ... Read More »
Haxhiu: Shkarkimi i Rektorit i turpshëm
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar lidhur me shkarkimin e Rektorit, Ramadan Zejnullahu. Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të saj: E turpshme! I vetmi Rektor që bëri rezistencë u shkarkua! Ky sistem mafioz nuk duron dot njerëz që punojnë me përkushtim kundrejtë padrejtësive e paligjshmërive andaj edhe duhet ... Read More »
Qëndrim Gashi: Faleminderit profesor Zejnullahu!
Ish-profesori i UP-së, Qëndrim Gashi, i cili ishte në krah të Ramadan Zejnullahut, tashmë ish-rektor i UP-së për reformat e tij në universitet, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook një postim ku e falënderon Zejnullahun për punën e deritashme. Gashi thotë se vendimi i sotëm i Këshillit Drejtues e sulmoi progresin e UP-së. “Në vendimin e sotëm që ... Read More »