Lajmet e fundit

Lajme

Lufta në Sanxhak është afër

Kryetari i Partisë së Aksionit Demokratik (SDA) në Sanxhak, Sulejman Uglanin ka deklaruar sot se gjendja në Sanxhak gjatë këtyre viteve ka qenë e rëndë dhe se “lufta është afër”, nëse vazhdohet me qasjen e tillë ndaj boshnjakëve. Uglanin për N1 ka thënë se gjendja në Sanxhak gjatë shtatë – tetë vjetëve të fundit është e rëndë, se lufta është ... Read More »

Asociacioni i Komunave Serbe kushtëzohet me kodin telefonik

Shkeljet e marrëveshjeve për Kosovën, që i ka bërë në vazhdimësi Beogradi, do të kushtëzohen me zhargitjen e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe Ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe nuk do të ndodhë para se Kosova të marrë kodin telefonik. Sipas Tahirit, ... Read More »

Sot betimi i Thaçit president

Me rastin e betimit të Hashim Thaçit si president i Kosovës, për sot në ora 11:00, është thirrur një seancë solemne nga Kuvendi i Kosovës. Në seancë merr pjesë presidentja në largim, Atifete Jahjaga. Jahjaga nesër në ceremoni solemne në sheshin “Ibrahim Rugova”, do t’i dorëzojë detyrën presidentit të rim ku pritet të marrin pjesë mbi 1000 personalitete të ndryshme ... Read More »

Dialogu i mbyllur PDK-LDK dhe AAK-Nisma

Përfaqësues të partive opozitare, AAK dhe Nisma, janë ulur, javën e kaluar, në një tavolinë me përfaqësues të PDK-së dhe LDK-së, në një takim të mbyllur për publikun, nën organizim të përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe të vëzhguar nga bashkësia ndërkombëtare. Ky dialog i mbyllur pozitë- opozitë, për të cilin burimet e “Kohës Ditore” thonë se ka trajtuar mundësitë për ... Read More »

MIRUPAFSHIM presidente Atifete JAHJAGA!

Sot është dita e fundit e Atifete Jahjagës në pozitën e presidentes. Para 5 vjetësh ajo u votua në Kuvendin e Kosovës nga shumica e partive politike, me përjashtim Vetëvendosje. Jahjaga është presidentja më e votuar në Kuvend nga i gjithë spektri politik i Kosovës. Jahjaga erdhi nga Policia e Kosovës që kishte pozitën e zëvendësdrejtoreshës për ta ushtruar postin ... Read More »

Haradinaj nuk e përjashton mundësinë e koalicionit me PDK-në

Ramush Haradinaj nuk e hedh poshtë mundësinë e një koalicioni me PDK-në, por, siç thotë ai, me kusht që Kadri Veseli do t’i bindë se nuk është për vazhdim të kësaj logjike qeverisëse. Sipas tij, partia më e madhe në vend është përgjegjëse për kapjen e shtetit, për shkallën e lartë të korrupsionit, rritjen e kriminalitetit të brendshëm dhe rritjen ... Read More »

Kosova nuk e ka në rend dite aplikimin për anëtarësim në BE

Kosova nuk do ta ndjekë shembullin e vendeve të rajonit përkitazi me kohën kur duhet ta paraqesë aplikacionin për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) Aplikimi mund të mos deponohet as brenda këtij mandati qeverisës. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) midis Kosovës e BE-së ka hyrë në fuqi në këtë muaj. Dhe ky moment nuk do të pasohet sivjet me aplikimin për ... Read More »

“Elektrokosova” kërcënon se t’ua ndërpres rrymën Qeverisë dhe Kuvendit

Federata Sindikale e Pavarur “Elektrokosova”, përmes një konference për media, do të bëjë publike siç thonë ata, një mashtrim që u është bërë nga Qeveria e Kosovës, më saktësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Në një komunikatë për media, Rashit Gashi si sekretar i kësaj federate, thotë se nga kjo ministri janë mashtruar disa javë më parë dhe nuk ... Read More »

BE, raporti për drogën: Shqipëria, një vend i rëndësishëm burimi i kanabisit

Stërvitjet kundër zjarrit, tërmeteve apo fenomeneve të tjera natyrore janë diçka e zakonshme, por Franca ka nisur të praktikojë edhe ato kundër terrorizmit. Shndërrimi vendit në një objektiv për militantët dhe afrimi i Kampionatit Europian të futbollit duket se e kanë shndërruar këtë në një prioritet. Qyteti i Bordosë ka marrë iniciativën dhe zhvilloi një stërvitje ku morën pjesë mbi ... Read More »

Firma juridike në Panama thotë se ishte viktimë e hakerëve

Njëri nga bashkëthemeluesit e firmës juridike me seli në Panama, që është në qendër të rrjedhjes masive të dokumenteve të njohura si Letrat e Panamasë, ka thënë se ishte viktimë e hakerizmit nga jashtë. Personi Ramon Fonseca tha dje se kompania Mossack Fonseca ka ushtruar padi penale te prokurorët e Panamasë lidhur me këtë shkelje. Sipas tij, ka dëshmi se ... Read More »