Lajmet e fundit

Lajme

Skandaloze: Komuna e Rahovecit bën sikur ka dekoruar qytetin (Foto)

Nga fotot që do shihni, do të bindeni se ky është një nga dekorimet më të dobëta që i është bërë ndonjë qyteti shqiptar për fundvit. Komuna e Rahovecit ka vendosur që të dekorojë pjesët kryesore të qytetit për fundvit. Megjithatë, mënyra se si është dekoruar qyteti, lë shumë për të dëshiruar, shkruan lajmi.net. Vendosja e disa dritave “sa për ... Read More »

Shpërndahen dhurata për 156 familje skamnore në Prishtinë (VIDEO)

Produkte të shumta ushqimore u nxorën nga depot e kompanive për t’iu dhuruar familjeve në nevojë. Drejtuesit e organizatës Maat, në bashkëpunim më donatorë për të tretin vit radhazi gëzuan disa nga familjet e varfra në Prishtinë. Në fakt 156 familje skamnore përfituan gjëra të nevojshme ushqimore në prag të ndërrimit të motmoteve. Drejtuesit e kësaj organizate u janë mirënjohës ... Read More »

Sami Lushtaku uron nga burgu (VIDEO)

Në sheshin kryesor të Skenderajt është vendosur portreti i kryetarit të komunës, Sami Lushtakut, i cili për momentin po vuan dënimin me burg, njofton Klan Kosova. Lushtaku ka zgjedhur vet këtë mënyrë për t’i uruar qytetarët në prag të festave të fundvitit. Dëshirën e kryetarit për vendosjen e këtij billbordi e konfirmon edhe zëdhënësi i komunës së Skenderajt, Hajriz Koci. ... Read More »

Të gjitha qeveritë vazhduan trendin e punësimeve të militantëve partiakë (Video)

Nga paslufta, të gjitha partitë që e morën pushtetin për ta drejtuar ekzekutivin, një prej synimeve kryesore kishin mbushjen e bordeve si të ndërmarrjeve publike, ashtu edhe të agjencive me militantët e tyre politikë. Njëjtë veproi edhe qeverisja e tanishme, raporton KTV. U deshën muaj të tërë derisa u morën vesh se kënd, ku do ta rehatonin nëpër borde. Rasti ... Read More »

Pasuria e deputeteve të parlamentit shqiptar

Pasuria e deputeteve femra, është publikuar nga deklarata që kanë depozituar vetë në ILDKPKI. Të dhënat për vitin 2014 janë në faqen e internetit të “OpenData”. Deputetet që kanë më shumë vite në parlament, apo ato që kanë qenë ministre, thuajse nuk kanë pasur asgjë për të shënuar në deklaratë, veç pagave dhe kredive. Ndryshe nga ato që janë më ... Read More »

13 posterat më të fuqishëm sensibilizues të 2015-s (FOTO)

Mesazhet shpeshherë përcillen më mirë me imazhe sesa me fjalë. Veçanërisht në rastin e fushatave sensibilizuese, një poster i ideuar dhe i punuar mirë ndikon fuqishëm në përçimin e mesazhit te marrësi. Këta janë 13 posterat më të fuqishëm të fushatave sensibilizuese gjatë vitit që po lëmë pas, të përzgjedhur nga faqja humoristike “9gag.com”: Sa më shumë komunikojmë, aq më ... Read More »

Arrestohet 54 vjeçari, dyshohet se theri me thikë një person në Mitrovicë

Një 54 vjeçar është arrestuar sot në Mitrovicë, pasi që dyshohet se e ka sulmuar një 46 vjeçarin F.Z. me thikë në fshatin Zijaq. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se të dyshuarit H.P. i është caktuar masa e ndalimit policor. “54 vjeçar i H.P , është arrestuar në ... Read More »

Polici shpërndan dhurata në New Yorkut (Video)

Në Bronks të New Yorkut, për Krishtlindje një polic kishte marrë një detyrë të veçantë, të të ndalte veturat, jo për të gjobitur shoferët, por t’iu shpërndarë dhurata. Në këtë video që do të shihni më poshtë do të shihni se policët nuk janë vetëm për mbajtur rend dhe ligj, por edhe për të qenë të afërt dhe të mirë ... Read More »

Sejdiu për Mustafën: Djemve tenderë, Serbisë Zajednicën

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka shkruar në Facebook, ato që sipas tij, karakterizuan vitin e parë të Kryeministrit Isa Mustafa në pozitë, njofton Klan Kosova. “Një përmbledhje e shkurtër për vitin e Isës: Tenderë djalit, Serbisë Zajdnicen, Hashimit pushtetin, qytetareve ikjen me masive qe pas vitit 1999, ndërsa Opozitës përndjekjen, burgosjen, dhe ... Read More »

Trupat gjermane nuk tërhiqen nga Kosova, ka tensione të reja

Forcat e armatosura të Gjermanisë (The Bunderswehr) nuk do të largohen nga vendet ku ata veprojnë si paqeruajtës edhe për një kohë të pacaktuar. Sipas gazetës gjermane “tagesspiegel.de”, paqeruajtësit gjermanë nuk do të largohen nga Kosova, ashtu siç është planifikuar më parë. E gjitha kjo nuk mund të bëhet sepse ka tensione të reja. “Në Kosovë, tërheqja graduale e paqeruajtësve ... Read More »