Klan Kosova mëson se sot nga ora 18 deri në ora 21 krerët e opozitës Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë mbajtur një takim ku janë dakorduar që të vazhdojnë me bllokimin e punës së Kuvendit. Sipas burimeve të Klan Kosovës, krerët opozitarë janë dakorduar që edhe në seancën e së premtes të vazhdohet protesta brenda Kuvendit duke ... Read More »
Author Archives: Kosovanews
Ganimete Musliu: Për mua edhe në 4 të mëngjesit, mbajtja e seancës është normale!
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët të Partisë Demorkatike të Kosovës Ganimete Musliu, shqetësimin e nënkryetarit të AAK-së Ahmet Isufit, e sheh si të panevojshme, pasi që sipas saj senca do të jetë e rregullt. Musliu ka vlerësuar se seanca në orët e pasditës është normale. “Seanca në orën 16:00 pasdite, është normale. Edhe në orën 4 të mëngjesit ... Read More »
Zgjedhje ose referendum (Video)
Partitë opozitare janë duke kundërshtuar fuqishëm marrëveshjet e arritura në Bruksel. Kundër këtyre marrëveshje janë deklaruar 200 mijë qytetarë nëpërmjet peticionit të iniciuar nga opozita. Në këto rrethana, Qeveria e Kosovës, e kishte menduar si opsion votëbesimin e Qeverisë për të rikthyer legjitimitetin e kontestuar. Mirëpo, ky opsion tani nuk po vlerësohet si i duhur nga ana e Qeverisë. Burime ... Read More »
Thaçi: Shkarkimi i Rektorit lajm i papranueshëm
Nga Parisi, në nji lidhje telefonike për lajmet qendrore të Televizionit Rrokum, foli zavendëskryeministri Hashim Thaçi. Zavendësministri Thaçi, tue i falenderue mediat e Kosovës për mbështetjen e dhanë gjatë rrugëtimit për në UNESCO, tha se ky vendim asht shumë i randësishëm për të ardhmen e trashëgimis kulturore të Kosovës e sidomos kur e ka mbështetjen e miqve ndërkombëtar. Ndërsa në ... Read More »
Edhe Jahjaga kërkon rishikimin e vendimit për shkarkimin e rektorit
E para e vendit, Atifete Jahjaga thotë se vendimi i Këshillit Drejtues i UP-së, për shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu, ka zbehur lajmin e mirë për Kosovën nga mbledhja e UNESCO-s. Sipas shefes së shtetit, vendimi për shkarkimin e Zejnullahut “është shqetësues” dhe kundër reformimit të arsimit të lartë. “Lajmin e mirë për Kosovën nga Parisi sot e zbehu vendimi ... Read More »
Shefkije Islamaj shkarkohet nga Këshilli Drejtues i UP-së
Raportohet se është shkarkuar edhe Kryesuesja e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Shefkije Islamaj. Islamaj ka qenë për dy mandate kryesuese e Këshillit Drejtues ndërkaq pas lajmit për shkarkimin e rektorit, shoqëria civile ka përmendur emrin e saj, si një emër që duhet shkarkuar. Ministri i Arsimit, në bazë të dispozitave të nenit 18 të Ligjit nr. 04/L-037 për ... Read More »
Qeveria reagon për shkarkimin e Zejnullahut
Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për media kanë reaguar për shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu. “Qeveria e Republikës së Kosovës e konsideron jo të drejtë dhe të dëmshëm për Universitetin e Prishtinës vendimin e marrë sot për shkarkimin e rektorit, Ramadan Zejnullahu”, thuhet në këtë komunikatë për media. “Kryeministri Isa Mustafa në koordinim të plotë me ministrin e Arsimit, ... Read More »
Ahmet Isufi: Qeveria ka përgatitur skenar për paralizim të deputetëve të opozitës!
Ahmet Isufi, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, është shprehur i befasuar me vendimin për mbajtjen e seancës së Kuvendit, të premten në mbrëmje. Përveç kësaj, kohën e mbajtes se seancës e sheh si skenarë të përgatitur nga lartë. “Ata po e shohin si mundësi të realizimit të qellimeve të veta në terr”, ka thënë Isufi, në emsionin “Rrokum ... Read More »
Diellza Hoti : E varroset shpresen per ndryshime pozitive ne UP….
Urime Kosovë rekomandimi për anëtare në UNESCO nga bordi ekzekutiv i kësaj organizate. Poashtu urime të gjithë atyre që përfundimisht varrosën edhe atë pak shpresë për ndryshime pozitive në UP, duke e shkarkuar rektorin Zejnullahu. Ky vendim është pasqyra e realitetit të dhimbshëm në Kosovë, për ta provuar se njerëzit me vlera nuk arrijnë dot të depërtojnë në shoqëri. Diploma ... Read More »
Presidentja nesër do të provojë t’i bëjë bashkë pozitën dhe opozitën
Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, nesër do të tentojë të organizojë një tryezë të përbashkët me liderët e pozitës dhe opozitës, me qëllim të tejkalimit të krizës politike në vend. Jahjaga tashmë ka zhvilluar takime të ndara me liderët dhe ka marrë qëndrimet e tyre lidhur me situatën aktuale. Pavarësisht se liderët opozitarë janë deklaruar se nuk do të diskutojnë ... Read More »