Lajmet e fundit

Lajme

Liberalizimi i vizave peng i pavarësisë së OSHP-së së bllokuar nga Isa Mustafa!

Për një vit rresht kryeministri, Isa Mustafa, ka mbajtur në sirtar kërkesën për ta përmbushur një prej kushteve që i janë vënë Kosovës për liberalizim të vizave, e që ndërlidhet me funksionalizimin dhe pavarësinë e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) Ky kusht nuk është përmbushur akoma, e kosovarët mbesin të izoluar. Komisioni Evropian ka miratuar këtë muaj Raportin e fundit ... Read More »

Kosova mbulohet nga mjegulla

Mjegulla ka disa ditë që po mbulon shumë vende të Kosovës, duke vështirësuar kështu qarkullimin e automjeteve. Mjegull ka kryesisht në Prishtinë me disa fshatra për rreth, Fushë Kosovës dhe fshatra, disa fshatra të Drenasit, Lipjan e Obiliq. Kështu sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mjegull në shumicën e vendeve në Kosovës do të ketë edhe gjatë dy ditëve të vikendit. ... Read More »

Qytetarët depozitojnë në banka 2.66 miliardë euro

Vlera e depozitave të qytetarëve është 2.66 miliardë euro duke shënuar rritje vjetore prej 5.5%. Norma efektive e interesit që bankat u paguajnë qytetarëve për depozita llogaritet të jetë 0.9%. Nga të dhënat e publikuara, sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), struktura e depozitave dominohet nga depozitat e ekonomive familjare, të cilat përbëjnë 72.8% ose 1.93 miliard euro të gjithsej ... Read More »

Një i akuzuar e një dëshmitar bashkëpunues për tentim vrasjen e Kusari-Lilës

Mikel Qupi akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për tentim vrasjen e kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila. Ai dyshohet se kishte angazhuar shtetasin nga Shqipëria, Gramoz Nokshiqi, për ta kryer këtë vrasje, për të cilën do të paguante 300 mijë euro, si dhe 30 mijë euro për vrasjen e një pjesëtari të familjes Radi. Nokshiqi do të jetë dëshmitar ... Read More »

Katër deputetëve të Opozitës u mbahet procesi gjyqësor me 6 Janar!

Katër deputetë janë thirrur nga drejtësia për t’u përgjigjur penalisht për veprimet që ata i cilësojnë se hyjnë në fushëveprimin e tyre – hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar seancën e parë për gjashtë janar të vitit 2016 për të shqyrtuar aktakuzën e Prokurorisë kundër tre deputetëve të lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ... Read More »

Tirana zyrtare nuk duhet të investohet për Thaçin president të Kosovës

Nga Ndriçim Kulla Kulla shkruan se do të ishte më mirë për Kosovën që të mos zgjidhej Hashim Thaçi president dhe Tirana zyrtare mund të kontribuojë në këtë drejtim. Situata politike në Kosovë është e tillë që kërkon qasje të tjera më fleksibile, sesa ruajtja me zor e marrëveshjes Thaçi-Mustafa. Tirana zyrtare, në dukje ka marrë përsipër një rol ndërmjetësimi ... Read More »

Gjykata Speciale në tetor të 2016 ngre aktakuzat e para

Aktakuzat e para për krimet e supozuara të UÇK-së nuk do të mund të ngrihen para tetorit të vitit të ardhshëm. Kështu bëjnë të ditur burime ndërkombëtare të gazetës “Zëri”, sipas të cilëve, deri në atë kohë pritet të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme nga ana e institucioneve ndërkombëtare dhe vendore. Javë më parë është raportuar se shumë dëshmitarë ... Read More »

Rusia fut në kartëmonedhë 100 rublëshe edhe Krimenë

Banka Qendrore e Rusisë, ka lansuar një kartëmonedhë 100 rubla, në të cilat shfaqet Sevastopol dhe Republika e Krimesë. Rusia konfirmoi se në njërën anë shihet kalaja e “Swallow’s Nest” e Krimesë kurse në anën tjetër shihet fari që është simbol i “Sevastopol Bay”. Gati dy vjet më parë gadishulli i Krimesë u “ribashkua” me Rusinë, transmeton Klan Kosova. Operacioni ... Read More »

Xhavit Haliti i del kundër Qeverisë dhe kërkon llogari nga ajo

Xhavit Haliti nga PDK kërkon përgjegjësi nga Qeveria pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Thotë se është krijuar një situatë shumë serioze. Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, po kërkon nga delegacionet e Kosovës që janë të përfshirë në bisedime me Serbinë në Bruksel që të reflektojnë pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese rreth marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave ... Read More »

Behxhet Pacolli: Asociacioni do të themelohet dashtën a nuk dashtën

Kryetari i AKR-së z.Behxhet Pacolli në Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me formimin e Asociacionit. Sipas Pacollit, ky dokumentacion tashmë është ndërkombëtar dhe nuk ka kthim prapa, veç tjerash Asociacioni sipas këtij të fundit është nënshkruar dhe votuar nga shumica e deputetëve qysh në mandatin e kaluar, transmeton Klan Kosova. ... Read More »