Lajmet e fundit

Lajme

Kosova ka nevojë t’i burgosë qeveritarët e korruptuar

Kreu i “Aleancës Kuq e Zi”, Kreshnik Spahiu, në një intervistë për emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se ata si aleancë kanë dorëzuar në Parlamentin e Shqipërisë një projekt – rezolutë për Kosovën. Sipas tij, Kosova meriton të ketë kujdes nga ana e shtetit shqiptar, duke shtuar se “në mbështetje të nenit 8 të Kushtetutës së ... Read More »

Gashi: Edhe Enver Hasani do të qante e qeshte me vendimin e koalicionit!

Themeluesi i Gazetës Blic, Astrit Gashi ka reaguar për zgjedhjen e kandidates së LDK-së për deputete si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Gashi në një shënim në Facebook, ka ironizuar duke thënë se me këtë vendim do të qante edhe Enver Hasani. Shënimi i plotë i Gashit: ORGANET E PAVARURA!!: Nje politikane/ kandidate per zgjedhje e LDK’se votohet ne ... Read More »

Doris Pack: Turp për liderët e Kosovës!

Ish- deputetja e Parlamentit Evropian Doris Pack në një reagim të sajin për gjendjen në Kosovë thotë se opozita po vepron kundër interesave të vendit. “Opozita në Kosovë po vepron në mënyrë të papërgjegjshme kundër interesave të shtetit dhe gjeneratave të sotme dhe të ardhme. Ajo po shkatërron imazhin e Kosovës. Turp për liderët e Kosovës,” shkroi Pack në Twitter. ... Read More »

Greqia mohon të jetë ‘kërcenuar’ nga partnerët e BE-së për përjashtim nga zona Shengen

Ministri i Emigracionit  në qeverinë e Greqisë, ka deklaruar se vendi i tij ka pranuar të  ketë ‘pasur presion të madh’ nga disa vende të BE-së, por sipas tij kjo është një gjë e padrejtë. Duke reaguar rreth një shkrimi në Financial Times, Ioannis Mouzalas , para gazetarëve ka thënë se Greqia nuk ka marrë ndonjë kërcënim serioz nga BE-ja për ... Read More »

Lirohen 8 aktivistë të Vetëvendosjes

Tetë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje!, që u arrestuan në operacionin e policisë për kapjen e deputetit Albin Kurtit, u është hequr masa e paraburgimit. Kjo pasi që Gjykata e Apelit, ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë, dhe tetë personave u’a ka vënë masën e paraqitjes në stacionin policor. Lajmin e ka konfirmuar avokati Veton Rrecaj, që në këtë rast ... Read More »

Fisnik Ismaili: Burgu ngadalë po ma merr shpirtin!

Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili ka folur sërish rreth arrestit shtëpiak, njofton Gazeta Blic. Ai ka thënë se ky “burg” dalë-ngadalë po ma merr shpirtin. Ismaili me këtë rast e ka përshkruar një ditë ditë që nga mëngjesi, duke mos e përfunduar. Shih postimin e tij të plotë më poshtë: Fragmente nga burgu (shtëpiak), DITA 1, kaftjall: Qetësi shurrdhuese në ... Read More »

Bodrumet ‘horror’ të Hotel Grandit (Foto)

Dikur ka qenë njëri nga hotelet më me renome në rajon. Ndërtesa që sot ka mbetur si simbol i luksit komunist, Hotel Grand Prishtina ku edhe vet Josip Broz Tito ka fjetur, tashmë i ka humbur shkëlqimi, raporton ORAinfo. Madje para pak ditësh është shpallur nga mediet e huaja si njëri nga 27 vendet më të frikshme në botë. Këtë ... Read More »

Zhgënjehet Besnik Tahiri: Jemi vendi i vetëm në rajon që s’mund të lëvizim lirshëm!

Drejtori i Institutit për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri është shprehur tepër i zhgënjyer me atë se si edhe Kolumbia po e nënshkruan liberalizimin e vizave me vendet e BE-së, derisa Kosova vazhdon të mbetet vendi më i izoluar në rajon. Ky është reagimi i tij i plotë në Facebook: Kolumbia, është një vend në bregun veriperëndimor të Amerikës së Jugut, ... Read More »

E mbanë premtimin që ia bëri skuadrës, zhvishet aktorja në televizion (Video)

Aktorja braziliane, Maite Proenca e ka mbajtur premtimin e dhënë muaj më parë. Aktorja 57 vjeçare kishte premtuar se do të zhvishet nëse skuadra e Botafogos do të rikthehet në ligë. Këtë e bëri skuadra braziliane, ndërsa edhe 57 vjeçarja e mbajti premtimin. Në një audiencë televizive, Proenca u zhvesh duke habitur të gjithë. https://www.youtube.com/watch?v=lTlR1eb3hvM Read More »

Tetë mashtrimet më të mëdha të Hashim Thaçit!

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali i ka numëruar tetë mashtrimet më të mëdha të njeriut më të pushtetshëm në Kosovë, Hashim Thaçit. Ai përmes një shënimi në Facebook, i ka numëruar një nga një të gjitha siç ka thënë ai rrenat e Hashim Thaçit ndër vite. Shënimi i plotë i Talit: Rrenat e Hashim Thaçit: Në Zgjedhejt ... Read More »