Janë bërë nëntë vjet nga ku në Kuvendin e Kosovës u miratua një deklaratë në përkrahje të plotë për Raportin e Përfaqësuesit Special të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisaari, lidhur me Propozimin Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës. Kryetari i Kosovës dhe kryetari Grupit Negociator, Fatmir Sejdiu, atëherë në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës kishte ... Read More »
Lajme
Nënshtrimi ndaj Vuçiqit
Ndonëse i është dhënë leja për t’i vizituar komunat veriore të vendit, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk respektoi shtetin e Kosovës. Ai bëri deklarata politike, duke ndërhyrë në punët e brendshme të Kosovës. Vuçiq tha se gjiganti metalurgjik ‘Trepça’ është e Serbisë dhe do të diskutohet për të në Bruksel. Partitë opozitare dhe analistët politikë thonë se kryeministrit serb, ... Read More »
Inaugurimi i Thaçit, ftohen 1000 mysafirë
Në seancën e së enjtes të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës – betimi i Hashim Thaçit president i vendit. Kështu ka deklaruar për gazetën “Zëri” sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, duke shtuar se betimi i presidentit të ri do të mbahet në sallën kryesore të këtij institucioni. Ndërsa një ditë ... Read More »
Burg në vend të gjobave
Konflikti i interesit i një zyrtari të lartë publik sipas Kodit Penal të Kosovës është vepër penale. Ndërsa me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit është vetëm kundërvajtje. Agjencia Kundërkorrupsionit po pret qe tri vjet që Ligji për Konfliktin e Interesit të amendamentohet në Kuvendin e Kosovës dhe të harmonizohet me Kodin Penal të Kosovës në mënyrë që shkelësit ... Read More »
Skandali i Panamasë, nisin hetime në mbarë botën
Autoritetet në të gjithë botën janë vënë nën trysni për të vepruar, pasi një numër i madh dokumentesh të publikuara nga mediat perëndimore, zbuluan se si të pasurit dhe të fuqishmit përdorin parajsat fiskale për të fshehur paratë e tyre. Një numër hetimesh kanë nisur që prej zbulimeve të para në orët e vona të së dielës, mes të tjerëve, ... Read More »
Preteni tregon emrat e ministrive më të korruptuara (Video)
Është një numër i madh i atyre zyrtarëve publik të cilët mbajnë më shumë se një punë në Kosovë. Ky fenomen që një zyrtarë i lartë të mbajë dy deri katër pozita është në rritje dhe konsiderohet konflikt interesi. Për këta zyrtarë që bëhen ‘supremen’ Agjencia Kundër Korrupsionit, trajton mbi 300 raste vetëm brenda një viti. Kështu tha në një ... Read More »
PDK të hapur edhe për Ramush Haradinajn
Kadri Veseli thotë se PDK-ja është në koalicion me LDK-në, por në princip janë të hapur ndaj të gjitha formulave të bashkëqeverisjes, siç thotë ai, që dëshmojnë se janë në shërbim të konsolidimit dhe ecjes përpara të Republikës së Kosovës. Kadri Veseli nuk e hedh poshtë mundësinë që në të ardhmen partner i koalicionit me PDK-në të jetë partia e ... Read More »
Degradohet punëtori sepse publikoi fotografitë e keqpërdorimit në KEK
Punëtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Rasim Preniqi, thotë se u degradua në punë, pasi që ka publikuar disa fotografi ku shihet se një kamion i një kompanie private nga Ferizaj, po riparohet brenda objekteve të kompanisë më të madhe publike në vend Rasim Preniqi, teknik i makinerisë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), po pretendon se është degraduar ... Read More »
Sot, dita ndërkombëtare për vetëdijesim ndaj minave
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vetëdijesimit ndaj Minave, në botë organizohen aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim ndërgjegjësimin e njerëzve rreth minave tokësore dhe rreziqet që vijnë nga to. Këtë ditë, OKB-ja e ka shpallur më 8 dhjetor të vitit 2005 dhe ajo ka nisur të aplikohet për herë të parë më 4 prill, 2006. Ajo bën thirrje për ... Read More »
Sot nis implementimi i MSA-së
Në Drejtorinë e Doganës së Kosovës, sot do të organizohet zyrtarisht fillimi i implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian vitin e kaluar. Sipas njoftimit nga Dogana e Kosovës, në këtë organizim do të marrë pjesë edhe kryeministri i vendit Isa Mustafa, ministri i Financave, Avdullah Hoti, Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar, si dhe ... Read More »