Pas një operacioni të ndërmarrë nga policia greke, u arrestuan tre shqiptarë, dy meshkuj të moshës 33 dhe 35-vjeçare dhe një femër 29 vjeç. Policia ndërmori një kontroll në shtëpinë e tre të arrestuarve për të zbuluar aty 2,9 kilogramë kokainë, 6,2 kg kanabis, 0,5 kg kanabis të përpunuar dhe 65,440 euro. gjithashtu u gjet dhe u sekuestrua, një peshore ... Read More »
Lajme
Çollaku në Suedi për liberalizimin
Kjo konferencë është bashkë organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Suedisë, Komisioni Evropian dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrës të tjerë në këtë konferencë do të jenë Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Margot Wallstrom, Komisionari për Zgjerim dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Johannes Hahn si dhe përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kjo konferencë që do ... Read More »
Nesër lirohen aktivistët e Vetëvendosjes, që protestuan për Donika Kadaj – Bujupi
Këtë lajm e ka konfirmuar avokati i Lekaj dhe i të pandehurëve të tjerë, Nikë Shala, i cili bëri të ditur se të njëjtit do të mbrohen në liri. Sipas tij, gjyqtari i kësaj çështje ka vepruar drejtë pasi që në bazë të provës materiale – CD, shihet qartë se klienti i tij, Lekaj, nuk ka kryer ndonjë vepër penale. ... Read More »
Putin: Turqit po u lëpihen amerikanëve
“Incidenti në kufirin turko-sirian ishte një akt armiqësor, por Rusia nuk është vend që zmbrapset”, deklaroi Putin në konferencën vjetore për shtyp. Ai tha se nuk ka shanse për përmirësimin e marrëdhënieve me Turqinë, të cilës Rusia i ka vendosur sanksione, nën drejtimin e liderëve aktualë të saj. “Turqit kanë vendosur t’u lëpihen amerikanëve”, u shpreh më tej shefi i ... Read More »
Çfarë po ndodhë me kryetarin e Partisë së Fortë?
Siç duket legjendari është dëshpëruar nga zhvillimet e fundit politike në vend, ai i është përveshur një zanati të ri. Legjendari si çdo herë edhe kësaj radhe ka vendosur që të na befasoj. Kjo ngase ai tash i është futur botës së modelimit. Së fundmi Kryetari legjendar është parë në sfilatat e modës së kreatores kosovare, Blerina Kllokoqi-Rogova e cila ... Read More »
The Irish Times: Kosova po e humb durimin lidhur me procesin e liberalizimit të vizave
Gazeta irlandeze “The Irish Times”, i ka bërë një analizë procesit të zgjerimit të BE-së, duke u ndalur edhe tek Kosova, të cilën e ka cilësuar si një prej shtatë shteteve, anëtare të mundshme të BE-së, e cila gjithnjë e më shumë është duke e humbur durimin lidhur me procesin e liberalizimit të vizave. Lidhur me këtë çështje, kjo gazetë ... Read More »
“Liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë derisa drejtësia është e kapur”
Deputetja Besa Baftiu nga Lëvizja Vetëvendosje ishte e ftuar në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës. Baftiu duke folur për gjendjen aktuale politike në vend dhe ndodhitë e fundit ka përmendur edhe liberalizimin e vizave për të cilat tha se nuk e ka fajin Brukseli pse Kosova ka marrë një përgjigje negative. “Liberalizimi nuk do të ndodhë derisa Gjykata është ... Read More »
Protestuesit e PD-së kishin qëlluar edhe drejt gazetarëve (VIDEO)
Sulmit të protestuesve të “armatosur” me vezë, miell, domate, mandarina, patate dhe tymuese nuk i kanë shpëtuar dot as gazetarët. Në protestën e mbajtur sot para Kuvendit, protestues të PD-së kanë qëlluar në drejtim të gazetarëve dhe kameramanëve të televizioneve që ndiqnin direkt zhvillimet jashtë sallës. Në atë moment kanë ndërhyrë disa drejtues të strukturave të FRPD-së, të cilët kanë ... Read More »
Forca e gjuhës
Nga Afrim Dangëllia* Elementi më i rëndësishëm në punën e psikologut dhe të psikiatrit është biseda me të sëmurin, ku fjala ka ndikim të konsiderueshëm në atmosferën e marrëdhënies mjek-pacient. Një marrëdhënie kjo, e përfolur që nga koha e daljes në dritë në Greqinë e lashtë të veprës “Corpus Ippocraticum”, shkruar nga vetë Hipokrati (460–377 a.C.), i cilësuar si babai ... Read More »
Delawie premton mbështetjen e SHBA-së në procesin e kthimit të komuniteteve
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, sot është takuar me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie. Jevtiq dhe Delawie biseduan për gjendjen politike, kthimin dhe të drejtat e popullit jo-shumicë në Kosovë. Ambasadori premtoi të vazhdojë mbështetjen në procesin e kthimit të komuniteteve. Gjatë diskutimit, Jevtiq incidentet në Gorazhdec i vlerësoi si shumë alarmante, ndërsa falënderoi USAID-in për mbështetjen ... Read More »