Lajmet e fundit

Lajme

Rishpallet konkursi për Rektor

Universiteti i Prishtinës rishpalli konkursin për rektor pas dështimit të zgjedhjes së tij dy javë më parë. Kandidatët të cilët duan të garojnë për pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” nga sot mund të aplikojnë në konkursin që është rishpallur nga universiteti. Konkursi i rishpallur do të qëndrojë i hapur për 15 ditë, deri më datën 28 ... Read More »

Shpend Ahmeti jep disa informata shqetësuese për ujësjellësin-foto

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar për ardhjen e disa gypave të rinj për ujësjellësin e Prishtinës. Sipas Ahmetit këta gypa janë të thyer të ndryshkur, rrjedhimisht nuk janë të duhur për projektet e reja të ujit në Prishtinë. Kryetari i Prishtinës ka thënë se do ... Read More »

Deklaratat e pushtetit ndaj organeve të rendit opozita po i cilëson ndërhyrje në drejtësi

Tone të ashpra kishte drejtuar ndaj organeve të drejtësisë, të enjten që shkoi, shefi i deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci. Por, deklarimet e tilla po shihen direkt ndërhyrje e politikës në sistemin e drejtësisë, raporton KTV. Në Vetëvendosje, thonë se një fjalim i tillë nga Grabovci tregon më së miri se në çfarë gjendje ndodhet drejtësia dhe se si funksionojnë ... Read More »

Donika:Protesta deri në rrëzimin e Qeverisë

Donika Kadaj-Bujupi ka bërë të ditur se pas bojkotimit të Kuvendit opozita do të organizohet në terren, siç ka thënë ajo, për t’i dhënë fund këtij regjimi. Sipas saj, protesta e 26 marsit do të jetë më e madhe që është organizuar ndonjëherë në Prishtinë, përderisa kundërshtimi opozitar do të vazhdojë deri në rënien e Qeverisë Shefja e deputetëve të ... Read More »

Dhjetëfishohet tarifa e ankesës në Gjykatën e Tenderëve

Komisioni Rregullativ i Prokurimit ka vendosur rregulla të reja për ankesat që operatorët ekonomikë kanë për proceset e prokurimit. Për herë të parë është bërë dyshkallshmëria e ankesave për tender, shkruan sot Koha Ditore. Në shkallën e parë operatorët ekonomikë mund të bëjnë kërkesën për rishqyrtim tek autoritetet kontraktuese. Nëse nuk pajtohen me përgjigjen e autoriteteve kontraktuese në kërkesën për ... Read More »

Për asamblistin e LDK-së 30 ditë paraburgim

Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar 30 ditë paraburgim asamblistit të LDK-së, Bekim Muja i cili dy ditë më parë sulmoi seksualisht një vajzë të mitur 13 vjeçare, nga Vaganica, nxënëse e shkollës “Skënderbeu” të Mitrovicës, raporton Gazeta Fjala. Gazeta Fjala mëson se Muja do të qëndrojë 30 ditë në paraburgim mbi veprën e ngacmimit seksual me një të ... Read More »

Artistët serbë e vazhdojnë fushatën e politikës kundër Kosovës në UNESCO

Prizren, 11 mars – Tavolinat që kryesisht përdoren për gostitjen e pelegrinëve, që vizitojnë Manastirin e Kryeengjëjve afër Prizrenit, gjatë festave e ditëve të shënuara të kalendarit ortodoks, janë kthyer këto ditë në hapësira pune për artistë serbë nga Kosova e Serbia, shkruan sot Koha Ditore. Nën tingujt e rock këngëve serbe këta krijues realizojnë punime grafike. Tema që pasqyrojnë ... Read More »

S’ka progres në heqjen e vizave për Kosovën

Para tre muajsh, nga mesi i dhjetorit të vitit të shkuar, Komisioni Evropian kishte nxjerrë raportin e fundit për përparimin e Kosovës në përmbushjen e kritereve nga procesi i dialogut për liberalizimin e vizave, shkruan sot Koha Ditore. Në atë raport ishin identifikuar edhe tetë kushte që Kosova nuk i kishte përmbushur. Të njëjtën ditë Komisioni kishte konfirmuar se dy ... Read More »

Sot seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

Sot do të mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilën pritet të trajtohen 18 pika të rendit të ditës të aprovuara nga Kryesia. Përfaqësues të Vetëvendosjes kanë paralajmëruar se do të pengojnë zhvillimin e punimeve të seancës. Për pengim janë edhe partitë tjera opozitare, AAK e NISM, por me gjasë, ndërmjet opozitës ka mospajtime për mënyrën ... Read More »

Kuvendi pa opozitë i ngjan sistemit totalitar

Strategjia e re e partive opozitare në Kosovë për braktisjen e seancave të Kuvendit të Kosovës e shpie vendin në pozicionin që funksionimi i Kuvendit t’i ngjajë një sistemi totalitar, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë. Ata theksojnë se një situatë e tillë ia humb kuptimin demokracisë. Kjo formë e funksionimit të Kuvendit të Kosovës, i përbërë vetëm nga ... Read More »