Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Isa Mustafa, ka prezantuar punën të cilën e ka bërë në sferën e kulturës gjatë qeverisjes aktuale, si dhe ka premtuar që do të krijoj hapësira më të mëdha ku artistët do të mund t’i realizojnë idetë dhe krijimtarinë e tyre. Ai ka thënë se për vitin 2012– 2013 projektet ... Read More »
Cult
“Kulla e Jusuf Gërvallës” në fund të nëntorit
Emrin e tij e kemi dëgjuar shpesh, dhe bashkë me këtë emrin edhe kontributin për atdhe. Jusuf Gërvalla ka shkruar edhe disa poezi që ia kushton tokës dhe vendlindjes së tij, fshatit Dubovik në Deçan. Një kullë që do të mbajë emrin e tij pati nisur të ndërtohej në oborrin e shtëpisë ku i ndjeri kishte jetuar, dhe që të ... Read More »
Ndërtohet Kulla muze e Shaban Polluzhës
Në fshatin Polluzhë të Drenasit, në vendin e lindjes së komandantit të Brigadës së Drenicës dhe tribunit Shaban Polluzha, do te ndërtohet kulla muze. Vendimi është marrë nga Kuvendi Komunal i Drenasit dhe po mbështetet edhe nga Misitria për Kulturë e Kosovës. Edhe pse vlerësohet e vonuar, ngritja e kësaj kulle është mirëpritur nga familjarët dhe të tjerët. Read More »
“Përplasjet” e Ekrem Kryeziut hapën Festivalin e Teatrove në Dibër
Teatri Kombëtar i Kosovës nga Prishtina u nderuar në hapjet të edicionit XII të Festivalit tradicional “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, me shfaqen e autorit dhe regjisorit të shfaqjes, Ekrem Kryeziu, me titullin “Përplasjet”Me këtë shfaqje, në të cilën në rolet e personazheve u paraqitën aktorët Çuna Lajçi, Afrim Muçaj dhe Genta Ratkoceri, nderuar edhe publikun artdashës dibran, që për lakmi, ... Read More »
Prurje të reja shkencore në Albanologji
Në Prishtinë ka nisur konferenca shkencore ndërkombëtare “Java e Albanologjisë” në të cilën po marrin pjesë rreth 150 studiues-albanologë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Kroacia, Turqia. Ky aktivitet organizohet për herë të katërt nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe në të bëhet prezantimi i rezultateve njëvjeçare të albanologëve nga vendi dhe bota. Me rastin e hapjes së kësaj ngjarjeje, raporton kultplus, ... Read More »
Ramize Bajraktari, emërohet u.d drejtoresh e BKUK-së
Në bazë të vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës u emërua Ramize Bajraktari. Drejtoresha e re e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare e Kosovës ka mbaruar studimet në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Fakultetin Filologjik, të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet master i ka mbaruar ... Read More »
“Java e Albanologjisë”, mbledh në Prishtinë 150 studiues
Në Prishtinë sot nis konferenca shkencore ndërkombëtare “Java e Albanologjisë”. Ky aktivitet organizohet për herë të katërt nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe ka për qëllim prezantimin e rezultateve një vjeçare të albanologëve nga vendi dhe bota.Drejtori i Institutit, Hysen Matoshi, deklaroi për KultPlus, se pjesëmarrjen për këtë edicion e kanë konfirmuar rreth 150 studiues dhe albanologë nga Kosova, Shqipëria, ... Read More »
Çeku: Asgjë për kulturën, pa njerëzit e kulturës
Kultura dhe projektet e saj janë të margjinalizuara në kryeqytet, pasi mbështetja e komunës është shumë e vogël, për të mos thënë se nuk ekziston fare. Kështu ka thënë kandidati për kryetar të Prishtinës, Agim Çeku, në forumin kulturor me kandidatët për kryetar të Prishtinës, me temë “Programet për kulturë të kandidatëve të Prishtinës”, të mbajtur sot në teatrin “Oda”. ... Read More »
Shkatërrohen objektet e vjetra, tmerrohen britanikët
Ambasada britanike dyshon që objektet e vjetra në Prizren gjatë ditëve të fundit u shkatërruan me qëllim të interesave të ndonjë biznesmeni për të kryer ndërtime pa leje. Kjo ambasadë, përmes një komunikate dërguar mediave e ka dënuar ashpër dëmtimin e shtëpisë së vjetër që i përket familjes Shehu në lagjen Tabakhane dhe ndërtesën e ish Jugobankës, përballë urës së ... Read More »
Alice Munro, fituese e Nobelit për letërsi
Akademia mbretërore e Suedisë e ka bërë të njohur sot fituesin e çmimit Nobel për letërsi për vitin 2013. Nobelistja më e re quhet Alice Munro, është shkrimtare nga Kanadaja, që merret kryesisht me prozë të shkurtër. Munro 82 vjeçe ka qenë edhe më parë në rrethin e ngushtë për të fituar çmimin Nobel. Ajo vlerësohet si “mjeshtre e tregimit ... Read More »