Lajmet e fundit

Lajme

Haradinaj : Ai që ka provuar me marrë me zor shqiptarit e dinë qysh është nda

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Manifestimin për Republikën të mbajtur në Gjakovë ka thënë se Kosova është shtet i atyre që jetojnë në të, por jo territor i Serbisë. Haradinaj ka falënderuar pjesëmarrësit e Manifestimit për Republikën – sipas tij Gjakvoa është vendi i cili çdoherë kundërshton padrejtësitë. Ai ka kërkuar, edhe një herë tjetër, ... Read More »

PDK’ja e bën fajtor LDK’në kryesor për shkeljet ?

Dega e PDK-së në Ferizaj po vazhdon t’i paraqesë shkeljet që po bëhen në fushën e arsimit në komunën e Ferizajt. Të shtunën ky subjekt opozitar i ka bërë thirrje inspektoratit për krime ekonomike që t’i inspektojnë të gjitha shkollat e mesme të komunës duke u nisur nga fakti se numri i orëve që mbajnë arsimtarët, nuk përputhet me pagat ... Read More »

Rritet çmimi i naftës

Çmimet e naftës amerikane u nxitën nga rënia e dollarit kundrejt euros, ndërsa tregeusi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent ishte i paqëndrueshëm përpara takimit të OPEC-ut në Vjenë, ku grupi pritet të përsërisë strategjinë e tij për nivele të larta prodhimi. Nafta e papërpunuar amerikane u tregtua në 41.17 dollarë për fuçi, ndërsa Brent ra 7 cent në ... Read More »

Përfundon i qetë manifestimi opozitar në Gjakovë

Ka përfunduar protesta e opozitës e organizuar në Gjakovë. Ashtu edhe siç u paralajmërua, ishte e qetë dhe paqësor. Policia e Kosovës kishte parashikuar se do të mblidhen 5 mijë qytetarë, por ende nuk dihet numri i saktë i të pranishmëve. Para tyre mbajtën fjalime liderët e partive opozitare, duke përsëritur mesazhin kryesor: Marrëveshjet nuk kalojnë. Manifestimi i opozitës filloi ... Read More »

Visar Ymeri i quan kryepolic Thaçin e Mustafën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, i ka quajtur kryepolic kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendësin e tij Hashim Thaçin, që sipas tij flasin vetëm me policinë jo kundër krimit por kundër kundërshtimit. “Këta i arrestojnë deputetët, i thyejnë zyrat se kështu duan ta ndalin kundërshtimin. Protestojmë se pushteti nuk mund ta arrestojë një popull të tërë”, tha Ymeri gjatë manifestimit ... Read More »

Haradinaj: Shqiptarit askush s’ka mundur t’i marrë diçka me zor

 Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë gjatë protestës së sotme në Gjakovë se pushtetarët e kanë nxjerrë opozitën në rrugë dhe e kanë detyruar që të hedh gaz lotsjellës në Kuvend vetëm që ta detyrojnë atë t’i thotë po marrëveshjeve të dëmshme. Ai para pjesëmarrësve në manifestimin në Gjakovë ka thënë se sot janë mbledhur këtu për ti thënë ... Read More »

​Limaj: Asgjë nuk mund të na mbyllë gojën

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë në manifestimin e opozitës në Gjakovë se as burgosjet, as shantazhet, e as thyerjet e banesave dhe asgjë nuk do t’i ndal dhe nuk do t’ua mbyll gojën deri në anulimin e atyre marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën. Ai, ua përcjelli mesazhin për ata që kanë mbyllur sytë e veshët se ... Read More »

Opozita nga Gjakova: Nuk guxon askush të luajë me Kosovën

Në sheshin “Nënë Tereza” në Gjakovë ka nisur manifestimi i tri partive opozitare për të kundërshtuar kështu marrëveshjet e nënshkruar në Bruksel dhe demarkacionin me Malin e zi. I pari që i është drejtuar masës së mbledhur ka qenë Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. “Zajednica nuk kalon”, “Nuk i falim tokat tona”, “Stop terrorit qeveritar”, janë mbishkrimet ... Read More »

Ja sa policë do të kujdesen për protestën e opozitës në Gjakovë

Rreth dyzet policë të njësive të rendit dhe ndërhyrjes së shpejtë do të kujdesën për mbarëvajtjen e manifestimit që opozita mbanë sot në Gjakovë. Komandanti i stacionit regjional të policisë në Gjakovë, Kirstë Gjokaj, tha për Klan Kosovën se gjithçka është në rregull dhe këta dyzet policë do të kujdesni për afër pesë mijë deri në shtatë mijë protestues, aq ... Read More »

Mustafa: Po punojmë në fondin publik për sigurimet shëndetësore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një vizite në Klinikën e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare në Kosovë (QKUK), në shoqërim të ministrit të shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka lavdëruar sukseseset e këtij departamenti dhe personelin shëndetësor, duke e quajtur të shkëlqyeshëm funksionimin e departamentit të kardiologjisë. Ai tha se një ndër prioritetet e Qeverisë është edhe shëndetësia, dhe ... Read More »