Lajmet e fundit

Lajme

Blushi: Asnjëherë nuk do të shkoja me gaz lotsjellës në Kuvend

Gjatë një takimi që po mban në Bibliotekën Kombëtare, shkrimtari i njohur shqiptar, Ben Blushi, ka dhënë vërejtje për mënyrën e protestës që po përdorë Opozita në Kuvend. Blushi i thotë deputetes së Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosja, Shqipe Pantinës, se ai ka jetuar 8 vjet në Opozitë, por që asnjëherë nuk do të shkonte me gaz lotsjellës në Kuvend. ... Read More »

Makina godet fëmijën pranë shkollës, largohet shoferi

Aksident me pasojë një fëmijë të plagosur rëndë është regjistruar ditën e sotme në Divjakë. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth mesditës në fshatin Mizë të Divjakës, ku një automjet ka goditur pranë shkollës një fëmijë. Menjëherë pas aksidentit shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa kanë qenë kalimtarët ata që kanë dërguar me urgjencë në spital fëmijën ... Read More »

Dokumentet e State Departamentit tregojnë pse u prish Berisha me amerikanët

Këto dokumenta, më së shumti nga Departamenti i Shtetit por edhe nga CIA, i vihen në dispozicion publikut në Bibliotekën Kombëtare Shqiptare, qendrës për hapje dhe dialog në Tiranë, univesiteteve publike ne Shkodër dhe Elbasan. Një përzgjedhje mund të gjendet gjithashtu edhe online në www.modern-albania.com. “Këto dokumenta ishin tepër të rëndësishme për librin, për të hedhur dritë në këtë periudhë ... Read More »

Pacienti ndërron jetë gjatë transportit me ambulancë, pranga infermierit

Braktisi pacientin, policia arreston infermierin 31 vjeçar Një pacient ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës së infermierit, i cili tashmë është vënë në pranga. Bëhet fjalë për infermierin Klodian Dushkaj, 31 vjeç, i cili nuk qëndroi me pacientin gjatë transportimit të tij me ambulancë nga Lezha për në Tiranë, por qëndroi në kabinë me drejtuesin e mjetit. Gjatë transportimit ... Read More »

Alarmi i fundit për t’u zgjuar nga gjumi

Duke qenë në prag të fundit të një viti që u karakterizua me diplomaci të dështuar, si asnjëherë më parë, Kosova ka nevojë më së shumti për bashkimin e rinisë, për të zhdukur mosbesimin për ditë të mira, mosbesim që vazhdon të na ushqejë kjo qeveri. Është koha për rrënimin e mendësisë që gjërat rregullohen vetvetiu duke qëndruar duarkryq. Është ... Read More »

Policia identifikon një viktimë dhe arreston gjashtë trafikues

Gjashtë persona janë arrestuar nga aksioni “PENTA” i Policisë së Kosovës i kryer në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë, të hënën rreth orës 22:00, në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Fushë Kosovë. Po ashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, gjatë të njëjtit aksion ka identifikuar edhe një viktimë të ... Read More »

Ambasadori amerikan: Të “fortët” e blejnë drejtësinë

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu ka vijuar me deklaratat e tij të forta kundrejt korrupsionit në gjyqësor, duke shtuar se shpesh viktimat e para të drejtësisë, janë gratë. I ftuar në tryezën e organizuar për të drejtat e grave dhe reformën në gjyqësor, Lu tha se të pasurit dhe të fortët e blejnë drejtësinë duke shkelur mbi të ... Read More »

Përdhoset edhe objekti i xhamisë “Mustafa Çelebi” në Strugë

Përdhosja dhe vandalizmi në varrezat muslimane në Strugë ka ndodhur disa herë dhe askush nuk është arrestuar apo përgjigjur për këto. Tani cak i ndonjë personi ose personave të papërgjegjshëm ka qenë objekti i sapo rinovuar e rindërtuar i xhamisë “Mustafa Çelebi” në Strugë, njofton INA. Shëmtia dhe përdhosja ka ndodhur në derën hyrëse të tyrbes dhe të dritares, që ... Read More »

Kryetari i Drenasit në gjyq për banesën e kontestuar

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës të hënën është mbajtur seanca e e dytë në rastin ndaj kryetarit te Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, dhe dy zyrtarëve të kësaj Komune, Ajet Demiri dhe Gani Halilaj. Ata akuzohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për veprën penale  të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Sipas aktakuzës, Nexhat Demaku, në cilësinë e kryetarit te ... Read More »

Forcat irakiane kanë hyrë në qytetin që kontrollonte ISIS-i

Forcat irakiane kanë hyrë në qendër të Ramadi në krahinën Anbar, qytet ky që është nën kontroll të shtetit islamik(ISIS) që nga maji, deklarojnë zyrtarët irakianë. “Kemi hyrë në qendër të Ramadit dhe kemi filluar t’i pastrojmë lagjet e banimit”, ka thënë zëdhënësi i njësisë antiterrorist të Irakut Sabah al Noman, transmeton AFP. Forcat irakiane para dhjetë ditësh kanë marrë ... Read More »