Lajmet e fundit

Cult

Kosova do të anëtarësohet në UNESCO

Drejtoresha e Këshillit Britanik në Kosovë, Arjeta Emra, ka thënë se ky këshill është duke punuar maksimalisht për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Ajo ka bërë me dije se Këshilli Britanik, i cili prej vitesh është partner i Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) për avancimin e diplomacisë publike, tashmë ka dizajnuar aktivitetet dhe ka identifikuar partnerët për arritjen e ... Read More »

PDK-ja: Rehaton anëtaret e vet- Bajram Kosumi – Rektor

Këshilli Drejtues i  Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” në mbledhjen e mbajtur sot në ambientet e Universitetit, ka zgjedhur, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumin, rektor të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”. Në garë për këtë vend kishin konkurruar edhe Skender Muji, Jonuz Dërvodelli dhe u.d.rektori i deritashëm, Naim Syla. Sipas statutit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe rregullores  së ... Read More »

Ka ndrruar jetë Skënder Selimi, njëri ndër koreografët e parë shqiptarë

Njëri ndër koreografët e parë shqiptarë, maestro Skënder Selimi, ka vdekur të martën mbrëma në Tiranë. Ai ka qenë 82 vjeç. Selimi, ish-profesor universitar i koreografisë, ishte një ndër krijuesit e baletit klasik, duke vënë bazat dhe konceptet profesionale të këtij arti në Shqipëri. Selimi ishte edhe studiuesi i folklorit koreografik e i problemeve të koreografisë shqiptare. Sipas atyre që ... Read More »

Komuna i premton përkrahje financiare Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Prizrenit

Autoritetet komunale të Prizrenit janë zotuar publikisht se prej vitit të ardhshëm do të ofrojnë përkrahje financiare për funksionimin e Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit. Sipas tyre, propozim-buxheti për vitin e ardhshëm, i cili pritet që gjatë kësaj jave të shqyrtohet në Kuvendin Komunal, parasheh ndarjen e mjeteve për këtë organ këshillëdhënës, në mënyrë që Këshilli ... Read More »

Teatri udhëhiqej me drejtor të jashtëligjshëm

Për gati një vit Teatri Kombëtar i Kosovës është udhëhequr nga një drejtor i jashtëligjshëm. Qysh nga dita e parë e prillit të vitit 2014 e deri më 24 shkurt të këtij viti, Valdet Avdiu, ka udhëhequr institucionin më të lartë teatror në vend pa qenë i emëruar në këtë pozitë sipas ligjeve në fuqi. Një konstatim të tillë e ... Read More »

Në Zelandën e Re nuk lejohet të interpretohet vepra dedikuar kosovarëve

Vepra korale, të cilën kompozitori me nam Karl Jenkins ua kishte dedikuar viktimave të luftës së fundit në Kosovë, nuk është lejuar të interpretohet në një katedrale të Zelandës së Re. “The Armed Man: Mass for Peace” (Njeriu me armë: meshë për paqe), që përfshin himnin e krishterë të shekullit IV dhe Ezanin, nuk është pranuar të interpretohet në Katedralen ... Read More »

Në Provimin e Maturës s’ka ulje të kriterit të kalueshmërisë

Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM), pas mbledhjes e mbajtur sot, njofton se nuk ka ulje të kriterit të kalueshmërisë në Provimin e Maturës Shtetërore 2015. “Duke qenë se gjatë ditës kanë qarkulluar të pavërteta lidhur me pragun e kalueshmërisë, sidomos në rrjetet sociale, KQShM bën të ditur se pragu i kalueshmërisë mbetet i njëjtë, pra 50 për qind, ose ... Read More »

Destani flet shqip në serialin e njohur gjerman

Është dhënë premierë seria e katërt e sezonit të 36-të, “Alarm Fur Cobra 11”, në televizionin e njohur gjerman, RTL E veçanta e kësaj serie është pjesëmarrja e aktorit të njohur shqiptar Blerim Destani. Në “Alarm Fur Cobra 11”, Destani do të jetë prezent vetëm në këtë seri dhe në të flet edhe në gjuhën shqipe. Disa pjesë të filmit ... Read More »

Kosova prezanton produktet artizanale në Shtëpinë e Bardhë

Balkanspring, si dyqani i parë dhe i vetëm online në Kosovë që merret me shitjen online të prodhimeve artizanale të grave të Kosovës, do t’i prezantojë punët e tyre në ekspozitën e cila do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë. E gjithë kjo është bërë me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku Balkanspring.com do të jetë prezente në Kampanjën ... Read More »

Për pesë vjet me radhë, ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk u ndal asnjëherë së premtuari liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, raporton KTV. Që nga zgjedhjet e vitit 2010 e deri më tash, ai ka vazhduar vetëm të flasë për procesin e liberalizimit të vizave. Por, edhe pas këtyre viteve, Kosova ende mbetet në geto dhe kosovarët udhëtojnë shumë pak. Më 2010, shtetet fqinje të Kosovës u liruan nga regjimi i vizave. Shqipëria dhe Bosnja Hercegovina janë dy shtetet e fundit që përfituan nga ky proces, por jo edhe Kosova, që mbeti i vetmi vend i izoluar në Ballkan, transmeton Koha.net. Është e vërtetë që premtimeve të Thaçit ia panë hairin vetëm kolegët e tij, me të cilët së bashku udhëtoi mjaft shumë. Ndërsa qytetarët e Kosovës vazhdojnë të presin me orë të tëra para ambasadave për të marrë viza, e që në masë të madhe kthehen të dëshpëruar në shtëpi.

Balkanspring, si dyqani i parë dhe i vetëm online në Kosovë që merret me shitjen online të prodhimeve artizanale të grave të Kosovës, do t’i prezantojë punët e tyre në ekspozitën e cila do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë. E gjithë kjo është bërë me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku Balkanspring.com do të jetë prezente në Kampanjën ... Read More »