Lajmet e fundit

Lajme

S’ka ushtri, s’ka dorëheqje!

Presidenti Hashim Thaçi nuk do të dorëhiqet edhe nëse do të vonohet formimi i ushtrisë së Kosovës, vlerësojnë analistët politikë. Sipas tyre, opsioni për dorëheqje të Thaçit mund të vijë në shprehje vetëm nëse ky i fundit dëshiron të rikthehet në postin e kryeministrit, shkruan sot Gazeta “Zëri” Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka filluar të bëjë “tërheqje taktike” nga ... Read More »

Edhe Trump ka ndjenja: Sulmi në Siri ka ndikim në mua, ishte e tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se sulmi i raportuar kimik në provincën Idlib të Sirisë “është fyerje për njerëzimin”. Sulmi, i cili ka ndodhur të hënën, ka lënë mbi 70 njerëz të vrarë. Duke folur në një konferencë për media në Uashington, së bashku me Mbretin Abdullah të Jordanisë, Trump tha se incidenti “nuk mund të tolerohet”. ... Read More »

Banka Botërore prezenton raportin ekonomik për Ballkanin

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë organizon një konferencë për gazetarë ku do të prezentoj raportin më të ri ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. Konferenca do të zhvillohet në Zyren e Bankës Botërore në Prishtinë. Raporti i Rregullt Ekonomik mbulon zhvillimet, gjasat dhe politikat ekonomike në Kosovë dhe në pesë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Raporti i BB-së ... Read More »

Sot mbahet seanca ndaj Ramush Haradinajt

Në Colmar të Francës, sot mbahet seanca e radhës e Gjykatës së Apelit, për të vendosur për ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është ndaluar më 4 janar nga autoritetet e Francës me një fletë arrest të Serbisë të vitit 2004. Kjo seancë besohet të jetë seanca përfundimtare, pasi prokuroria franceze ka njoftuar se i ka marrë të ... Read More »

Komisioni “joserioz” vazhdon t’i mbajë mbledhjet e mbyllura

Edhe një mbledhje e Komisionit parlamentar për stabilizim–asociim është mbajtur pa praninë e mediave. Ato janë lejuar të marrin pamje në minutat e parë të takimit, siç ka qenë paralajmëruar në njoftimin për takimin në ueb faqen e Kuvendit të Kosovës, Në këtë mbledhje kanë raportuar katër ministra, ajo e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ministrja për Integrime Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ajo ... Read More »

Murtezaj: Kosovës duhet t’i hiqen vizat me ose pa Demarkacion

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, ka vlerësuar se Kosova ka bërë progres në rrugën drejt integrimit evropian por, sipas tij, ky proces është i gjatë dhe i komplikuar. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Murtezaj ka kërkuar nga Bashkimi Evropian ta trajtojë në mënyrë të barabartë Kosovën, sidomos në aspektin e vizave. Ai ka thënë se ... Read More »

Nuk ka alternativë tjetër përpos zgjedhjeve në Kosovë

Sipas përfaqësuesve të opozitës, edhe deklaratat e Hoyt Yee-s se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë opsion i duhur duhet të kuptohen si diplomatike mes dy shteteve mike. Megjithatë, sipas tyre, në situatën aktuale për ta kapërcyer “ngërçin politik” zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, gjatë vizitës së tij javën e kaluar në Kosovë ... Read More »

Ngjet vetëm në Kosovë: depoisti që u bë sekretar ambasade!

Nuk është lajm 1 prilli. Në këtë datë një depoist i Qeverisë ka nisur karrierën diplomatike në një gradë të nivelit të lartë – sekretar i parë, shkruan sot Koha Ditore. Me vendim të ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, nga dita e parë e këtij muaji Xhelal Gega është bërë anëtar i Shërbimit të Jashtëm. Ai është dërguar ... Read More »

Stavileci, Hoxha, Bajrami e Ahmetaj raportojnë në Komisionin për Stabilizim Asociim

Prishtinë, 5 prill – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe Ministrja për Integrime Evropiane, Mimoza Ahmetaj do të raportojnë sot në Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asociim. Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asociim do të mbaj edhe një takim pune me anëtaret e Projektit të Binjakëzimit, Daniel Mondekar, ish-anëtar ... Read More »

Sot mbushen 18 vjet nga masakra e Rezallës, ende të pagjetur

Sotë bëhen 18 vjet nga masakra e fshatit Rezallë i Skënderajit. Banori i këtij fshati, Shaban Deliu, i cili e kishte humbur babain në këtë masakër, e përshkroi për Klan Kosovën se si ka rrjedhur ngjarja në atë ditë të tmerrshme. “Atë ditë ka qenë tmerr i madh, siç tregojnë bashkëfshatarët që janë gjallë, në orët e hershme të mëngjesit, ... Read More »